By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
‘Shumica kanë qenë në robëri që nga viti 2022’: 185 ushtarë ukrainas u kthyen në shkëmbimin e fundit
October 2, 2025
Gjykata e Lartë lë Veliajn në arrest me burg
October 2, 2025
Receta origjinale që bëri bujë e autores e cila vdiq disa ditë më parë
October 2, 2025
Sveçla në takim me delegacionin nga policia e Iowa-s,flasin për bashkëpunim
October 2, 2025
Francë: Kapiteni i cisternës “ruse” është i ndaluar
October 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Escobar: Kosova të përmbushë kërkesat për targat dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Escobar: Kosova të përmbushë kërkesat për targat dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe
Ballina 1Lajme

Escobar: Kosova të përmbushë kërkesat për targat dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Kosova Times
Last updated: 2022/11/10 at 8:43 PM
Kosova Times Published November 10, 2022
Share
SHARE

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se Kosova duhet të përmbushë kërkesat perëndimore për çështjen targave të makinave dhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbisë i është bërë e qartë se tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës është e padobishme.

Në një intervistë me Zërin e Amerikës, Escobar e vlerësoi mjaft të rrezikshme situatën në veriun e Kosovës, ku institucionet vendase kanë mbetur pa punonjës serbë, të cilët u tërhoqën për shkak të mospajtimeve me vendimin e qeverisë për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia.

“Ne kemi qenë shumë të qartë dhe të hapur se çfarë presim nga të dyja palët. Nga pala e Kosovës kemi kërkuar një periudhë njëvjeçare të zbatimit për të bërë një fushatë publike të njoftimit dhe për të përgatitur komunitetin e prekur, që të jetë i gatshëm të ndërrojë targat e makinave. Ne po ashtu po u bëjmë thirrje që të fillojnë ta vënë çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në rend dite. Kjo është një kërkesë. Nga pikëpamja jonë dhe ajo e partnerëve të Quint-it, kjo është një kërkesë dhe ne do të ngulim këmbë”.

“Nga pala serbe, ne mendojmë se çdo protestë duhet të jetë paqësore dhe largimi i serbëve nga institucionet nuk është i dobishëm. U bëj thirrje palëve që të jenë gati të përmbushin këto çështje menjëherë”, tha ai.

Escobar tha se koha është për më shumë dialog dhe se Shtetet e Bashkuara kanë qenë shumë të qarta gjatë procesit të bisedimeve se cilat janë pritshmëritë nga pala e Kosovës.

“Ne kemi qenë po ashtu shumë të qartë me palën serbe se pajtohemi që çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të jetë në rendin e ditës. Unë kam biseduar më një gamë të gjerë zërash brenda Kosovës që e mbështesin këtë dhe janë të vullnetshëm të ndihmojnë Kosovën të përmbushë detyrimet ndërkombëtare për këtë çështje”, tha Escobar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha të hënën se Serbia po përpiqet të maskojë refuzimin e nismës franko-gjermane për një marrëveshje ndërmjet të dyja vendeve duke bërë përpjekje të destabilizojë situatën ne veriun e Kosovës.

Escobar i cili e mbështet propozim franko-gjerman nuk pajtohet me këtë pohim.

“Jo nuk mendoj që është kështu. Mendoj se reagimi është në atë se çfarë po ndodhë në terren. Sa i përket propozimit franko-gjerman është shumë herët për ne që të peshojmë përgjigjet. Kjo situatë, kjo krizë duhet të trajtohet për atë që është. Janë tensione që po rriten për shkak të mungesës së komunikimit, mungesës së bashkërendimit dhe mungesës së vullnetit për të marrë pjesë dhe për t’u angazhuar plotësisht në dialog”, tha ai.

Ai theksoi se pavarësisht rezultateve të zgjedhjeve të së martës në Shtetet e Bashkuara, nuk do të ketë ndryshim të qasjes amerikane ndaj Ballkanit Perëndimor.

“Pikëpamja jonë për Ballkanin Perëndimor është se rajoni duhet të jetë i integruar në komunitetin e vendeve demokratike perëndimore që do të thotë anëtarësim në Bashkimin Evropian për të gjithë, anëtarësim në NATO për ata që duan dhe integrim rajonal për të gjithë që të ndihmojnë zgjidhjen e dallimeve midis tyre. Pra jo asgjë nuk do të ndryshojë si rrjedhojë e zgjedhjeve”, tha zoti Escobar, duke nënvizuar se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e Ballkanit Perëndimor”.

“Në fakt ishin përpjekjet tona në bashkërendim me aleatët tanë evropian që siguruan ripërtëritjen e rezolutës në Këshillin e Sigurimit për vazhdimin e misionit paqeruajtës në Bosnje. Dhe mbi të gjitha ne kemi një përkushtim të fuqishëm për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e Kosovës nëpërmjet KFOR-it”, tha i dërguari amerikan.

You Might Also Like

Gjykata e Lartë lë Veliajn në arrest me burg

Sveçla në takim me delegacionin nga policia e Iowa-s,flasin për bashkëpunim

Hiqen shkronjat cirilike të simbolit të qytetit në Mitrovicën e Veriut

Supremja e refuzon ankesën e LDK-së

Avokati i Thaçit kërkon shtyrjen e afatit për dëshmitarët e rastit

Kosova Times November 10, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Krasniqi për emërimin e Luljeta Aliut në KPM: Qeveria po dëshmon se e ka mision ta pengojë fjalën e lirë

Kosova Times Kosova Times May 24, 2023
Arrestohet indiani pasi hapi disa ambasada të rreme dhe drejtoi makinën me targa diplomatike
Sanders, i indinjuar nga “ligji i bukur”, përshkroi pasojat katastrofike: “Miliarderët janë bërë më të pasur”
Të shtëna me armë në Prishtinë, dyshohet për të vdekur dhe plagosur
Analistët tregojnë a do ta godasin për vdekje korrupsionin e ish qeveritarëve dosjet e Qeverisë Kurti të deponuara në Prokurorinë e Shtetit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?