By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shtëpia e Pierre Cardin në Côte d’Azur është aq e mirë sa hyri në tekstet shkollore të arkitekturës
December 14, 2025
30 Vjet Pas Daytonit – Mësime për Sot
December 14, 2025
Ukraina pret përgjigjen e SHBA-së për propozimin e fundit të paqes të Kievit, ndërsa Zelensky fillon takimet diplomatike në Berlin
December 14, 2025
UGSH, dega SHBA. Nderohen gazetarë të shquar shqiptaro-amerikanë
December 14, 2025
Ju tregoj unë: Ja si erdhi deri te shkatërrimi i organizimit të brendshëm të UÇK-së dhe LPK-së (1998–1999)
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dalin në shitje biletat e koncertit ‘Rame Lahaj & Friends’
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Dalin në shitje biletat e koncertit ‘Rame Lahaj & Friends’
Lajme

Dalin në shitje biletat e koncertit ‘Rame Lahaj & Friends’

Kosova Times
Last updated: 2024/07/04 at 8:17 PM
Kosova Times Published July 4, 2024
Share
SHARE

Kanë dalë në shitje biletat për gala koncertin “Rame Lahaj & Friends” me “Tre tenorët” në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, e cila do të mbahet më 2 gusht.

Biletat mund të sigurohen me rezervime digjitale (https://www.rave-travel.com/tickets-en.nspx?eventid=2733)  ose në pikat e shitjes në Pejë, Prizren e Prishtinë.

“Në skenën e ngritur në zemër të kryeqytetit tenori kosovar i skenave botërore, Ramë Lahaj do të shoqërohet nga Charles Castronovo, i njohur ndërkombëtarisht si një nga tenorët më të mirë të brezit të tij, si dhe Murat Karahan, yll i njohur i operas, i njohur për repertorin e larmishëm me mbi 50 role kryesore në gjithë botën, i vlerësuar si ‘Artisti më i Suksesshëm Operistik i Vitit”, njoftojnë organizatorët për mbrëmjen kryesore të edicionit të katërt të festivalit.

Tre tenorët do të shoqërohen në skenë nga Orkestra e Operas së Kosovës, udhëhequr nga Maestro Sascha Goetzel, dirigjenti i mirënjohur për bashkëpunimet me orkestra prestigjioze në gjithë botën.

Edicioni i katërt i RLIOF i cili do të mbahet mes datave 21 korrik dhe 2 gusht, do të përfshijë organizimin e ekspozitës, masterklasës dhe pesë mbrëmje muzikore.

Festivali do të hapet me mbrëmjen “Nexhmije Pagarusha” dedikuar muzikës shqipe. Pjesë e programit janë edhe mbrëmjet muzikore “Opera Night”, “Ensemble Evening” dhe “New Generation”.  Sipas njoftimit të RLIOF, ky edicion është i frymëzuar nga kujtimet e tenorit Ramë Lahaj, i rritur me këngët e njohura të muzikës shqipe, të cilat i këndonte nën urimin e nënës ‘T’knoft zemra’. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Ekspozita `Shtëpi` hapet sonte në Galerinë Kombëtare

“Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës” shfaqet në Ferizaj dhe Prishtinë

UNESCO njeh zyrtarisht lahutën shqiptare

Kori i Filharmonisë së Kosovës në programin “Arti në shkolla”

Pensionohet ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri

TAGGED: #Biletat, #Koncert, #Rame Lahaj & Friends
Kosova Times July 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Hedhet poshtë ankesa Kurteshit dhe Krasniqit, kundër vendimit të PZAP-së

Kosova Times Kosova Times August 29, 2025
Waltz: Trump i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës
Një burrë dhe një grua janë përleshur në një apartament në Zagreb. Ajo u plagos rëndë, ndërsa ai u plagos lehtë
Abdixhiku: Hajdaraj patriot i orëve më të rënda të vendit tonë
Ndalohet lëvizja e automjeteve mbi 15 tonë nga ora 11:00 deri në 17:00
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?