By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Skenarët e një zgjidhjeje të mundshme në Egje
October 30, 2025
Këto mbathje ortopedike ultra të rehatshme, po revolucionarizojnë jetën e përditshme të mijëra njerëzve
October 30, 2025
Raportuesja Speciale e OKB-së akuzon 63 vende per krimet ne Gaza, perfshire vendin e origjines se saj
October 30, 2025
Forcim bashkëpunimi me Gjermaninë në fushën e ekonomisë dhe energjisë
October 30, 2025
KEK triumfon në rastin e arbitrazhit ndaj KEDS-it dhe KESCO-s
October 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dialogu në nivel kryenegociatorësh: Përfundon takimi trepalësh në Bruksel
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Dialogu në nivel kryenegociatorësh: Përfundon takimi trepalësh në Bruksel
Ballina 1Lajme

Dialogu në nivel kryenegociatorësh: Përfundon takimi trepalësh në Bruksel

Kosova Times
Last updated: 2024/07/02 at 9:27 PM
Kosova Times Published July 2, 2024
Share
SHARE

Ka përfunduar një takim trepalësh mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, me të dërguarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, të martën vonë. Palët pritet të deklarohen për media rreth asaj çfarë u bisedua.

Paraprakisht, Lajçaku zhvilloi takime të ndara dypalëshe me Petkoviqin dhe Bislimin.

Takimi trepalësh filloi me vonesë, pasi bisedimet dypalëshe ndërmjet palës evropiane dhe asaj serbe zgjatën mbi dy orë, dyfish më gjatë sesa ishte planifikuar.

Më herët, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, paralajmëroi se në krye të agjendës së diskutimeve do të jetë zbatimi urgjent i Marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve.

Marrëveshja u arrit vitin e kaluar, por nuk u zbatua.

Ajo, mes tjerash, i kërkon Kosovës t’i ofrojë një nivel vetëmenaxhimi komunitetit serb, ndërsa Serbisë të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Për zbatimin e saj, javën e kaluar në Bruksel u thirrën edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Por, Kurti nxori disa kërkesa për vazhdimin e dialogut – përfshirë nënshkrimin e marrëveshjes dhe dorëzimin e Millan Radoiçiqit – që Vuçiq nuk i pranoi.

Radoiçiq mori përgjegjësinë për organizimin e një sulmi të armatosur në Kosovë – shtatorin e kaluar – ku mbeti i vrarë një polic.

Ai besohet se është i lirë në Serbi.

Pritjet që Bislimi dhe Petkoviq të dakordohen për ndonjë gjë, nuk janë të mëdha.

Disa runde bisedimesh mes tyre për ndalimin e dinarit serb në Kosovë, përfunduan në maj pa ndonjë marrëveshje.

Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është kusht për të dyja që të avancojnë në rrugën e integrimit evropian.

You Might Also Like

Forcim bashkëpunimi me Gjermaninë në fushën e ekonomisë dhe energjisë

KE: Masat hiqen, nëse në veri arrihet transfer i rregullt i qeverisjes

Rama: Kosova është një shtet në të drejtën e vet

Kurti takon zyrtarin e lartë belg, flasin për rrugën e Kosovës drejt BE-së

Presidentja Osmani fton për nesër në takim krerët e partive politike

TAGGED: #Besnik Bislimi, #Dialogu Kosovë - Serbi, #Miroslav Lajçak, #Petar Petkoviq
Kosova Times July 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Një delegacion i shqiptarëve nga Bujanoci, Medvegja dhe Presheva sot në Uashington

Kosova Times Kosova Times February 27, 2023
Marrëdhëniet Rusi-Izrael në dritën e luftës në Lindjen e Mesme
Shqiptaro-amerikanët në Miçigan dhe zgjedhjet presidenciale
Vdes aktivistja ruse për të drejtat e njeriut Galina Mikhaleva
Zelensky kërkon miliarda euro për mbrojtjen dhe rindërtimin e Ukrainës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?