By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Nostradamusi i shekullit të 21-të” zbuloi një profeci për vitin 2025: Do të zbulohen shumë sekrete botërore!
August 3, 2025
Horoskopi ditor për 3 gusht 2025
August 3, 2025
Bloomberg: Agjencitë perëndimore të inteligjencës vërejnë një rënie në numrin e operacioneve sabotuese ruse
August 2, 2025
Greta Thunberg në protestat në Sarajevë: E veshur me një bluzë “Neretva” dhe Lulen e Srebrenicës, ajo lexoi emrat e fëmijëve të vrarë në Gaza
August 2, 2025
Papa mbërrin me helikopter te besimtarët entuziastë në Romë
August 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shtyhet deri të paktën në shtator dhënia e dënimit për ish-presidentin Trump
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shtyhet deri të paktën në shtator dhënia e dënimit për ish-presidentin Trump
Rajon / Botë

Shtyhet deri të paktën në shtator dhënia e dënimit për ish-presidentin Trump

Kosova Times
Last updated: 2024/07/02 at 11:54 PM
Kosova Times Published July 2, 2024
Share
SHARE

Dhënia e dënimit për ish-presidentin Donald Trump për çështjen penale në lidhje me pagesat në Nju Jork është shtyrë deri të paktën në muajin shtator. Gjykatësi ra dakort të martën se do të shqyrtojë ndërkohë ndikimin e mundshëm të vendimit të Gjykatës së Lartë në lidhje me imunitetin presidencial.

Gjykata e Nju Jorkut pati caktuar fillimisht datën 11 korrik për të dhënë dënimin për ish-presidentin Trump për veprat penale në lidhje me falsifikimin e të dhënave të biznesit. Zoti Trump mohon të ketë bërë ndonjë shkelje.

Shtyrja do të bëhet për deri të paktën më 18 shtator, rreth një muaj pasi të jetë mbajtur Konventa Kombëtare Republikane, ku pritet që zoti Trump të marrë zyrtarisht emërimin si kandidat i kësaj partie për zgjedhjet presidenciale.

Ish-presidenti Donald Trump gjatë një aktiviteti elektoral më 18 qershor 2024
Ish-presidenti Donald Trump gjatë një aktiviteti elektoral më 18 qershor 2024

Nuk pati komente të menjëhershme nga ekipi elektoral i ish-presidentit Trump, apo nga prokurorët në Manhatan që ngritën çështjen penale.

Një vendim i Gjykatës së Lartë u dha të hënën imunitet të gjerë presidentëve amerikanë, duke ua kufizuar njëkohësisht prokurorëve shfrytëzimin e veprimeve zyrtare si evidencë për të provuar se një president amerikan mund të shkelur ligjin gjatë veprimtarisë së tij jozyrtare.

Disa orë pasi u dha vendimi i Gjykatës së Lartë, avokatët e ish-presidentit Trump kërkuan që gjykatësi i Nju Jorkut, Juan M. Merchan të lërë mënjanë vendimin për fajësinë të dhënë nga juria dhe të shtyjë dhënien e vendimit, ndërsa do të shqyrtojë se si vendimi i Gjykatës së Lartë mund të ndikojë tek çështja penale në Nju Jork.

Një skicë ku paraqitet gjykatësi Juan Merchan në sallën e gjyqit
Një skicë ku paraqitet gjykatësi Juan Merchan në sallën e gjyqit

Gjykatësi shkruajti se do të vendosë më 6 shtator dhe se dita më e afërme për dhënien e dënimit do të jetë 18 shtatori, “nëse do të vazhdojë të jetë e nevojshme”.

Në kërkesën e paraqitur të hënën, avokatët mbrojtës shprehen se prokurorët e Manhatanit patën vendosur “theks të madh paragjykues tek evidenca nga aktet zyrtare”, përfshirë postimet e ish-presidentit Trump në mediat sociale dhe dëshmitë për takimet në Zyrën Ovale.

Prokurorët thanë përpara se gjykatësi të jepte vendimin të martën se besonin se këto argumenta ishin “të pabaza”, por se nuk do të kundërshtonin shtyrjen e dhënies së dënimit për dy javë, ndërsa gjykatësi do ta shqyrtonte çështjen.

Ish-presidenti Trump u gjend fajtor më 30 maj për 34 akuza penale në lidhje me falsifikimin e të dhënave të biznesit, me qëllim fshehjen e një pagese prej 130 mijë dollarësh për të fituar heshtjen e një aktoreje të filmave pornografikë, Stormy Daniels, pak përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

Zonja Daniels pretendon se pati një marrëdhënie seksuale me zotin Trump në vitin 2006 pasi e takoi në një turne golfi në Lake Tahoe. Ish-presidenti Trump e ka mohuar vazhdimisht këtë pretendim dhe e tha këtë sërish gjatë debatit televiziv më 27 qershor me presidentin Joe Biden.

Prokurori i Manhatanit, Alvin Bragg
Prokurori i Manhatanit, Alvin Bragg

Prokurorët thanë se pagesa për zonjën Daniels ishte pjesë e një skeme më të gjerë për të blerë heshtjen e personave që mund të dilnin publikisht gjatë fushatës elektorale me histori turpëruese për marrëdhënie jashtëmartesore. Prokurorët thanë se ish-avokati i zotit Trump, Michael Cohen, i bëri pagesat për zonjën Daniels dhe se më vonë ai rimbursua nga zoti Trump, kompania e të cilit i regjistroi pagesat si shpenzime ligjore.

Falsifikimi i të dhënave të biznesit ndëshkohet me deri në katër vite burgim. Dënime të tjera mund të jenë dënimi me kusht, gjobë ose lirim me kusht që do të shoqërohej me kushtëzimin që ish-presidenti të mos bënte shkelje të mëtejshme. Zoti Trump është ish-presidenti i parë amerikan që u gjend fajtor për një vepër penale.

You Might Also Like

Bloomberg: Agjencitë perëndimore të inteligjencës vërejnë një rënie në numrin e operacioneve sabotuese ruse

Greta Thunberg në protestat në Sarajevë: E veshur me një bluzë “Neretva” dhe Lulen e Srebrenicës, ajo lexoi emrat e fëmijëve të vrarë në Gaza

Papa mbërrin me helikopter te besimtarët entuziastë në Romë

METEO – Japonia thyen rekordin e nxehtësisë që nga 1898-a

Punët e pista te Medvedev: E përdori luftën në Ukrainë për të rritur pasurinë e tij

TAGGED: #Donald Trump, #Gjykata e Lartë, #ShBA
Kosova Times July 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Pepe: Portugalia, ndër skuadrat më të mira me statistika

Kosova Times Kosova Times June 28, 2024
Wisner mesazh urimi Shqipërisë nga qendra të larmishme historike
Abdixhiku: Kujtim Shala për nënkryetar Kuvendi, Hykmete Bajrami shefe e GP
13 persona kanë humbur jetën nga zjarri në një shtëpi të të moshuarve në Kemerovë
Shpërthime të tmerrshme në Rusi, sulm me dron në një rafineri nafte…
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?