By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Burrat e dhunuar gjatë luftës në Kosovë thyejnë heshtjen, flasin për BBC-në
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Burrat e dhunuar gjatë luftës në Kosovë thyejnë heshtjen, flasin për BBC-në
Lajme

Burrat e dhunuar gjatë luftës në Kosovë thyejnë heshtjen, flasin për BBC-në

Kosova Times
Last updated: 2024/06/27 at 3:48 PM
Kosova Times Published June 27, 2024
Share
SHARE

Mediumi britanik BBC i ka kushtuar një artikull të tërë burrave të dhunuar në Kosovë gjatë luftës së fundit, në vitet 1998-1999.

Ky shkrim është shkruar nga BBC në gjuhën serbe, i cili fillon me rrëfimin e njëri prej burrave të dhunuar, të cilit emri dhe identiteti i është ruajtur.

Personi në fjalë në tekst quhet Alban dhe tregon përjetimet dhe historinë e tij.

“Për gati dy dekada, Albani mendonte se ishte i vetmi mashkull që kishte përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë. Kur autoritetet e Kosovës miratuan një ligj që mundësoi njohjen zyrtare të të dhunuarve në luftë, ai e kuptoi se nuk ishte i vetëm. Albani (emri i ndryshuar) ishte 17 vjeç kur iku me familjen nga një fshat i Kosovës. U fshehën te të afërmit, por nuk kishte ushqim të mjaftueshëm për të gjithë, kështu që u kthye në shtëpi për të marrë një thes me grurë”.

“Kur ka hyrë në oborr, është ndaluar, siç thotë ai, nga një grup personash me uniforma të policisë serbe. E futën me forcë në shtëpi. ‘Në fillim nuk e kuptoja se çfarë po ndodhte. Ndjeva dhimbje dhe mendova se po më goditnin me thikë pas shpine’, tha Albani, i cili tashmë është 40-vjeç”, shkruhet në hyrje të artikullit.

Ndonëse shkruhet se Albanit edhe tani i dridhet zëri ku flet për këtë çështje, e cila e vërshon në kujtime. E pos, tij në këtë artikull të gjatë përmendet edhe një viktimë tjetër, me emrin Driton(pra emër i ndryshuar”.

Për të thuhet se tani është në moshë 60-vjeçare dhe se për përjetimet e tij të dhunimit ka folur vetëm me gruan e tij.

Rrëfimi i tij nisë me atë se u mbijetoi abuzimeve të shumta seksuale, duke përfshirë përdhunimin në grup në vitin 1999, ndërsa kaloi 30 ditë në paraburgim në Kosovë.

Ai beson se qendra e paraburgimit drejtohej nga një formacion paraushtarak serb. Ndonëse e dinte se kishte edhe burra të tjerë që kishin përjetuar të njëjtën dhunë, për vite me radhë nuk fliste për atë që kishte kaluar me askënd, përveç gruas së tij.

Shkrimi vijon: “Vlerësohet se vetëm gjatë luftës në Kosovë nga 10.000 deri në 20.000 persona kanë përjetuar dhunë seksuale, edhe pse deri më tani nuk ka pasur asnjë hulumtim për të përcaktuar numrin më të saktë. Serbia iu përgjigj aspiratave të Kosovës për pavarësi duke dërguar forca ushtarake dhe paramilitare. Të dyja palët akuzohen për krime lufte, si përdhunimi i civilëve”.

“Në vitin 2018, Kosova miratoi një ligj që u lejonte të mbijetuarve të abuzimit seksual gjatë luftës të merrnin statusin e viktimës civile dhe ndihmë financiare. Ky vendim i inkurajoi Albanin dhe Dritonin të thyejnë heshtjen prej dy dekadash dhe të flasin për një nga tabutë e fundit të luftës.

“Rreth 2000 persona kanë aplikuar dhe 1650 kanë marrë statusin e viktimave civile të luftës deri më tani. Në mesin e tyre janë 84 meshkuj, sipas të dhënave të Komisionit Kosovar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Viktimave Civile të Luftës, në të cilat kanë pasur qasje gazetarët e BBC. Qeveria e Kosovës fillimisht caktoi shkurtin 2023 si afat të aplikimit, por më vonë u shty deri në maj 2025”.

You Might Also Like

Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj

Kurti: KEK-u në moment historik transformimi

Nesër Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin e Kosovës

Begaj: Krenar për shërbimin e ushtrisë në misionet ndërkombëtare

AUV alarmon për Acrylamide në kafen “Caffe Monaco”

TAGGED: #BBC, #Burrat e dhunuar, #Kosovë, #Lufta
Kosova Times June 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

I riu nga Kosova, fiton rastin në Gjykatën Kushtetuese në Gjermani

Kosova Times Kosova Times May 26, 2024
Hoti: Qeveria emëron anëtaren e Bordit të OShP-së pa konkurs publik
Slot ‘godet’ City-n
PSD-ja aksion para Kuvendit, përleshet me policinë
Kurti priti Ekrem Bardhën, njeriun që ka takuar shtatë presidentë amerikanë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?