By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 qershor
June 28, 2025
Ukraina dhe Aleatët Nisin Prodhimin e Përbashkët të Armëve sipas Formatit Ramstein
June 27, 2025
Ukrainasit rrëzuam katër bombardues rusë Su-34
June 27, 2025
Orbán mund të humbasë të drejtën e votës në BE – Ohryzko
June 27, 2025
Dy vende afrikane bien dakord për paqe me ndërmjetësimin e SHBA-së
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Amnesty International: Vendet evropiane po stigmatizojnë të drejtën për të protestuar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Amnesty International: Vendet evropiane po stigmatizojnë të drejtën për të protestuar
Ballina 2Rajon / Botë

Amnesty International: Vendet evropiane po stigmatizojnë të drejtën për të protestuar

Kosova Times
Last updated: 2024/07/09 at 8:41 AM
Kosova Times Published July 9, 2024
Share
SHARE

Në një raport të publikuar të hënën mbi respektimin e së drejtës për protestë paqësore në vendet evropiane, organizata Amnesty International arrin në përfundimin se së fundmi kjo e drejtë në Evropë po stigmatizohet qëllimisht nga autoritetet zyrtare.

Në raportin “Mbrojtje e pamjaftueshme dhe kufizim i tejskajshëm: Gjendja e të drejtës për të protestuar në 21 vende evropiane”, organizata për të drejtat e njeriut me qendër në Londër thotë se autoritetet po u përgjigjen protestave duke “goditur organizatat dhe pjesëmarrësit” në vend që të garantojnë këtë të drejtë.

“Në një botë që përballet me pabarazi në rritje, diskriminim të vazhdueshëm, racizëm, konflikt të armatosur dhe shqetësime rreth ndryshimeve klimatike, protestat janë një mjet gjithnjë e më i rëndësishëm i njerëzve që kërkojnë drejtësi dhe të drejta të njeriut,” thuhet në hyrje të raportit. “Raporti ynë dokumenton se në vend që të respektohet, mbrohet dhe ndihmohet e drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, autoritetet në mbarë Evropën qëllimisht po stigmatizojnë, pengojë, parandalojnë dhe po dënojnë protestuesit.”

Këto përfundime Amnesty International i nxorri përmes analizave dhe hulumtimit të legjislacionit dhe praktikës së protestave paqësore në 21 vende evropiane: Austri, Belgjikë, Çeki, Finlandë, Francë, Gjermani, Greqi, Hungari, Irlandë, Itali, Luksemburg, Holandë, Poloni, Portugali, Serbi, Slloveni, Spanjë, Suedi, Zvicër, Turqi dhe Mbretëri të Bashkuar. Hulumtimi, i pari i këtij lloji që vlerëson prirjet e përgjithshme, përfshin periudhën nga dhjetori 2022 në shtatori 2023, po shembujt përfshijnë edhe protestat paqësore në përkrahje të palestinezëve që nga tetori i vitit të kaluar, kur filloi lufta e Izraelit kundër Hamasit në Gaza, pas sulmit terrorist të 7 tetorit të grupit militant.

Organizata thotë se lidhur me protestat për solidaritetin me palestinezët, ajo ka identifikuar “prirje shqetësuese” për të ndaluar apo kufizuar tubime publike në Austri, Belgjikë, Çeki, Francë, Gjermani, Greqi, Itali, Holandë, Serbi, Zvicër dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas Amnesty International, shumë vende evropiane u janë përgjigjur protestave në mbrojtje të të drejtave të palestinezëve duke vendosur “kufizime joproporcionale, që përfshijnë masa parandaluese diskriminuese, ndalimin e thirrjeve të caktuara, flamujve palestinezë” si dhe simboleve të tjera. Organizata nënvizon, siç thotë ajo, “retorikën stigmatizuese dhe të dëmshme të zyrtarëve publikë, përfshirë të politikanëve të nivelit të lartë, kundër protestuesve, përdorimin e forcës së tepruar dhe arrestimet arbitrare të protestuesve” dhe shpërndarjen e protestave paqësore, përfshirë të studentëve në kampuset universitare.

Ndonëse ka dallime ndërmjet vendeve të anketuara, Amnesty International thekson se në përgjithësi vendet po kufizojnë të drejtën për të protestuar përmes “ligjeve shtypëse, vendosjes së detyrimeve procedurale, imponimit të ndalesave arbitrare dhe diskriminuese” si dhe përdorimit të forcës së tepruar, përndjekjes dhe arrestimit të protestuesve dhe përdorimit të shtuar të teknologjisë së përgjimit.

Sulmet ndaj të drejtës për të protestuar, i bëjnë njerëzit të ndrojtur dhe të frikësuar që ta ushtrojnë atë, sipas organizatës.

Raporti arrin në përfundimin se “retorika e dëmshme” e zyrtarëve shtetërorë në të gjitha vendet e përfshira në studim ishte “diçka e zakonshme” dhe se shpesh “demonizon protestuesit duke i krahasuar ata me ‘terroristë’, “kriminelë”, ‘agjentë të huaj’, ‘anarkistë’ dhe ‘ekstremistë’”.

Sipas organizatës, grupet ndaj të cilave bëhen këto deklarata përfshijnë protestuesit që janë solidarizuar me palestinezët, ata që angazohen për drejtësi në aspektin e ndryshimeve klimatike, për të drejta të grave, aktivistët për të drejtat e homoseksualëve, të drejtat e migrantëve, refugjatëve, azilkërkuesve dhe atyre që luftojnë racizmin dhe diskriminimin e pakicave.

Sipas Amnesty International, shtetet po përdorin “sigurinë kombëtare” dhe “rendin publik” si arsyetim për të shtypur kundërshtimet paqësore, “duke mohuar që këto akte janë të mbrojtura me ligjin dhe standardet ndërkombëtare.”

Autoritetet në vendet si Gjermania, Italia, Spanja dhe Turqia, sipas Amnesty International, janë mbështetur tek autorizimet që lidhen me terrorizëm dhe ligjet për të luftuar krimin e organizuar dhe kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare, për të përndjekur aktivistët paqësorë.

Përpos këtyre interpretimeve, Amnesty International thotë se agjencitë e rendit dhe ligjit në Evropë kanë vënë në përdorim të shtuar mjete digjitale për të përgjuar protestuesit, duke shkelur privatësinë e tyre, vëzhguar, mbledhur dhe analizuar e ruajtur informacionin e tyre

You Might Also Like

Ukraina dhe Aleatët Nisin Prodhimin e Përbashkët të Armëve sipas Formatit Ramstein

Ukrainasit rrëzuam katër bombardues rusë Su-34

Orbán mund të humbasë të drejtën e votës në BE – Ohryzko

Dy vende afrikane bien dakord për paqe me ndërmjetësimin e SHBA-së

Ja arsyet pse Trump po i zgjat sanksionet kundër politikanëve ne rajon

TAGGED: #Amnesty International, #Stigmatizim, #Të drejtën për të protestuar, #Vendet evropiane
Kosova Times July 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Të paktën katër të lënduar nga shembja e një ndërtese 13-katëshe në Egjipt

Kosova Times Kosova Times June 27, 2023
Bullgaria mban zgjedhjet e pesta në dy vjet
Telekomi raporton fitim neto 5.9 milionë për periudhën janar-nëntor
Aksident në Prizren me katër të lënduar, dy prej tyre zyrtarë policorë
FSShK në mbrojtje të minatorëve: Shkelje e patolerueshme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?