By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sllovenia në shok për programin erotik në spa-në që kroatët e adhurojnë, çmimet shkojnë deri në 3,000 euro
January 27, 2026
E tmerrshme” Shtatë tifozë të PAOK-ut të vdekur në përplasje në Rumani, publikohen pamje të tmerrshme
January 27, 2026
Pronarët e lokalit ku vdiqën 40 persona: Nuk jemi ne fajtorë. Ishte shfaqja e Cyane-s
January 27, 2026
Katër oficerë të policisë vriten ne ndjekje te nje vrasësi në Ukrainë
January 27, 2026
Ukraina i vendos Trumpit afat të ri për marrëveshjen e paqes
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Von der Leyen, Costa dhe Kallas nominohen për postet më të larta të BE-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Von der Leyen, Costa dhe Kallas nominohen për postet më të larta të BE-së
Ballina 2Rajon / Botë

Von der Leyen, Costa dhe Kallas nominohen për postet më të larta të BE-së

Kosova Times
Last updated: 2024/06/28 at 9:38 AM
Kosova Times Published June 28, 2024
Share
SHARE

Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar mbrëmë vonë, që Ursula von der Leyen nga Gjermania, të nominohet për mandatin e dytë si presidente e Komisionit Evropian. Por, ata u pajtuan gjithashtu, që ish kryeministri i Portugalisë Antonio Costa të zgjidhet president i Këshillit Evropian, kurs Kaja Kallas, kryeministre aktuale dhe Estonisë, të marrë detyrën e Shefes për Politikën e Jashtme të BE-së, njofton revista prestigjioze gjermane, Der Shpigel.

Falë pajtimit të partive kryesore evropiane, Samitit i liderëve të 27 shteteve të Bashkimit Evropian vendosi mbrëmë vonë që politikania nga Gjermani nga radhët e unionit demokristianë gjerman CDU, Ursula von der Leyen, të marrë mandatin e dytë si presidente e Komisionit Evropian. Gjithashtu, liderët e 27 shteteve anëtare u pajtuan që ish kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa, nga radhë e socialdemokratëve të zgjidhet president i Këshillit Evropian, kurse Kaja Kallas, kryeministre aktuale e Estonisë nga radhët e liberalë e  të emërohet  shefe për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian. Pas vendimit, Kancelari Olaf Scholz uroi treshen e  nominuar për tri postet qendrore të BE-së. “Një sinjal i rëndësishëm. Me ta ne mund të ecim përpara shpejt dhe mirë”, shkroi Sholc në platformën X mbrëmë vonë.

Vetë kryeministrja aktuale e Estonisë Kaja Kallas, që pritet të udhëheq edhe dialogun Kosovë-Serbi, u shpreh e lumtur për besimin e dhënë.

“E nderuar që nominohem si kandidat për Përfaqësues të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri. Besimi juaj do të thotë shumë.  Ne duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku për të siguruar që Evropa të jetë një partner efektiv global për t’i mbajtur qytetarët tanë të lirë, të sigurt dhe të begatë” ka shkarua ajo në platformën X.

Gjermanie Von der Leyen, duhet të zgjidhet nga shumica në Parlamentin Evropian, kurse votimi do të bëhet në javën e tretë të korrikut dhe konsiderohet si pengesa më e lartë në rrugën drejt një mandati të dytë në detyrë.  Arsyeja është se zgjedhjet mbahen me votim të fshehtë dhe von der Leyen ka një numër relativisht të madh kritikësh në parlament.  Në zgjedhjet e saj në vitin 2019, ajo mori vetëm nëntë vota më shumë sesa duhej. Von der Leyen kishte njoftuar menjëherë pas zgjedhjeve evropiane se donte të vazhdonte bashkëpunimin e mëparshëm me socialdemokratët dhe liberalët. Kjo aleancë me tre parti do të kishte një shumicë komode prej rreth 400 nga 720 vota në parlament.

Për procesin e zemëruar ka mbetur vetëm Kryeministrja italiane Giorgia Meloni. Ajo kritikoi faktin se, pavarësisht rezultatit të mirë të partisë së saj Fratelli d’Italia (Vëllezërit e Italisë) në zgjedhjet evropiane, ajo nuk ishte e përfshirë drejtpërdrejt në diskutimet për përzgjedhjen e liderëve të institucioneve kryesore të BE-së. Kryeministri i Hungarisë Viktor Orbán gjithashtu ka kritikuar procedure e nominimeve.

Por mbrëmë, disa liderë  të vendeve anëtare u përpoqën të qetësonin situatën duke thënë se nuk bëhej fjalë për përjashtimin e askujt.  Nga ana e tij kryeministri polak Donald Tusk Tusk tha mes tjerash se “Nuk ka Evropë pa Italinë dhe nuk ka vendim pa Kryeministren Meloni. Kjo është shumë e qartë”, theksoi Tusk.

You Might Also Like

Sllovenia në shok për programin erotik në spa-në që kroatët e adhurojnë, çmimet shkojnë deri në 3,000 euro

E tmerrshme” Shtatë tifozë të PAOK-ut të vdekur në përplasje në Rumani, publikohen pamje të tmerrshme

Pronarët e lokalit ku vdiqën 40 persona: Nuk jemi ne fajtorë. Ishte shfaqja e Cyane-s

Katër oficerë të policisë vriten ne ndjekje te nje vrasësi në Ukrainë

Ukraina i vendos Trumpit afat të ri për marrëveshjen e paqes

TAGGED: #Antonio Costa, #BE, #Kaja Kallas, #Ursula von der Leyen, #Zgjedhje
Kosova Times June 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Horoskopi ditor për 18 tetor 2024!

Kosova Times Kosova Times October 17, 2024
Horoskopi ditor për 30 Nëntor 2023!
Kimi i kërkon ushtrisë të jetë në gatishmëri për “komplotin amerikan” për pushtimin e Koresë së V.
Provokime kineze para Tajvanit
Shala për seancën e sotme: Qëllime të tilla janë të sabotohet çdo ide
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?