By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet
January 9, 2026
VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”
January 9, 2026
Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
January 9, 2026
Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau
January 9, 2026
Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vuthaj, perla e harruar që po rilind falë investimeve të Diasporës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Vuthaj, perla e harruar që po rilind falë investimeve të Diasporës
Ballina 2Rajon / Botë

Vuthaj, perla e harruar që po rilind falë investimeve të Diasporës

Kosova Times
Last updated: 2024/07/06 at 10:51 PM
Kosova Times Published July 6, 2024
Share
SHARE

Fshati Vuthaj është një vend mjaft i bukur, por që fatkeqësisht dita-ditës po zbrazet. Madje, ata pak banorë që kanë mbetur, thonë se tash e thuajse e 50 vjet autoritetet malaziase nuk kanë investuar dot në këtë fshat. Por, shpresat janë ngjallur nga diaspora, e cila ka nisur të lëvizë me investime në këtë vend që mbledh turistë nga shumë vende.

Idriz Sokoli tash rreth të 80-tave me nostalgji e kujton kohën e shkuar dhe ditët e paharruara në vendlindjen e tij Vuthaj e Gucisë, në këtë perlë që të lë pa frymë, kur fshati ishte i mbushur plot jetë me malësore e malësor të të gjitha moshave.

“Jeta këtu është ken e bukur, n’daq me burrni, n’daq me sojni, me qika e me djem. N’daq me bari, me bujari e tana t’mirat i kemi pas. E havale s’kem pas, një grua me ardhë ka folë me ty t’ka thanë a je etshëm, a je lodhë a mos po do ujë, e ka hjekë burinë prej krahu e ta ka dhanë ujin”, tha ai.

Po bëhen gati 50 vjet dhe në këtë pjesë të Malësisë nuk është investuar asgjë thonë ata pak banorë që i kanë mbetur besnik vatrave të tyre shekullore. Kjo ka bërë që banorët vazhdimisht të shpërngulën nga fshati thonë ata.

“Shembulli më i mirë për këtë është se kemi një rrugë të shtruar para 45 viteve, nuk është investuar asnjë sen. Mirëpo për fat të keq as kapitali privat nuk ka depërtuar që të na ndihmojë të punësohen të rinjt dhe mos të shpërngulën sepse kështu po e lëmë një fshat të cilin e kanë mbajt me mundime të mëdha gjyshërit tonë”, tha Sefë Dedushaj.

“Fatkeqësisht kanë mbet pak se vend ma të bukur s’ka. Këtu është vend patriotik, heroik, ky katund ka dhanë gjithçka”, tha Ismet Dedushaj.

“3/4 e popullsisë shqiptare tani janë jashtë këtij trolli këtu. Por ishte një fat i madh, Kosova ishte djepi i edukatës sonë atdhetare. Ne të rinjtë jo vetëm që ishim të mirëpritur në institucionet shkollore në qendrat kryesore duke filluar nga Peja, Gjakova, Prizreni Prishtina, Ferizaj, Mitrovica sepse këtu nuk kemi guxuar ta manifestojmë dashurinë për atdheun për pjesën e ndarë të atdheut për pjesën e ndarë të atdheut. Fatmirësisht i bartën me veti, nuk e harruan këtë truall, nderin burrërinë, besnikërinë, por mbi të gjitha dashurinë për atdheun”, tha Binak Ulaj.

Nga dashuria e madhe për vendlindje ne vijmë së paku tri herë gjatë vitit thonë vëllezërit Dedushaj të cilët migruan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që në vitet e 70-ta. Kohëve të fundit ata përfundimisht janë duke e menduar kthimin në vendlindje. Madje tashmë i kanë bërë edhe investimet e para.

“Jemi të lidhur me këtë vend, kemi mjaft dëshirë me ardhë edhe kemi ba një investim që sado pak me e ngjallë këtë vend këtu. U kemi dhanë mundësi edhe tjerëve në qoftëse duan me bë investim se rruga së paku 150 mijë euro na ka kushtuar vitin e kaluar sepse turizmi malor këtu është shumë në zhvillim e sipër. Fshati Vuthaj llogaritet si qendra kryesore për Mal të Zi sa i përket turizmit malor. Vijnë nga Deçani, nga pjesa këtej e Shqipërisë meqë këtu Valbona është shumë afër edhe vazhdojnë në anën tjetër për Theth”, tha Shaban Dedushaj.

Me potencialet e mëdha për zhvillimin e turizmit malor, me monumentet kulturore dhe trashëgimore që ka si Syri i kaltër dhe krojet e Ali Pashës, fshati Vuthaj, gjithnjë e më shumë po shndërrohet në zonë të preferuar turistike për vizitorë nga e gjithë bota.

You Might Also Like

VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet

VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”

Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau

Shikoni çfarë gjetën ukrainasit në vendin e rrëzimit të Oreshnikut

“Aeroplani i Ditës së Gjykimit” është kapur mbi Los Angeles

TAGGED: #Diaposra, #Investime, #Perla e harruar, #Vuthaj
Kosova Times July 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Michael Steiner: Serbia të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale

Kosova Times Kosova Times April 13, 2023
Përurohen shtigje të reja të vrapimit dhe ecjes në Gërmi dhe Gollak
VIDEO: Forcat speciale ukrainase sulmojnë pas vijave të armikut: “Ne vramë 334 rusë”
Qeveria me pako të re mbështetëse për komunitetet jo-shumicë
Serbia në fushatë kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?