By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Alaska nuk duhet të bëhet Jalta e re” Reagimet e para ndaj takimit të ardhshëm midis Trump dhe Putin
August 9, 2025
The Insider: Shërbimet speciale ruse arrestuan në Dubai ish-kreun e kompanisë “VEB-Leasing”, i cili ishte fshehur për gati 10 vjet
August 9, 2025
Irani kërcënon për korridorin e Zangezurit midis Azerbajxhanit: Do të bëhet ‘varrezë për “mercenarët” e Trump
August 9, 2025
WSJ: Ukraina dhe Evropa paraqesin planin e tyre të paqes: së pari një armëpushim, vetëm shkëmbim i ndërsjellë i territoreve
August 9, 2025
Rusia po humbet kontrollin e saj rajonal
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hoti: Kosova po bëhet atraktive për turistët ndërkombëtar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Turizëm > Hoti: Kosova po bëhet atraktive për turistët ndërkombëtar
Ballina 1Turizëm

Hoti: Kosova po bëhet atraktive për turistët ndërkombëtar

Kosova Times
Last updated: 2024/07/07 at 10:42 AM
Kosova Times Published July 7, 2024
Share
SHARE

Kosova e ka përmbyllur vitin 2023 me një rritje mbresëlënëse të numrit të turistëve, duke regjistruar një rritje prej 28.6 përqind. Ky trend pozitiv, sipas drejtorit ekzekutiv të Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti, ka vazhduar edhe në fillim të vitit 2024, ku në janar dhe shkurt është shënuar një rritje mbi 50.8 përqind.

Kosova e ka përmbyllur vitin 2023 me një rritje mbresëlënëse të numrit të turistëve, duke regjistruar një rritje prej 28.6 përqind. Ky trend pozitiv, sipas drejtorit ekzekutiv të Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti, ka vazhduar edhe në fillim të vitit 2024, ku në janar dhe shkurt është shënuar një rritje mbi 50.8 përqind. E muaji i fundit, sipas tij, ka treguar një rritje të mëtejshme prej 22.4 përqind të turistëve ndërkombëtar.

Hoti thotë se ky sukses reflekton përpjekjet e tyre të vazhdueshme për përfshirjen e Kosovës në paketat turistike ballkanike dhe evropiane.

“E veçanta e kësaj është rritja e netëqëndrimeve, pra vizitorët tashmë kanë filluar të qëndrojnë në vendin tonë. Kosova nuk është më thjesht një rrugë transiti, por është bërë një destinacion atraktiv turistik”, theksoi Hoti në një intervistë në “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK.

Ai tutje ka thënë se Prishtina po shndërrohet në një destinacion tërheqës për turistët falë numrit të shtuar të aktiviteteve dhe atraksioneve.

“Gjatë vikendeve por edhe gjatë javës, kryeqyteti ofron një varg të gjerë aktivitetesh për vizitorët dhe kjo ka ndikuar në rritjen e numrit të vizitorëve”, shtoi ai.

Ndër atraksionet kryesore në Prishtinë për vizitorët sipas Hotit janë Muzeu i Kosovës, xhamitë historike, Biblioteka Kombëtare, Katedralja, Newborn, sheshi Zahir Pajaziti dhe Parku i Gërmisë. Prishtina po ashtu sips tij njihet për jetën e natës, duke ofruar një përvojë të gjallë dhe dinamike për turistët.

Tutje ai ka bërë të ditur se turistët që vizitojnë Kosovën vijnë nga një varg vendesh, varësisht nga sezoni.

“Gjatë muajve të parë të vitit, Kosova ka pritur grupe turistike nga Shqipëria, ndërsa tani ka një rritje të vizitorëve nga Gjermania, Franca, Zvicra, Anglia dhe shtetet aziatike. Po ashtu, shumë turistë që kanë Shqipërinë si destinacion kryesor gjatë verës, e përfshijnë edhe Kosovën në itinerarin e tyre”, theksoi Hoti.

Megjithatë, Hoti vuri në dukje edhe mungesën e një Zyre Informative të Turizmit në kryeqytet, e që sipas tij është një nga kërkesat urgjente të cilat duhet të realizohet nga Komuna e Prishtinës. Sipas Hotit, kjo pikë është kyçe për ofrimin e informacioneve rreth atraksioneve, akomodimit dhe kërkesave të tjera që kanë turistët.

You Might Also Like

Osmani: Kosova është krenare që qëndron krah për krah me SHBA

BE: Përmbajuni vendimit të Gjykatës Kushtetuese, gjeni kompromis

Si po zhvillohen mashtrimet dixhitale në industrinë e ushqimit dhe hotelerisë?

Një luginë e jashtëzakonshme zvicerane me 72 ujëvara

Hasani: Dispozitivi i Kushtetueses i qartë, por me dy defekte

TAGGED: #Baki Hoti, #Kosova, #Turizmi
Kosova Times July 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Bujqësi

10 vjet “Hardh Fest”, nesër nis Festa e Vjeljes së Rrushit

Kosova Times Kosova Times September 5, 2024
Kush është Aleksander Meçetin që anashkaloi sanksionet perëndimore dhe filloi një biznes në Mal të Zi?
Plenkoviq: Mali i Zi duhet të merret me problemet e veta
Netanyhau: Ne do të marrim hak, por lufta “do të marrë kohë”
Atentatori i kryeministrit sllovak u deklarua fajtor në gjykatë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?