By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 qershor
June 28, 2025
Ukraina dhe Aleatët Nisin Prodhimin e Përbashkët të Armëve sipas Formatit Ramstein
June 27, 2025
Ukrainasit rrëzuam katër bombardues rusë Su-34
June 27, 2025
Orbán mund të humbasë të drejtën e votës në BE – Ohryzko
June 27, 2025
Dy vende afrikane bien dakord për paqe me ndërmjetësimin e SHBA-së
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mexhiti: Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut ka orientim evropian
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Mexhiti: Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut ka orientim evropian
Ballina 2Rajon / Botë

Mexhiti: Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut ka orientim evropian

Kosova Times
Last updated: 2024/07/03 at 10:53 PM
Kosova Times Published July 3, 2024
Share
SHARE

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe ministri i Ekologjisë, Izet Mexhiti në një intervistë për ‘RTK Prime’ ka folur për të ardhmen politike të përfaqësimit shqiptar në legjislaturën e re të shtetit fqinj. 

“Në Ministrinë e Punëve të Brendshme pritet të emërohet zëvendësministri shqiptar, do të ketë shqiptar edhe në pozitën e zëvendësdrejtorit në Agjencinë e Inteligjencës, ka dy-tre ndihmës. Në bashkëpunim me ndërkombëtarët, Agjencia e Inteligjencës që është në kuadër të kryetares së shtetit dhe Agjencioni kryesor për Inteligjencë, ka dhe do të ketë zëvendës shqiptarë. Deri në vit të ri, duhet të fuzionohet dhe minimumi zëvendësi i parë ose i dytë do të jetë shqiptarë”, ka premtuar Mexhiti.

Ai nuk ka dhënë detaje, por ka thënë se pritet që të ketë më shumë pozita për shqiptarët në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Emërimi si zëvendëskryeministër dhe ministër për Marrëdhënie mes Etniteteve i Ivan Stoilkoviqit, kryetarit të Partisë Demokratike të Serbëve,  i cili njihet si një nga njerëzit më të afërt të autoriteteve serbo-ruse për Maqedoninë e Veriut, ka qenë një nga temat e trajtuara në emision. Qëndrimet e Stoilkoviqit ndaj sulmit të Banjskës dhe emërimin si hero të terroristëve serb nuk kanë kaluar pa u përmendur.

“Në këtë çështje kemi qëndrime që na dallojnë në ekstrem, por për çështje të tjera, debate që kanë të bëjnë me programin e qeverisë do të bashkëpunojmë. Kjo ndodh edhe në Qeverinë e Kosovës, ku keni përfaqësues nga komuniteti serb që s’mund të jeni shumë të kënaqur me ta, por ata e kanë të drejtën ligjore dhe s’mund ta ndryshojmë. Megjithatë, ai nuk është faktor që mund ta pengojë bashkëpunimin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Përkundrazi mendoj se bashkëpunimi me Qeverinë e Kosovës do të jetë i shkëlqyeshëm dhe do të dinamizohet”, ka deklaruar Mexhiti, duke premtuar përshpejtimin e kryerjes së rrugës Shkup-Bllacë, si dhe përfshirjen e rrugës Tetovë-Prizren si prioritet qeveritar.

Mexhiti ka thënë se qeveria e re e Maqedonisë së Veriut e ka orientimin euro – atlantik.

“Jashtë asaj që ka qenë në fushata zgjedhore, kjo Qeveri ka orientimin e pastër evropian dhe konform kësaj lufton edhe për këto parime, për ta rikthyer shtetit ligjor, luftimin e korrupsionit, për ta lëvizur vendin drejt integrimeve evropiane”, ka thënë Mexhiti.

Sa i përket akuzave të opozitës shqiptare se VLEN nuk përfaqëson shumicën shqiptare, ai ka thënë se kanë legjitimitet të plotë sepse kanë qenë koalicioni i vetëm me parti shqiptare dhe se në ekzekutiv përfaqësojnë shqiptarët me 30 përqind.

“Ne e kemi kryetar të parlamentit Afrim Gashin dhe kjo shkon pastaj në formë piramide deri në dikasteret tjera. Nëse i marrim numrat në parlament, kjo mund të jetë marrëveshja më e suksesshme në këtë relacion të numrave.  Shumë më e dobët ka qenë marrëveshja kur VMRO/DPMNE apo LSDM kanë pasur numra afër shumicës dhe partnerët shqiptarët kanë hyrë me marrëveshje tepër më të dobëta, të mos them simbolike. Këtu mundohen të bëjnë krahasime me katër vitet e kaluara, të një qeverie që katër vite ka luftuar për të mbijetuar për të pasur 61 deputetë. Shembull partia Alternativa është pjesë e VLEN-it dhe në një moment me tre deputetë ia kanë ofruar tri ministri, që ka qenë situatë e jashtëzakonshme. Unë jam për të bërë krahasime, por krahasimet duhet të jenë reale, për të parë forcën brenda parlamentit dhe për të parë masandej si ka reflektuar në ekzekutiv”, tha ai.

Në legjislaturën e re të udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski, shqiptarët përfaqësohen nga koalicioni VLEN. Nga ky koalicion i përbërë nga katër parti, shqiptarët kanë marrë drejtimin e gjashtë ministrive dhe shtatë emërime në pozitën e zëvendësministrave.

You Might Also Like

Ukraina dhe Aleatët Nisin Prodhimin e Përbashkët të Armëve sipas Formatit Ramstein

Ukrainasit rrëzuam katër bombardues rusë Su-34

Orbán mund të humbasë të drejtën e votës në BE – Ohryzko

Dy vende afrikane bien dakord për paqe me ndërmjetësimin e SHBA-së

Ja arsyet pse Trump po i zgjat sanksionet kundër politikanëve ne rajon

TAGGED: #Izet Mexhiti, #Orientim evropian, #Qeveria e Maqedonisë së Veriut
Kosova Times July 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Milan dhe Roma ndajnë pikët në kryederbin italian

Kosova Times Kosova Times December 29, 2024
Ministri Vitia tregon për gjendjen shëndetësore të minatorëve të lënduar nga rrjedhja e acidit sulfurik
Dreka në 30 minuta: Recetë për patëllxhan të skuqur të shijshëm me mish të grirë
Podujeva dhe SShKUK-ja nënshkruan marrëveshje për objektin e Poliklinikës Specialistike
Rusët mund të votojnë në Tiranë e Shkup, në Kosovë ka gjasa për votim online
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?