By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Margetiq: Dëshmitari kryesor në rastin e pjesëmarrjes së Vuçiçit në luftën në Sarajevë sapo ka vdekur
December 18, 2025
Lukashenko: “Raketat ruse Oreshnik janë vendosur në Bjellorusi”
December 18, 2025
Supë me kungull, receta për mbrëmjet e dimrit
December 18, 2025
Rusia – Britania: Krerët e MI6 dhe SVR zhvilluan një bisedë telefonike
December 18, 2025
Konferenca e Ramsteinit ofron angazhim rekord për mbështetje ushtarake të huaja ndaj Ukrainës
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA, reagimet e votuesve ndaj debatit të parë presidencial
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > ShBA, reagimet e votuesve ndaj debatit të parë presidencial
Ballina 2Rajon / Botë

ShBA, reagimet e votuesve ndaj debatit të parë presidencial

Kosova Times
Last updated: 2024/06/28 at 6:17 PM
Kosova Times Published June 28, 2024
Share
SHARE

Të enjten në mbrëmje, Presidenti Joe Biden dhe ish Presidenti Donald Trump, kandidatët e pritshëm të Partisë Demokrate dhe të Partisë Republikane për President, u përballën në debatin e parë të fushatës për zgjedhjet e 5 nëntorit të këtij viti. Zëri i Amerikës bisedoi me disa votues dhe sjell reagimet e tyre ndaj debatit.

Në të gjitha qytetet amerikane, nga Nju Jorku në Los Anxhelos, nga Miçigani në Las Vegas, përfshirë edhe pasagjerët e një fluturimi nga Mineapolisi për në Majami; miliona amerikanë ndoqën debatin e parë të kësaj fushate zgjedhore midis Presidentit Joe Biden dhe ish-presidentit Donald Trump.

Në mesin e grupeve pro ish Presidentit Trump, votuesit sugjeruan se paraqitja e Presidentit Biden tregon se ai nuk është i përshtatshëm për t’u rizgjedhur President.

“Unë nuk dua të tregojë mungesë respekti për të moshuarit, por zoti Biden ngatërron shumë fjalët. Nuk mendoj se ai është i përshtatshëm për të qenë udhëheqës”, thotë për Zërin e Amerikës Armani Torres, mbështetës i zotit Trump në Nju Jork.

“Unë mendoj se është vërtet e vështirë për çdo qenie njerëzore ta shikojë këtë debat dhe të thotë se zoti Biden është i përshtatshëm për të qenë presidenti ynë”, thotë për Zërin e Amerikës Rosanne Ponkowski, mbështetëse e zotit Trump nga Miçigani.

“Unë mendoj se Donald Trumpi ia doli mirë. Ai e ruajti gjakftohtësinë ”, thotë për Zërin e Amerikës Sandra Bastian, mbështetëse e ish Presidentit Trump nga Kalifornia.

“Ai po përmbahej mjaft. Do të doja që ta kishte sulmuar më shumë (Presidentin Biden). Por e kuptoj që duhet duhet të jetë i sjellshëm”, thotë për Zërin e Amerikës Jerry Piani, mbështetës i zotit Trump nga Kalifornia.

Vëzhguesit e tjerë të debatit ishin të zhgënjyer që kandidatët nuk iu përgjigjën drejtpërdrejt disa pyetjeve, duke përfshirë atë për zotimin e zotit Trump për të dëbuar miliona emigrantë pa dokumente, nëse fiton zgjedhjet.

“Ish Presidenti Trump nuk iu përgjigj pyetjes nëse do të dëbonte 13 apo 14 milionë emigrantë, gjë që do të ndante bashkëshortët e fëmijët nga njerëzit që kanë jetuar këtu për 20 apo 30 vjet”, thotë për Zërin e Amerikës Domingo Garcia nga Lidhja e Qyetarëve të Bashkuar të Amerikës Latine.

Disa u ankuan që nuk morën përgjigje as për rritjen e kostos së jetesës.

“Gjatë Bidenit është rritur inflacioni. Gjithçka është bërë shumë më e shtrenjtë. Gjërat janë tre apo katër herë më të shtrenjta se sa ishin gjatë presidencës së Trumpit. Çmimet e karburanteve janë shumë të larta”, thotë për Zërin e Amerikës Charles DiMauro, mbështetës i zotit Trump nga Kalifornia.

“Mendoj se disa nga pyetjet nuk po marrin përgjigje nga kandidatët, gjë që është për të ardhur keq”, thotë Hamton Brown, mbështetës i Presidentit Biden nga Kalifornia.

Një grup i mbështetësve të Presidentit Biden në Los Anxhelos, u përqendruan në temat e diskutuara, në vend që të vlerësonin paraqitjen e kandidatëve.

“Trumpi është gënjeshtar. Gjithçka që ai thotë janë gënjeshtra. Ai kurrë nuk do të na mbrojë ne, grave. Ai nuk do të mbrojë pakicat dhe do të na fusë në më shumë luftëra”, thotë për Zërin e Amerikës Lisa Serrano, mbështetëse e Presidentit Biden.

“Është e vështirë të shikosh dikë që gënjen rregullisht publikun amerikan. Biden po tregon vërtet kujdes për të drejtat e grave”, thotë për Zërin e Amerikës Denis Campos, mbështetëse e Presidentit Biden nga Kalfornia.

“Në këtë vend nuk po ndodhin shumë krime nga emigrantët. Ish-Presidenti Trump po e thotë këtë vetëm të nxisë mbështetësit e tij dhe të krijojë një vend ksenofobik dhe racist”, thotë për Zërin e Amerikës Mark Ramos, kryetar i Partisë Demokrate në Los Anxhelos.

Kanë mbetur më pak se pesë muaj deri në ditën e zgjedhjeve. Votuesit do të kenë një mundësi tjetër për të vlerësuar kandidatët në debatin e radhës, i cili është planifikuar të mbahet më 10 shtator.

You Might Also Like

Margetiq: Dëshmitari kryesor në rastin e pjesëmarrjes së Vuçiçit në luftën në Sarajevë sapo ka vdekur

Lukashenko: “Raketat ruse Oreshnik janë vendosur në Bjellorusi”

Rusia – Britania: Krerët e MI6 dhe SVR zhvilluan një bisedë telefonike

Konferenca e Ramsteinit ofron angazhim rekord për mbështetje ushtarake të huaja ndaj Ukrainës

BE-ja ka vendosur sanksione kundër 41 anijeve të tjera të “flotës në hije” të Rusisë

TAGGED: #Debate televizive, #Reagimet e votuesve, #ShBA
Kosova Times June 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Momenti kur ‘vajza sekrete’ e Putinit përballet në rrugë me një ukrainas të zemëruar dhe i thotë ‘babai yt vrau vëllain tim’

Kosova Times Kosova Times December 4, 2025
Ja sa mund të kalojnë meshkujt pa seks: Përgjigja do t’ju habisë
Belgjikë, bashkatdhetarët tanë vendosën qirinj në nderim të heroit Bunjaku
Pas dhunës në Bregun Perëndimor tensionohet situata në kufirin Gaza-Izrael
Forcat speciale të Azerbajxhanit stërvitën ushtrinë serbe
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?