By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Çizme të Vjetra Money: Aksesori përfundimtar
December 20, 2025
4 ngjyra manikyrësh që janë gjithmonë dhe përgjithmonë në trend
December 20, 2025
Këto janë mokasinat më të kërkuara në botë
December 20, 2025
Horoskopi ditor për 20 dhjetor 2025
December 20, 2025
Një turmë e tërbuar në Bangladesh i vuri flakën zyrave të redaksisë së gazetave më të mëdha: Gazetarët mbetën të bllokuar në çati
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dumani: Eshtë kërkuar ekstradimi i Ahmetajt nga Zvicra
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Dumani: Eshtë kërkuar ekstradimi i Ahmetajt nga Zvicra
Ballina 2Rajon / Botë

Dumani: Eshtë kërkuar ekstradimi i Ahmetajt nga Zvicra

Kosova Times
Last updated: 2024/07/08 at 7:03 PM
Kosova Times Published July 8, 2024
Share
SHARE

Në Shqipëri, autoritetet e Drejtësisë kanë kryer procedurat për ekstradimin e ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i larguar nga vendi disa orë përpara se Prokuroria e Posaçme të kërkonte një vit më parë autorizimin e parlamentit për arrestimin e tij. Kërkesa për ekstradimin e tij u konfirmua sot nga kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, por pa ofruar detaje.

Zoti Ahmetaj u vu nën hetim për disa vepra penale, që nga “shpërdorimi i detyrës” te “mosdeklarimi i pasurisë”, “korrupsioni” apo dhe “pastrimi i parave”. Ndaj tij janë ngritur dyshime për lidhje me sipërmarrësit e inceneratorëve, përfitime financiare, dhe ndikim për të favorizuar procedurat e koncensioneve.

Prokuroria, në dosjen dorëzuar parlamentit, vinte në dukje transaksione financiare me shitje-blerje pasurish të patundshme, të shtrira ndër vite, pas të cilave qëndronin dy sipërmarrësit e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Ai dyshohet se ka ndërmarrë një mori aktesh, në funksionet e tij si ministër, për t’i mundësuar këtyre sipërmarrësve lidhjen e kontratave koncensionare për tre impiantet e trajtimit të mbetjeve në Elbasan, Tiranë dhe Fier.

Ndaj tij ka një urdhër arresti ndërkombëtar. Megjithatë ai e ka bërë publik vendqëndrimin e tij, në Lugano të Zvicrës, ndërsa firmosi një kontratë me një firmë lobimi në Shtetet e Bashkuara për të informuar politikbërësit amerikan mbi akuzat, sipas tij “të rreme” të ngritura nga SPAK. Kontrata me një vlerë 150 mijë dollarë, u nënshkrua në fillim të vitit, dhe parashikon të përfundojë në fund të këtij muaji.

Ndërsa ka hedhur poshtë akuzat, zoti Ahmetaj ka pretenduar për një prapavijë politike në hetimet e zhvilluara ndaj tij. Ai ka akuzuar kryeministrin Rama se kishte tentuar ta bënte kokë turku për të fshehur të vërtetat sipas tij “të llahtarshme” që fshihen pas inceneratorit të Tiranës. Zoti Ahmetaj ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend që për momentin të kthehet në Shqipëri, dhe se kjo mund të ndodhte “kur e vërteta të marrë rrugë e dritë”.

Prokuroria ka sekuestruar dy vila që sipas saj, rezultojnë të jenë në pronësi të ish bashkëshortes dhe partneres aktuale të tij, si dhe 4 apartamente në pronësi të ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe dy llogari bankare të tij ku ishin depozituar mbi 124 mijë euro.

You Might Also Like

Një turmë e tërbuar në Bangladesh i vuri flakën zyrave të redaksisë së gazetave më të mëdha: Gazetarët mbetën të bllokuar në çati

Biznes mbi humbjet: industria e funeraleve në Rusi lulëzon mes luftës dhe arkivoleve në rresht”

Një dron rus Orlan u rrëzua në Turqi

A mund të shpërthejë një luftë e madhe në Evropë?

Një shtetas rus është ndaluar në Izrael me dyshimin për spiunazh për Iranin

TAGGED: #Altin Dumani, #Arben Ahmetaj, #Ekstradim, #Zvicra
Kosova Times July 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Suedia ka shpallur gatishmërinë e saj për të vendosur armë bërthamore amerikane në rast lufte

Kosova Times Kosova Times May 15, 2024
Bukuroshja që fiton shuma të medha dhe u bë pjesë e botës magjepsëse që ëndërronte
E djathta ekstreme në Francë shkakton shqetësim deri në Kosovë
Bloomberg: Plani i SHBA për Ukrainën do të prezantohet në konferencën e Mynihut javën e ardhshme
Kurti takon disa ambasadorë, kërkon mbështetje për anëtarësim në KiE
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?