By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Finlandës në Kosovë
September 1, 2025
Kreu i Shtabit të Përgjithshëm Rus shpalos planin për ta ndarë Ukrainën nga Deti i Zi
September 1, 2025
MPJ për deklaratat e Putinit në SCO: Ai po humb gradualisht aftësitë e tij në gënjeshtra
September 1, 2025
Shërbimet speciale ruse mund të jenë të përfshira në organizimin e vrasjes së Parubiy
September 1, 2025
IKSHPK e KRU Prishtina njoftojnë për rritje të manganit në ujë nga Badoci
September 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kush është kryeministri i ri britanik, Keir Starmer?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Kush është kryeministri i ri britanik, Keir Starmer?
Ballina 2Rajon / Botë

Kush është kryeministri i ri britanik, Keir Starmer?

Kosova Times
Last updated: 2024/07/05 at 3:54 PM
Kosova Times Published July 5, 2024
Share
SHARE

Associated Press

Për dikë që shpesh është përqeshur si i ngathët, Keir Starmer, e ka korrur një fitore të jashtëzakonshme në zgjedhjet parlamentare.

Starmer e udhëhoqi Partinë Laburiste drejt triumfit bindës në zgjedhje, dhe të premten u bë kryeministër i ri i Britanisë së Madhe. Ai është lideri i parë nga partia e qendrës së majtë që fiton zgjedhje në Britani pas Tony Blairit, i cili i fitoi tri palë zgjedhje radhazi duke nisur më 1997.

Ky është ndryshimi i madh më i fundit për një burrë i cili kaloi nga një avokat për të drejtat e njeriut në prokuror realist dhe nga një radikal i ri në një pragmatist të moshës mesatare.

Sikurse Blair, i cili e ndryshoi partinë si “Laburistja e Re” në vitet e ’90-ta, edhe 61-vjeçari Starmer e udhëhoqi Partinë Laburiste drejt fitores kundër Partisë Konservatore të Rishi Sunakut në zgjedhjet e së enjtes.

Ai fitoi duke iu premtuar votuesve ndryshim, por edhe qetësi, duke u zotuar se do të sjellë qëndrueshmëri në jetën publike dhe se do ta nxjerrë Britaninë në “dritë”, pas 14 vjetëve rrëmujë nën udhëheqjen e konservatorëve.

“Njerëzit e shikojnë Starmerin dhe në të e shohin një njeri shumë të qëndrueshëm, i cili është qartazi shumë i aftë në jetën e tij profesionale”, tha Douglas Beattie, autor i librit “Si fiton Laburistja (dhe pse humb]”.

“Mendoj se njerëzit e duan këtë kujdes, ata e duan këtë qëndrueshmëri”, shtoi ai.

Ish-kryeprokuror i Anglisë dhe i Uellsit, Starmer shpesh është tallur si “avokat majtist nga Londra” nga konservatorët. Ai u nderua me titullin “Sir” për shkak të rolit të tij udhëheqës në Prokurorinë Publike në Angli dhe Uells. Kundërshtarëve u pëlqen ta përdorin titullin e tij Sir Keir Starmer, për ta portretizuar atë si elitë dhe të paqasshëm.

Starmer parapëlqen t’i vërë në pah rrënjët e tij modeste. Ai e dashuron futbollin – ende luan këtë lojë në fundjavë – dhe nuk i pëlqen asgjë më shumë sesa ta shikojë klubin e Premierligës angleze, Arsenal, duke pirë birrë në kafenenë lokale.

Ai dhe bashkëshortja e tij Victoria, e cila punon në shëndetësi, i kanë dy fëmijë adoleshentë, të cilët duan t’i mbajnë larg syrit të publikut.

Gjatë fushatës ai me kokëfortësi ngurroi ta shfaqte personalitetin e tij, duke thënë në një intervistë për Guardian se nuk e mbante në mend nëse kishte ëndrra të fëmijërisë, nuk kishte roman të parapëlqyer e as as nuk kishte pasur frika gjatë fëmijërisë.

Kur ai tregoi gjëra personale, se shpresonte t’i bënte mbrëmjet e së premtes kohë për të kaluar me familjen – gruaja e tij është hebraike dhe darka Shabbat e së premtes është traditë familjare – konservatorët e përdorën këtë kundër tij, duke pretenduar se Starmer synonte të bëhej kryeministër me gjysmë orar.

I lindur më 1963, Starmer është i biri i një veglabërësi dhe një infermiereje, të cilët e pagëzuan me emrin e Keir Hardie, liderit të parë të Partisë Laburiste. Ai u rrit në një shtëpi jo të pasur në një qytezë të vogël në afërsi të Londrës.

“Ishin kohë të vështira”, tha ai gjatë një fjalimi kur e nisi fushatën zgjedhore.

“E di se çfarë do të thotë inflacioni i pakontrolluar, se si rritja e kostos së jetesës ju bën t’ia keni frikën postierit kur e shihni duke ardhur rrugës: ‘A po na e sjell edhe një faturë që nuk mund ta përballojmë’”, tha ai.

Ai ishte anëtari i parë i familjes së tij që shkoi në kolegj, ku studioi juridikun në Universitetin e Leeds dhe në Oksford. Si avokat, ai mori raste të lirive civile, përfshirë rastin e “McLibel Two”, aktivistëve të gjelbër të cilët u paditën nga McDonald për shpërndarjen e fletushkave ku thuhej se ky restorant shet ushqim të pashëndetshëm.

Rastet e tilla shpesh krijonin mosmarrëveshje mes tij dhe qeverive të të dyja partive, Laburiste dhe Konservatore, prandaj ndryshimi i tij për t’u bërë kryetar i Prokurorisë më 2008 i befasoi disa kolegë të tij. Por, gjatë pesë vjetëve në këtë punë, ai fitoi reputacion si një drejtor i zellshëm dhe i fuqishëm i prokurorive publike.

Starmer ishte anëtar i ekipit ligjor që përfaqësonte Kroacinë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) në një mosmarrëveshje me Serbinë në një padi të ndërsjellë për gjenocid në konfliktet e viteve ’90.

Gjykata hodhi poshtë paditë e ndërsjella – vendimi vërtetoi se nuk kishte gjenocid kundër kroatëve apo serbëve në Kroaci.

Starmer u fut në politikë në të 50-at e tij dhe u zgjodh në Parlament më 2015. Ai shpesh kishte mospajtime me liderin e partisë, Jeremy Corbyn, saqë në një çast dha dorëheqje nga ekipi kryesor i partisë për shkak të mosmarrëveshjeve. Megjithatë, më vonë ai pranoi të shërbejë si zëdhënës i Partisë Laburiste për Brexit nën udhëheqjen e Corbynit.

Pasi nën udhëheqjen e Corbyn Partia Laburiste pësoi disfata në zgjedhjet e viteve 2017 dhe 2019, laburistët e zgjodhën Starmerin si udhëheqës të ri për ta rindërtuar partinë.

Starmer vendosi disiplinë parti, e cila kishte reputacion të njohur për ndarje të brendshme, i hoqi disa prej politikave socialiste të Corbyn dhe kërkoi falje për antisemitizëm, pasi një hetim i brendshëm gjeti se ishte lejuar përhapja e antisemitizmi nën udhëheqjen e Corbyn.

Starmer premtoi “një ndryshim kulture në Partinë Laburiste”.

Starmer u ka premtuar votuesve se qeveria laburiste mund ta zbutë krizën kronike të banimit dhe se mund t’i rregullojë shërbimet publike, posaçërisht shërbimet e dobët shëndetësore – por pa vendosur rritje tatimore dhe pa e rritur borxhin publik.

“Derisa nuk mendoj se dikush është posaçërisht i ngazëllyer për Keir Starmer, mendoj se ai ka bërë punë të mirë për ta paraqitur veten si një njeri i rritur dhe kompetent, i cili është në gjendje të kthejë qeverinë aty ku e ka vendin”, tha Lise Butler, ligjëruese e lartë e historisë moderne në Universitetin e Qytetit në Londër.

Starmer do të përballet me trysni për t’i përmbushur zotimet shpejt.

Ai ishte kundërshtar i fuqishëm i vendimit të Britanisë për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, por tani thotë se qeveria laburiste nuk do të kërkojë ta ndryshojë këtë vendim, që është zhgënjim tjetër për shumë njerëz në partinë e tij.

“Shumë njerëz nga krahu i majtë do të akuzojnë atë se i ka zhgënjyer, se i ka tradhtuar parimet socialiste. Dhe shumë njerëz nga krahu i djathtë do ta akuzojnë atë për ndryshim politikash”, tha tim Bale, profesor i politikës në Universitetin Queen Mary në Londër.

“Por, nëse kjo është ajo që nevojitet për të fituar, atëherë mendoj se kjo tregon diçka për karakterin e Starmerit. Ai do të bëjë çfarëdo që nevojitet, dhe ka bërë çfarëdo që i duhej, për ta marrë qeverinë”, shtoi ai.

You Might Also Like

Kreu i Shtabit të Përgjithshëm Rus shpalos planin për ta ndarë Ukrainën nga Deti i Zi

MPJ për deklaratat e Putinit në SCO: Ai po humb gradualisht aftësitë e tij në gënjeshtra

Shërbimet speciale ruse mund të jenë të përfshira në organizimin e vrasjes së Parubiy

Greta Thunberg dështon sërish të arrijë në Gaza nga deti. Flotilja e aktivistëve kthehet në port për shkak të motit të keq

“Koalicioni i të vullnetshmëve” po takohet, Zelensky po mbërrin. Ky është plani

TAGGED: #Britani, #Keir Starmer, #Kryeministër
Kosova Times July 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Ajeti premton më të mirën në Evropian: Jemi gati

Kosova Times Kosova Times June 11, 2024
Vuçiq: Sanksionet ndaj Vulinit janë përgjegjësi e imja
Lobistët për sanksione vlerësuan humbjet e Rusisë nga futja e tyre në 7 miliardë dollarë në muaj
Sulmet hibride ruse po bëhen më të shpeshta dhe më agresive në të gjithë Evropën. Një raport i ri investigativ zbulon strategjitë dhe aktorët pas këtyre operacioneve. Një raport i ri nga Rrjeti i Gazetarisë Investigative të EBU-së zbulon përmasat e sulmeve hibride ruse në Evropë, duke përfshirë përdorimin e ‘agjentëve të disponueshëm’ të rekrutuar përmes mediave sociale. Këta individë janë angazhuar në sulme kibernetike, zjarrvënie, vandalizëm, sabotazh dhe fushata ndikimi gjatë zgjedhjeve në shtete të ndryshme evropiane. Hetimi evidenton mbi 60 operacione të konfirmuara ose të dyshuara si vepra të operativëve rusë, të cilat synojnë jo vetëm dëmtime fizike, por edhe krijimin e konfuzionit, frikës dhe mosbesimit te publiku. Bazuar në intervista me 20 zyrtarë të qeverisë, inteligjencës dhe ushtrisë nga nëntë vende, raporti tregon një përshkallëzim të këtyre sulmeve, të cilat po bëhen gjithnjë e më të guximshme dhe të shpeshta. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, thekson rëndësinë e këtij kërcënimi: “Kjo është lufta që zhvillohet në hije. Duhet ta kuptojmë se këto sulme nuk prekin vetëm vendet kufitare me Rusinë, por gjithë Evropën.” Për pesë muaj, gazetarët investigativë të EBU-së dhe të nëntë mediave publike partnere analizuan rreth 80 incidente të lidhura me aktorë rusë që nga fillimi i vitit 2024. Në këtë studim nuk janë përfshirë rastet e spiunazhit tradicional nga agjentë të trajnuar apo raportime nga burime të paqarta. Doktrina sovjetike e luftës hibride është përshtatur në epokën digjitale. Me një numër të reduktuar agjentësh me përvojë në terren, Rusia po mbështetet gjithnjë e më shumë te operativët me nivel të ulët, të rekrutuar dhe udhëzuar përmes internetit. Objektivat e këtyre sulmeve përfshijnë sabotimin e infrastrukturës civile dhe ushtarake, vandalizmin, zjarrvënien, sulmet kibernetike dhe fushatat endikimit, duke përfshirë ndërhyrjet zgjedhore. Raporti përfshin mbi 20 intervista me zyrtarë të qeverisë, sigurisë dhe ushtrisë, të realizuara nga gazetarë të 10 mediave anëtare të EBU-së.
Sky News Arabia: Hamasi shpreh gatishmërinë për t’ia dorëzuar Rripin e Gazës Autoritetit Palestinez
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?