By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shtënie me armë në aheng familjar në Shtime, Policia sekuestron mjetin
May 13, 2025
Rusia injoron thirrjet për armëpushim më 12 maj, lëshon mbi 100 dronë në Ukrainë
May 13, 2025
Trump shkon në Gjirin Persik duke synuar marrëveshje mes ofensivës diplomatike
May 13, 2025
Trendafilova sot mban konferencë për media në Prishtinë
May 13, 2025
Rusia ndërton intensivisht baza dhe përqendron ushtrinë në kufirin me Finlandën
May 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vështirësitë e personave me aftësi të kufizuar në Shqipëri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Vështirësitë e personave me aftësi të kufizuar në Shqipëri
Ballina 2Rajon / Botë

Vështirësitë e personave me aftësi të kufizuar në Shqipëri

Kosova Times
Last updated: 2024/06/30 at 11:39 PM
Kosova Times Published June 30, 2024
Share
SHARE

Në Shqipëri regjistrohen rreth 140 mijë persona me aftësi të kufizuar, pjesa më e madhe e të cilëve përballen me vështirësi dhe probleme në lëvizje, marrjen e shërbimeve sociale dhe shëndetësore, punësim dhe procesin e integrimit. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, ishte në mjediset e shoqatës se para-tetraplegjikëve në Shkodër, ku u njoh me problemet dhe shqetësimet e personave me aftësi te kufizuar dhe mbështetjen që po u jepet atyre nga një çift vullnetarë nga ShBA.

Rreth 50 persona me aftësi të kufizuar i janë bashkuar kampit veror 2024 në mjediset e shoqatës së tyre të para dhe tetraplegjikëve në Shkodër.

Kampi veror është nxitur dhe mbështetur nga dy bashkëshortët amerikanë, vullnetarët Donna dhe Chris Ellsworth, të cilët thonë se ishte dëshira e tyre që personat me aftësi të kufizuar t’i bënin bashkë me synimin që edhe ata të njohin njëri-tjetrin dhe jetën e gjithsecilit.

“Çfarë ne kuptojmë, thotë Donna Ellsworth, është se të gjithë janë me nevoja të veçanta dhe se ata pëlqejnë shoqërimin me njëri-tjetrin, një mundësi kjo për t’i bërë bashkë për të biseduar dhe zbuluar se kanë të njëjtat ndjenja dhe probleme. Unë mendoj, thotë zonja Ellsworth, se ata kanë nevojë për përkrahje dhe për tu ndërgjegjësuar se janë persona të mrekullueshëm dhe me aftësi të veçanta”.

Bashkëshortët Ellsworth kanë udhëtuar në shumë vende të botës për të mbështetur personat me aftësi të kufizuar dhe për t’i ndihmuar që të bëjnë çdo gjë që kanë mundësi dhe që dëshirojnë të bëjnë në jetën e tyre.

“Personat me aftësi të kufizuar kanë nevojë për përkrahje fizike dhe emocionale, në mënyrë që të vazhdojnë të përparojnë në rrugën e vështirë të riaftësimit dhe mbështetjes tek vetja”, thotë Chris Ellsworth.

Saimir Ustabeqiri, i cili drejton shoqatën, thotë se, gjatë qëndrimit në kampin veror 2024 personat me aftësi të kufizuar ndjekin përmes ekranit përvojat dhe mesazhet e personave me aftësi të kufizuar nga vende të ndryshme të botës, marrin pjesë në lojëra dhe ushtrime që ua lehtësojnë komunikimin dhe lëvizjen.

“Është një veprimtari e bukur që përcjell një mesazh për këta persona, për të cilët nuk kujtohet kush. Ne po përpiqemi që të bëjmë diçka ndryshe për t’i nxjerrë nga shtëpia, prej monotonizmit, stresit të akumuluar dhe shumë e shumë problemeve të tjera. Me kalu disa ditë ndryshe, me shoqëri dhe shokë të cilët i kanë për zemër por i shikojnë shumë rrallë për shkak të shumë problemeve që janë në vendin tone”, thotë ai.

Në Shqipëri regjistrohen rreth 140 mijë persona me aftësi të kufizuar, por vetëm gjysma e tyre përfitojnë mbështetje financiare nga shteti, mbështetje që është e vogël përballë nevojave të mëdha që kanë këta persona.

I gjendur prej shumë vitesh në karrocën me rrota, Muhamedin Alijahaj thotë se shoqëria dhe shteti mund të bëjnë më shumë për personat me aftësi të kufizuar.

“Me këto paga që kanë njerëzit me aftësi të kufizuar as për ilaçet nuk ju dalin. Po me hangër, po me pi? Ku asht pushteti? Ku asht qeveria për të na lehtësuar vuajtjet, për të na lehtësuar ekonominë, për të na dhënë një ndihmë që edhe ne të jemi të barabartë. Se kur nuk na përkrah kush si jena të barabartë?”, thotë ai.

Shoqata e para dhe tetraplegjikëve në Shkodër ka mundësi të kufizuara për të plotësuar nevojat e anëtarëve të saj, numri i të cilëve sa vjen dhe rritet nga viti në vit. Shoqata, thotë drejtuesi i saj Saimir Ustabeqiri, edhe ky person me aftësi të kufizuara, mbështetet kryesisht në donacionet e shoqatave vendase dhe të huaja si dhe puna e një grupi të përhershëm vullnetarësh.

Pjesë e kampit veror 2024 me personat me aftësi të kufizuar janë edhe 7 vajza vullnetare, pjesa më e madhe studente. Prej disa vitesh ato janë bërë pjesë e shoqatës së para & tetraplegjikëve të Shkodrës në mbështetje të personave me aftësi të kufizuar.

“Jam vullnetare prej tre vitesh në këtë shoqatë, thotë studentja Sabina Anza. Jam ofruar si vullnetare për arsye se këta persona kanë shumë sfida në jetën e tyre, kanë shumë problematika. Kanë nevojë për shumë ndihmë, sidomos për të respektu nevojat e tyre të shumta”.

Shqipëria ka miratuar planin kombëtar 2021-2025 për personat me aftësi të kufizuar, ku parashikohet një mbështetje më e gjerë për këtë kategori të personave në nevojë. Megjithatë, shumë prej problematikave të këtij plani vazhdojnë të mbeten pa u zbatuar në aspektin e qasjes së këtyre personave për të qenë të barabartë me të tjerët në mjedise të ndryshme, në transport, teknologji informacioni e komunikimi, si dhe për të gjitha lehtësirat e tjera në shërbimet publike, punësim dhe shërbimin shëndetësor.

You Might Also Like

Rusia injoron thirrjet për armëpushim më 12 maj, lëshon mbi 100 dronë në Ukrainë

Trump shkon në Gjirin Persik duke synuar marrëveshje mes ofensivës diplomatike

Rusia ndërton intensivisht baza dhe përqendron ushtrinë në kufirin me Finlandën

Propagandistët rusë përhapin thashetheme për kokainë rreth Macron, duke pretenduar se një faculete në një video nga udhëtimi i udhëheqësve në Kiev është një ‘qese e vogël e bardhë’

Gjykata e Londrës shpall fajtorë gjashtë bullgarë për spiunazh për Rusinë

TAGGED: #Persona me aftësi të kufizuara, #Shkodër, #Shqipëri
Kosova Times June 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia raporton për shtatë raste të dhunës në familje

Kosova Times Kosova Times January 7, 2024
Përfshirja ruse në Banjskë, në fazën e hetimeve
Ylli i pornografisë trondit: “Nuk e kam kuptuar kurrë se nëse dëshiron të bësh pornografi, duhet të bësh seks me njerëz”
“Më është mbyllur dera e dytë e shtëpisë”: Handikosi me shërbime të ngrira
Kurti priti ambasadoren Shpresa Jusufi në një takim lamtumire, vlerëson bashkëpunimin bilateral
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?