By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Agjencia e Emergjencave: Situata nga vërshimet e rëndë, por pa humbje jete
January 10, 2026
IHMK: Gjendje e rënduar hidrometeorologjike si pasojë e reshjeve intensive
January 10, 2026
Haradinaj: Fondet emergjente të ndahen pa vonesë pas vërshimeve në Kosovë
January 10, 2026
Kurti: Liria e Kosovës është edhe fryt i qëndresës morale të klerit katolik
January 10, 2026
Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Fluturat”, historia e 21 grave shqiptare që jetuan në internim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > “Fluturat”, historia e 21 grave shqiptare që jetuan në internim
Ballina 2Rajon / Botë

“Fluturat”, historia e 21 grave shqiptare që jetuan në internim

Kosova Times
Last updated: 2022/11/12 at 10:03 PM
Kosova Times Published November 12, 2022
Share
SHARE

Regjisori shqiptar Bujar Alimani, po sjell për publikun shqiptaro-amerikan filmin e tij të fundit “Fluturat”, një dokumentar me historitë e 21 grave që kanë lindur e janë rritur në kampet e internimit në Gradishtë të Lushnjës. Regjisori Alimani thotë se synon të konkurrojë në festivalin e filmit në Los Anxheles, që zhvillohet në pranverë të vitit të ardhshëm. Në një bisedë me kolegen Klementina Cenkollari, regjisori Bujar Alimani thotë se shteti shqiptar dështoi t’i kërkonte ndjesë publike shtresës së ish të përndjekurve, ndërsa jo vetëm politika, por edhe vetë artistët, kanë bërë pak të mos harruar pasojat e diktaturës.

Filmi dokumentar “Fluturat” i cili sjell historinë, rrëfimet dhe përjetimet e 21 grave që kanë lindur e janë rritur në kampet e internimit në Gradishtë të Lushnjës, do të shfaqet këtë fundjavë në Universitetin e Harvardit.

Regjisori Bujar Alimani i ka takuar në Shqipëri, ShBA, Francë, Itali e Kanada këto gra, që ai ka quajtur “Fluturat”, duke sjellë përmes historive të tyre, historinë e mijëra shqiptarëve që vuajtën nën regjimin komunist.

“Në këtë dokumentar kam provuar për herë të parë, atë prekjen e pulsit të së vërtetës. Historitë ishin kaq tronditëse, kaq të vërteta, por kaq të mbushura me emocion dhe paralelisht të mbushura me kaq dritë nga njerëz që tanimë ia kanë dalë, e kanë kaluar atë pjesë e jetojnë në të gjithë botën me shumë dinjitet”.

Regjisori Alimani thotë për Zërin e Amerikës se beson se filmi ndihmon në sensibilizimin e ndërgjegjes kombëtare mbi regjimin komunist, ndërsa për të huajt, për t’u njohur me këtë pjesë të hidhur të atij realiteti.

“Të merresh me ndërgjegjen kombëtare në radhë të parë tënden dhe më pas të bashkatdhetarëve të tu, është një gjë jashtëzakonisht e madhe. Nëse shqiptarët do të gjejnë copëza të vetvetes, copëza të bashkëvuajtësve në sistemin komunist totalitar, të tjerët do njohin një copë Shqipërie që nuk e kanë njohur, një copë Shqipërie që ka qenë e mjegulluar, nën errësirë, ose nën etiketën se Shqipëria ka qenë në komunizëm nga 1945 deri 1990, por se çfarë ka ndodhur brenda këtij segmenti, është shumë e vështirë që një i huaj të hyjë”.

Në Lushnje, në Myzeqe dhe fshatrat përreth, u dërguan rreth 90 për qind e të gjithë të internuarve politikë në shkallë vendi.

Disa prej grave u kthyen në Gradishtë për herë të parë, që nga rënia e sistemit komunist, për xhirimin e filmit. Megjithatë, regjisori thotë se rrëfimet në dokumentar kanë qetësuar disi ndërgjegjet e tyre të lënduara nga ato që kanë kaluar.

Zëri i Amerikës: Mendoni ju se është bërë sa duhet për këtë kategori, që është dënuar vetëm sepse mendonte ndryshe?

“Jo nuk mendoj. Mendoj se është bërë shumë shumë pak. Mendoj se ata kanë marrë vetëm thërrime, përderisa i mungoi një ndjesë, nga Parlamenti i Shqipërisë. Publikisht, shteti shqiptar duhet t’i kishte kërkuar të falur gjithë kësaj shtrese, për të gjithë ato që ka bërë shteti i mëparshëm, Kjo nuk u krye kurrë. Janë krijuar disa institute, disa formacione të cilat përpiqen të bëjnë gjëra, por nuk mendoj se shteti shqiptar dhe Shqipëria kanë bërë shumë për këtë pjesë. Këtu nuk flitet për gjëra materiale, që ia morën vazhdimisht dhe sistematiksiht për 45 vjet. Këtu flitet për ndjesë morale. Flitet për një rivendosje të gjerave atje ku duhen. Akoma edhe arti nuk ka bërë aq sa duhet”.

Krahas qindra burgimeve dhe pushkatimeve me gjyq e pa gjyq, diktatura internoi mijëra persona të të gjithë moshave për shkak të mosbindjes së tyre ndaj regjimit komunist.

Teksa gjykon se as arti nuk ka bërë sa duhet që shoqëria të mos harrojë pasojat e sistemit, regjisori Alimani zbulon se ka po punon për një projekt tjetër për këtë temë.

“Mendova se duhet të nxitoj që të xhirojë prindërit e tyre, këtë pjesë të moshës së fundit, e cila është në fakt dëshmia, dëshmitarët më të gjallë të atyre që kanë pësuar këto familje. Me 20 prej tyre, xhirimet i kam bërë në Shqipëri, Nju Jork dhe Ohajo, do mund të ndërtoj një pjesë të dytë me të moshuarit e internimeve dhe persekutimeve. Këtu synon dhe sjellja e tyre, edhe udhëtimi i të gjithëve së bashku në Muzeun e Viktimave të Komunizmit në Uashington”.

You Might Also Like

Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin

Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?

Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë

Bill Gates i dhuron 8 miliardë dollarë ish-gruas për fondacionin më të madh bamirës në botë

Tërmeti 5.1 ballë godet Kalabrinë, ndjehet edhe në Maltë

Kosova Times November 12, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Biden u riinfektua me koronavirus dhe shkoi në izolim

Kosova Times Kosova Times July 18, 2024
OEK: Gjykata Supreme shqyrton padinë kundër ZRRE-së
Filloi ndërtimi i shtëpive të reja për dy familje në Plemetin
Murati: Rritja e pagës minimale do të bazohet në dialog social
Mbi 17 mijë njësi banimi do të faturohen aq sa kanë shpenzuar për ngrohje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?