By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dy trena dalin nga shinat në Andaluzi, duke lënë të paktën dy të vdekur dhe disa të plagosur
January 18, 2026
Bashkimi triumfon ndaj Rahovecit me 20 pikë diferencë
January 18, 2026
Kërkohet rinumërim i plotë dhe ndëshkim i deformuesve të votës
January 18, 2026
Trepça mban ritmin e fitoreve, mund Vëllaznimin me rezultat të ngushtë
January 18, 2026
Startup-i i Silicon Valley hap rezervimet për hotelin e parë në Hënë
January 18, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ballina 1Lajme

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kosova Times
Last updated: 2024/07/09 at 8:22 AM
Kosova Times Published July 9, 2024
Share
SHARE

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në Hagë, sot për të gjashtën ditë me radhë, pritet të vazhdojë dëshminë dëshmitari i 75-të i Zyrës së Prokurorit të Specializua (ZPS), Bislim Zyrapi.

Pjesa e dytë e seancës së djeshme, në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, nuk është mbajtur. Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, tha se ajo shtyhet për të martën (sot).

Bislim Zyrap,i në ditën e katërtë të dëshmisë, vazhdoi të përgjigjet në pyetjet e avokatit të Hashim Thaçit, lidhur me ecurinë e luftës në Kosovë, përfshi pyetje konkrete lidhur me funksionin e tij dhe të Hashim Thaçit përgjatë kësaj periudhe, por edhe të Kadri Veselit.

Gjatë seancës së djeshme, duke u përgjigjur në kundërpyetjet e avokatit të Veselit, Ben Emmerson, dëshmitari Zyrapi tha se Drejtoria e Zbulim-Kundërzbulimit u krijua me ristrukturimin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së në nëntor të 1998-ës, e që në krye të saj u vendos Kadri Veseli.

Në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, për këtë javë pritet të mbahen katër seanca, raporton RTKlive.

Ndryshe, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është miratuar kërkesa e mbrojtjes së Rexhep Selimit që disa prova në lidhje me një dëshmitar të përjashtohen nga procesi gjyqësor pasi trupi gjykues kishte konstatuar se kishin efekt dëmtues të konsiderueshëm për të akuzuarin.

Kujtojmë se Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Në nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi janë deklaruare të pafajshëm.

You Might Also Like

Kërkohet rinumërim i plotë dhe ndëshkim i deformuesve të votës

Trepça mban ritmin e fitoreve, mund Vëllaznimin me rezultat të ngushtë

Abdixhiku kërkon rinumërim dhe drejtësi për votat e manipuluara

Ligji për shkeljet në trafik hyn në fuqi më 1 shkurt në Maqedoninë e Veriut

I ftohti përkeqëson sëmundjet e zemrës dhe mushkërive

TAGGED: #Hagë, #Krerët e UÇK-së
Kosova Times July 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Lajme

Asnjë cent ma shumë`, sot mbahet protestë kundër shtrenjtimit të rrymës

Kosova Times Kosova Times April 5, 2025
Savic largohet nga Atletico Madrid, shkon te Trabzonspor
Ambasadori rus Kalabuhov kërcënon BH për anëtarësimin eventual ne NATO
Zgjedhjet presidenciale amerikane: Kush po garon e kush jo?
A janë marrëdhëniet mes Serbisë dhe SHBA-së në “akull të hollë”?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?