By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash
October 10, 2025
70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
October 10, 2025
Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe
October 10, 2025
Trump dërgon 200 trupa në Izrael
October 10, 2025
Kush e merr sot Nobelin e Paqes?
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Servilët e partive politike!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Servilët e partive politike!
Opinion

Servilët e partive politike!

Kosova Times
Last updated: 2024/06/26 at 2:28 PM
Kosova Times Published June 26, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Servilizmi është sëmundje e pashërueshme dhe kronike e shqiptarëve. Pa dashur ta personalizoj analizën e mëposhtme, servilët dallojnë për nga niveli intelektual. Sa më i ngritur të jetë servili, serviliteti është më i rrezikshëm dhe më i sofistikuar (më elegant dhe më i padukshëm nga të tjerët), kurse sa më injorant të jetë servili kalon në banalitet dhe bëhet i dallueshëm nga të tjerët!

Cilët janë servilet e partive politike?

Servilët më të mëdhenj të partive politike janë militantët dhe injorantët të cilët kënaqen me gjëra të vogla, mjafton një foto e bërë me liderin partiak për t’i qëndruar sa të jetë gjallë në shërbim të tij!

Servilizmi i militantëve dhe injorantëve morbid nuk është aspak i rrezikshëm, sa është servilizmi i intelektualëve dhe njerëzve të ngritur në aspektin arsimor.

Servilizimi apo rreshtimi i intelektualëve në anën e partive politike është duke e dëmtuar seriozisht të ardhmen e vendit. Hyrja e intelektualëve nën tutelën e partive të caktuara politike dhe nën komandën e liderëve shtetëror dhe partiak e bën akoma më të pashpresë jetën e qytetarëve në Kosovë.

Intelektuali i mirëfilltë nuk qëndron indiferent ndaj zhvillimeve politike dhe shoqërore, por e mbanë anën e popullit e jo të një partie politike.

Një njeri që i thotë vetes intelektual dhe atdhetar që sot rrinë indiferent ndaj zhvillimeve politike në vend, le t’i thotë çfarë të dojë vetes, por në realitet nuk është në nivelin që e pretendon.

Merreni me mend çfarë do të ndodhte sikur të tërhiqeshin të gjithë intelektualët, siç janë strukur një pjesë e intelektualëve të profilit të “lartë” në mesin e injorantëve partiak!

Me siguri në këtë vend nuk do të bëhej më fjalë ndryshime pozitive as për zgjedhje demokratike, as për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie qytetare, por do të fashiteshim të gjithë deri në tjetërsim kombëtar e njerëzor nga qeverisjet e papërgjegjshme dhe antivlerat e ricikluara nga njëra parti në tjetrën.

Ndoshta, neve që jemi aktiv dhe të pandalshëm në përballje me dukuritë negative dhe prapësitë e kohës nëpër të cilën po kalojmë, intelektualët e servilizuar të kalibrit të “lartë” na konsiderojnë të çmendur!

U mbetët qytetarëve të vendit, që ta vlerësojnë kontributin e së cilit prej nesh, por edhe servilizmin dhe ndërgjegjen e intelektualëve interesgjinj. Paraja mund ta shkërdhejë intelektualitetin e servilëve, por jo edhe të intelektualëve që e kanë për mision interesin e qytetarëve dhe të ardhmen e shtetit të tyre të lirë dhe demokratik.

Në rrethanat e reja të krijuara në Kosovën e sotme, populli ka nevojë si asnjëherë më parë për unifikimin e trurit kombëtar, të intelektualëve, të njerëzve të ditur dhe të atdhetarëve të vërtetë për ta nxjerrë vendin nga pushtimi i antivlerave, dukurive të shumta negative; korrupsioni, krimi i organizuar, prostitucioni politik, nepotizmi, egoizmi dhe imoraliteti njerëzor për ta shpëtuar vendin nga zhveshja e vlerave tradicionale, zakoneve popullore dhe identiteti kombëtar.

 

You Might Also Like

Evropa nuk ka të drejtë të lodhet ndërsa Ukraina rrjedh gjak

“Prishtina ka nevojë për kryetar me këmbë në tokë”

Kosova po zbrazet, kandidatët për asambleist po shumohen, Demokraci pa popull? Një vend që humb qytetarët!!!

Veto ndaj Rusisë

Analiza: Moldavia Voton Mes Varfërisë, Migracionit dhe Lodhjes së Thellë

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times June 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Sulmi terrorist në Banjskë, Hovenier: Autorët të mbahen përgjegjës

Kosova Times Kosova Times September 24, 2024
Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
QKRMT: Mbi 1600 personave iu njihet statusi si viktima të dhunës seksuale
Patrullimet policore mes Serbisë dhe Maqedonisë, reagojnë shqiptarët
Nga India në Kosovë për të punuar në industri të shtypit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?