By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 29 qershor
June 29, 2025
Valon Syla ndalohet për 48 orë, Haxhiu: Dhuna në familje s’ka justifikim
June 28, 2025
Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme
June 28, 2025
Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”
June 28, 2025
Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Serwer: Serbia ka bërë çfarëdo që të pengojë njohjen e Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Serwer: Serbia ka bërë çfarëdo që të pengojë njohjen e Kosovës
Ballina 1Lajme

Serwer: Serbia ka bërë çfarëdo që të pengojë njohjen e Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2024/06/26 at 12:31 PM
Kosova Times Published June 26, 2024
Share
SHARE

Në ditën kur kryeministri kosovar Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq do t`i rikthehen raundit të ri të dialogut në Bruksel, njohës të këtij procesi kanë kritikuar të dy palët për moszbatim të obligimeve që kanë marrë përsipër.

Në një tryezë diskutimi të organizuar nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike, Daniel Serwer, profesor në universitetin “Johns Hopkins” theksoi se që nga vitit 2013, dialogu teknik ka qenë më produktiv sesa ai politik. Ai tha se Serbia ka bërë çfarëdo që të pengojë njohjen e Kosovës.

“Nga perspektiva e profesorit mund të them se nuk ka alternativë më të mirë sesa një raport paqësor mes Beogradit dhe Prishtinës. Fqinjët nuk e kanë privilegjin e injorimit nëse duan siguri dhe prosperitet. Që nga vitit 2013 ka pasur progres në zbatimin e marrëveshjes teknike, mirëpo nuk ka pasur pothuajse asnjë sa i përket arritjes së normalizimit. Serbia ka bërë çfarëdo që të pengojë njohjen e Kosovës. Është me rëndësi të dihet se marrëveshjet vlejnë për të dyja palët. Dialogu teknik ishte shumë më produktiv sesa dialogu aktual politik. Duket se nuk ka gatishmëri për normalizim politik nga Beogradi. Edhe nëse Beogradi i mbush obligimet sipas marrëveshjes së vitit 2013, do të doja qe edhe Prishtina ta bëjë këtë. Por nuk do të ndodhë në kushtet politike aktuale”, tha ai.

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili tha se Kosova duhet ta ndryshojë strategjinë në dialogun me shtetin serb.

“Nuk mund ta nis diskutimin pa e shtruar një pyetje. Ku po na shpie ky dialog, çfarë ka për qytetarët e Kosovës?  Ne nuk duhet të flasim për Serbinë, ne nuk mund ta ndryshojmë mendësinë e tyre. Ne duhet të koncentrohemi në atë se si duhet të bëjmë politikë në Kosovë. Ne kemi filluar të ushtrojmë pyetje se si po e zhvillon Serbia politikën e saj. Jo vetëm që kemi devijuar nga rruga sa i përket bërjes së politikës por tani jemi në një konfrontim me aleatët ndërkombëtarë. Me rëndësi është se çfarë duhet të bëjmë tutje. A jemi forcuar në tre vitet e fundit? Ku po na shpie neve si qytetarë dhe çfarë mendojmë për dialogun tani? Përderisa nuk mund ta ndryshojmë strategjinë e Serbisë, duhet ta ndryshojmë atë të Kosovës”, potencoi ajo.

Skeptik për procesin e dialogut u shpreh edhe ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati.

“Unë mendoj se janë tre-katër aktorë kyç në procesin e dialogut. Nëse kthehemi 13 vjet pas, procesi i dialogut ka dështuar. Në vend të diskutimit se kush do të zëvendësoj Borrellin dhe Lajçakun, ne duhet të fokusohemi në rolin që BE do të mund të luante në këto procese. Për BE-në është shumë me rëndësi që të sjellin Kosovën dhe Serbinë në një tavolinë për të diskutuar. Sa i përket rolit të SHBA-së duhet të ndajmë disa shqetësime për atë se çfarë po ndodhë. Është një numër i mjaftueshëm i liderëve në rajon që po vejnë bast për kthimin e Trumpit, mirëpo kjo nuk ka të bëjë me dialogun. Nuk duhet harruar se arritja më e madhe në vitet e fundit i takon administratës së Trumpit që ka siguruar njohjen e Kosovës nga Izraeli. Unë mendoj se do të jetë e vështirë për të parë një qëndrim tjetër gjatë viteve të ardhshme nga Serbia”, shtoi ai.

Panelistët thanë se Prishtina dhe Beogradi zyrtar nuk kanë alternativë tjetër përveç dialogut.

You Might Also Like

Valon Syla ndalohet për 48 orë, Haxhiu: Dhuna në familje s’ka justifikim

Kurti: PDK e LDK e kanë keqlexuar aktgjykimin e Kushtetueses

Limaj: Marrëveshja politike e zgjidh krizën

Limaj: Marrëveshja politike e zgjidh krizën

Dy opsionet e kompromisit te Kurtit dhe refuzimi i tyre

TAGGED: #Daniel Serwer, #Kosova, #Njohja, #Serbia
Kosova Times June 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Petkoviq i reagon Kurtit: Mos u shqetëso për serbët, ata e kanë presidentin e tyre, Vuçiq

Kosova Times Kosova Times April 16, 2023
Hajde të kënaqemi, LDK-ja i ka punët mirë!
Policia në aksion kundër keqpërdorimit të fëmijëve lëmoshë-kërkues
Videoja virale nuk ka të bëjë me “avion sekret rus”
Reagojnë 62 organizata, bllokadën në Kuvend e quajnë të papranueshme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?