By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kievi: Rusia përdor Starlink për të kontrolluar dronët, ne bashkëpunojmë me SpaceX
January 29, 2026
Vuçiç në panik: Ish-drejtori i Dominion pranon bashkëpunimin me Serbinë në vjedhjen e zgjedhjeve
January 29, 2026
Aleksandër Lukashenko është bërë një problem i madh për tenisin e femrave
January 29, 2026
VIDEO Një komediane e famshme e ftoi presidentin argjentinas në skenë. Pasoi një kaos!
January 29, 2026
Edhe pesë të ndaluar për dyshim të falsifikimit të rezultateve në Prizren
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në Mitrovicë, protestë kundër vendimit të Gjykatës Themelore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Në Mitrovicë, protestë kundër vendimit të Gjykatës Themelore
Uncategorized

Në Mitrovicë, protestë kundër vendimit të Gjykatës Themelore

Kosova Times
Last updated: 2024/07/01 at 9:09 PM
Kosova Times Published July 1, 2024
Share
SHARE

Në Mitrovicë u protestua para Gjykatës Themelore me moton “Dhuna seksuale nuk është lëndim i lehtë trupor”, si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të kësaj gjykate për rastin e një gruaje e cila dyshohet se u dhunua seksualisht nga ish i dashuri.

Para një viti pretendoi se u rrah e u dhunua disa herë nga tani ish i dashuri i saj.

Këto pretendime u vërtetuan edhe përmes ekzaminimeve mjekësore, por, megjithëkëtë, i dyshuari për dhunim u amnistua nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, duke e rikualifikuar lëndën: nga dhunim, në lëndim të lehtë trupor.

Pas raportimit nga emisioni ‘Udhëve’, në RTK i cili solli rrëfimin e një gruaje që dyshohej se ishte dhunuar më shumë se një herë nga i dashuri i saj, aktivistë të shoqërisë civile protestuan para Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Nëpërmjet këtyre thirrjeve po e shprehin revoltë kundër vendimit të kësaj gjykate. “Derisa gjykata të vazhdojë të amnistojë burrat dhunues, për gratë dhe vajzat në Mitrovicë çdo ditë është një kërcënim për jetën dhe sigurinë e tyre”, tha Arlmela Hajra, aktiviste.

“E kemi për rastin e fundit ku është transmetuar në RTK, ku shihet ashiqare që s’ka pas drejtësi në një rast ku dhunuesi është amnistuar dhe dhuna seksuale është trajtuar si lëndim i lehtë trupor”, tha Neri Ferizi, drejtoresh e OJQ ‘Fourth Wave’.

“Shteti e ka lëshuar krejt, nuk është duke u marrë me dhunuesit. Për shkak të shtetit dhe gjykatësve po ndodhin dhunimet seksuale”, tha Olta Nimani, protestuese.

Sipas aktivisteve, nuk është rasti i parë që kjo gjykatë ka dështuar në trajtimin e rasteve të tilla, andaj paralajmëruan protesta masive.

You Might Also Like

Fituesi i lotarisë (80) financoi rrjetin më të madh të ilaçeve të falsifikuara në Mbretërinë e Bashkuar

Arrestohet personi i kërkuar nga INTERPOL-i për trafik narkotikësh

Vuçiq tregon pse Rusia nuk dëshironte tia shes Serbise kompanine NIS

Axhenda ndërkombëtare

Aksident në dalje të Gjakovës, vdes 81 vjeçari

TAGGED: #Gjykata Themelore Mitrovicë, #Protestë
Kosova Times July 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

“Dënime nën minimum”: Drejtësi që zvarritet, gra që vriten

Kosova Times Kosova Times April 17, 2024
Ndërsa e gjithë bota shikon nga Lindja e Mesme, diçka ka ndodhur në Ukrainë që kërcënon të ndryshojë të gjithë rrjedhën e luftës
Kryetari i Gjilanit: Sisteme ujësjellësi deri në fshatin e fundit
Smith rrëfen sfidat në gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së
Ministri gjerman: Me Vuçiqin në krye, Serbia nuk anëtarësohet në BE
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?