By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Putini ka heshtur për më shumë se një javë në lidhje me sulmin e Ukrainës ndaj bombarduesve strategjikë
June 8, 2025
Koronavirus i ri i zbuluar në Kinë që mund të shkaktojë pandemi globale
June 8, 2025
Mali i Zi do të fillojë montimin e dronëve për Ukrainën
June 8, 2025
Zelensky: SHBA-të nuk i transferuan Ukrainës 20 mijë raketat e premtuara
June 8, 2025
Izraelitët: Trupi i kreut të Hamasit gjendet në një tunel nëntokësor
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hill për dështimin e takimit Kurti-Vuçiq: ShBA-ja është pak e dekurajuar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hill për dështimin e takimit Kurti-Vuçiq: ShBA-ja është pak e dekurajuar
Ballina 1Lajme

Hill për dështimin e takimit Kurti-Vuçiq: ShBA-ja është pak e dekurajuar

Kosova Times
Last updated: 2024/06/29 at 12:09 AM
Kosova Times Published June 28, 2024
Share
SHARE

Kanë kaluar shumë muaj gjatë të cilëve nuk kemi parë të ndodhë shumë, kështu që mendoj se kemi disa probleme”. Kështu thotë ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, në një intervistë për televizionin “Blic”, duke folur për negociatat e kësaj jave ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.

Duke folur për mungesën e takimit Kurti-Vuçiq Hill u shpreh se ShBA-ja është pak e dekurajuar.

“Jemi pak të dekurajuar aktualisht. Ne me të vërtetë përkrahim dhe vazhdojmë ta përkrahim procesin e BE-së dhe dialogun e Brukselit. Ne mendojmë që kjo është mënyra e duhur, në fakt mënyra e vetme. Mendoj që duhet të ketë një përpjekje të vërtetë për të bërë progres, sepse, e dini, ka shumë muaj që nuk po ndodhë shumë. Kështu që, mendoj se kemi disa problem me këtë. Jam i kënaqur që pala serbe ishte e gatshme të bisedojë. Është e rëndësishme”.

Tutje, Hill nga Blici u pyet rreth deklaratave të tij për njohjen e Kosovës nga Serbia, dhe se a mundet që një gjë e tillë mos jetë kusht për anëtarësimin e kësaj të fundit në BE.

“A mendoni vërtetë që kjo është e mundur”? – u pyet ai.

Sipas Hill, qëllimet e BE-së në procesin e dialogut janë të qarta – normalizimi i marrëdhënieve, që është ligjërisht i obligueshëm.

“Epo, fillimisht, unë vetëm po përsëris qëllimet e Bashkimit Evropian për dialogun. Qëllimet janë shumë të qarta – ata duan normalizim gjithëpërfshirës, normalizim që është ligjërisht i obligueshëm. Në fjalë të tjerë, nuk mund të ketë normalizim të martën, dhe të mërkurën të mos funksionojë. Për këtë arsye, normalizim gjithëpërfshirës ligjërisht të obligueshëm. Është një detyrë e madhe. Mendoj që është shumë e vështirë për ta arritur këtë, siç tregojnë edhe ngjarjet e muajve të fundit. Sa për të ardhmen, të shohim se çka ndodhë. Mendoj që normalizimi gjithëpërfshirës është parakusht për gjithçka. Shpresoj që mund ta shohim të realizohet”, tha ai.

Kur u pyet nëse diçka mund të ndryshojë, të paktën, që liderët e dy shteteve të ulen të flasin, Hill përmendi Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Nuk mund ta parashikoj të ardhmen, unë mezi e kuptoj të kaluarën, por besoj që ajo që është në tavolinë ka kuptim. Ka kuptim të ketë një Komunitet të komunave serbe. Ka kuptim të ulen tensionet. Ka me të vërtetë kuptim që Prishtina dhe Beogradi të kenë një marrëdhënie më të mirë se sa tani. Kështu që, ky është qëllimi i duhur, por natyrisht, dialogu është në një situatë të vështirë aktualisht”, u shpreh ai.

“A mund të flasim për ndonjë dialog konstruktiv, pa formimin e Asociacionit”, u pyet tutje Hill.

“E përsëris, nuk do të doja të hyja në pjesën e punës të Lajçak, por do të doja të shihja përpjekje dhe përpjekje. E di që disa biseda të tilla ekzistojnë në disa baza apo institucione, por mendoj se duhet të ketë më shumë – për ta kuptuar logjikën se pse dialogu me të vërtetë duhet të ketë progres”, tha ai.

You Might Also Like

Kurti: Siguria në veri është përmirësuar, Serbia ka humbur ndikimin

Defender 2025` mbyllet me sukses, Vengu vlerëson Forcat e Armatosura

Vdes në vendin e punës një 63-vjeçar në Gjakovë

Bllokada në Kuvend, Bahtiri: Reflektoni ose bëhuni përgjegjës për këtë turp

Kurti për barazimin: Të pakënaqur me rezultatin, por jo me kombëtaren

TAGGED: #Christopher Hill, #Dialogu Kosovë - Serbi, #ShBA-ja është pak e dekurajuar
Kosova Times June 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

BE-ja konfirmon pjesëmarrjen e Kosovës dhe Serbisë në takimin për dinarin

Kosova Times Kosova Times February 26, 2024
Ministri serb dha dorëheqjen zyrtarisht
Sulmi rus në Zaporizhzhia vret 3, plagos 13
Kurti: Në fokus të diskutimeve me ndërkombëtarët, hapja e urës mbi Ibër
Policia konfirmon vrasjen e njërit prej të dyshuarve për grabitjen në Suharekë – arreston katër të tjerë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?