By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Që nga sot në Francë, pirja e duhanit është e ndaluar në parqe, rreth shkollave, në plazhe…
June 29, 2025
Një nga sulmet ajrore më të mëdha ruse deri më sot. U rrëzua një F-16, piloti u vra.
June 29, 2025
Arrestohet një person në Vërmicë, i ofroi policisë 5 euro ryshfet
June 29, 2025
Humb jetën një person në një aksident në magjistralen Ferizaj-Prishtinë
June 29, 2025
Policia shqiptoi për 24 orë, 1582 gjoba në trafik
June 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pheniani: Stërvitjet mes Uashingtonit, Seulit dhe Tokios janë versioni aziatik i NATO-s
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Pheniani: Stërvitjet mes Uashingtonit, Seulit dhe Tokios janë versioni aziatik i NATO-s
Ballina 2Rajon / Botë

Pheniani: Stërvitjet mes Uashingtonit, Seulit dhe Tokios janë versioni aziatik i NATO-s

Kosova Times
Last updated: 2024/06/30 at 12:48 PM
Kosova Times Published June 30, 2024
Share
SHARE

Koreja e Veriut ka dënuar stërvitjet e përbashkëta ushtarake të Koresë së Jugut, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara, duke i cilësuar si “version aziatik të NATO-s” dhe duke paralajmëruar për “pasoja fatale”.

Ky reagim i Phenianit vjen një ditë pasi këto shtete aleate përfunduan stërvitjet treditore të quajtura “Shqiponja e Lirë”, ku u përfshin raketa balistike dhe mbrojtja ajrore, trajnimet për sulme nga nëndetëset dhe stërvitje për mbrojtje kibernetike.

Udhëheqësit e ShBA-së, Koresë së Jugut dhe Japonisë gjatë një samiti vitin e kaluar u pajtuan që të mbajnë stërvitje vjetore si shenjë e unitetit kundër kërcënimeve bërthamore të Koresë së Veriut dhe rritjes së ndikimit të Kinës në rajon.

“Ne dënojmë fuqishëm… shfaqjen provokuese të muskujve ushtarakë kundër Koresë së Veriut”, tha Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut, sipas njoftimit të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA.

“Raportet mes ShBA-së, Japonisë dhe Koresë së Jugut duken si versioni aziatik i NATO”, tha kjo ministri, duke paralajmëruar për “pasoja fatale”.

“Koreja e Veriut kurrë nuk anashkalon lëvizjet e SHBA-së dhe ndjekësve të saj për të forcuar bllokun ushtarak”.

Në stërvitjet e fundit u përfshi edhe aeroplanmbajtësja amerikane, me fuqi bërthamore, USS Theodore Roosevelt, sistemi raketor japonez, JS Atago, dhe avionët luftarakë të Seulit të llojit KF-16.

Pheniani gjithmonë reagon për stërvitje të tilla ushtarake, të cilat i cilëson si përgatitje për pushtim.

Seuli ka hedhur poshtë akuzat e Phenianit, duke thënë se stërvitjet e fundit ishin vazhdim i stërvitjeve mbrojtëse që mbahen rregullisht për vite të tëra nga tre aleatët.

“Është absurde që Koreja e Veriut, burimi kryesor i tensioneve në Gadishullin Korean, kritikon stërvitjen ‘Shqiponja e Lirë’, duke e cilësuar si “NATO aziatike’”, tha Ministria e Mbrojtjes e Seulit.

Tensionet mes dy Koreve janë rritur së fundi, pasi të dyja kanë hedhur në territoret e njëra-tjetrës balona gjatë javëve të fundit. Veriu i ka mbushur balonat me mbeturina, ndërkaq Seuli ka hedhur balona të mbushura me mesazhe pro-Seulit.

You Might Also Like

Që nga sot në Francë, pirja e duhanit është e ndaluar në parqe, rreth shkollave, në plazhe…

Një nga sulmet ajrore më të mëdha ruse deri më sot. U rrëzua një F-16, piloti u vra.

Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme

Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”

Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow

Kosova Times June 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gjykata arrestoi ekspertin francez për Rusinë, Laurent Vinatier

Kosova Times Kosova Times June 7, 2024
Menendez: Zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë të jetë e drejtë për të dyja palët
Fuqizohen shërbimet emergjente në QMF në Komoran
Seanca e parë dëgjimore mbi ceshtjen e padisë së Ukrainës kundër Rusisë u zhvillua në Hagë
Posta vë në qarkullim pulla postare për 80-vjetorin e gazetës ‘Rilindja’
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?