By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mijëra njerëz në Tel Aviv demonstrojnë për t’i dhënë fund luftës në Gaza
August 9, 2025
15 vatra të zjarrit aktive në Kosovë, kërkohet ndërhyrja e KFOR-it
August 9, 2025
Sqarimi i ministrisë për pronën e News24 me kontratë qiraje deri në 2033
August 9, 2025
Pos që u rrah me tre persona të tjerë, Shpat Kasapi edhe nusen e bënë për spital
August 9, 2025
Dasma e përgjakshme; 74 vjcari thikë në gjoks kryetarit lokal i Federatës MMA
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BERZh mbështet bizneset e vogla në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > BERZh mbështet bizneset e vogla në Kosovë
Lajme

BERZh mbështet bizneset e vogla në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2024/07/10 at 12:49 PM
Kosova Times Published July 10, 2024
Share
SHARE

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) po shtyn përpara ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në Kosovë duke i dhënë kredi Raiffeisen Leasing në Kosovë. 

Financimi nga Banka deri në 5 milionë euro në kuadër të Programit Ringjallje për NVM-të do t’i mundësojë Raiffeisen Leasing në Kosovë të rrisë qasjen në financa për bizneset e vogla, të cilat përbëjnë shtyllën kurrizore të ekonomisë së Kosovës.

Konkretisht, ky financim do të mbështesë investimet në teknologji të gjelbra me performancë më të mirë dhe në përmirësimin e standardeve dhe proceseve të punës.

Këto investime synojnë t’i përafrojnë NVM-të kosovare me Bashkimin Europian dhe standardet ndërkombëtare, duke rritur konkurrencën e tyre në tregun vendor dhe jashtë tij.

Programi përfshin edhe një pako të bashkëpunimit teknik, që do të ofrojë asistencë në zbatimin, marketingun dhe monitorimin e programit. Kjo pako mbështetet nga Danimarka, si dhe Zvicra përmes Fondit të Ndikimit në Biznese të Vogla (SBIF).

NVM-të lokale do të përfitojnë edhe nga grantet stimuluese me vlerë deri në 15 për qind të shumës së kredisë, për t’i bërë investimet e tyre më të përballueshme. Grantet për programin rajonal financohen nga Luksemburgu, Norvegjia, Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes SBIF, si dhe Danimarkës.

Shefi i BERZh-it për Kosovën Sergiy Maslichenko, deklaroi: “Kemi kënaqësinë të zgjerojmë partneritetin tonë afatgjatë me Raiffeisen Leasing Kosovë. Ky program është përshtatur enkas për të përmbushur nevojat e ekonomisë lokale, duke avancuar dy elementë thelbësorë: bizneset e vogla dhe tranzicionin drejt ekonomisë së gjelbër. Duke shkuar përtej punëve të zakonshme, ne i shtyjmë firmat lokale drejt një të ardhmeje më të pastër dhe më të qëndrueshme.”

Gjon Gjonlleshaj, Drejtor Ekzekutiv i Raiffeisen Leasing në Kosovë, tha: “Instrumenti i financimit ofruar nga BERZh kontribuon në suksesin tonë të vazhdueshëm të ndërsjellë. Klientët tanë janë të kënaqur që mund të përfitojnë nga financimi me lizing, si dhe programi i granteve që ofrohet nga BERZh dhe donatorët e tij. Vlera e shtuar për biznese, e dukshme prej shumë vitesh, është rritur edhe më shumë nga bashkëpunimi ynë me BERZh-in. Prandaj, presim me padurim mundësitë e mëtejshme të biznesit në të ardhmen, pasi jemi të përkushtuar të mbështesim bizneset e Kosovës në rrugëtimin e tyre drejt rritjes dhe zhvillimit.”

Linja kreditore është pjesë e Programit të BERZh-it për Ringjallje të NVM-ve, për të mbështetur rimëkëmbjen e firmave të vogla nga sfidat e fundit makroekonomike.

Raiffeisen Leasing Kosova i bashkohet një programi që ka histori të dëshmuar në vend në nxitjen e NVM-ve që të shkojnë përtej punës së zakonshme dhe të investojnë në teknologji moderne dhe të qëndrueshme.

Rreth 70 për qind e financimit të programit do të ndahet për investime në teknologjitë që kursejnë energji e janë të gjelbra, ndërsa pjesa tjetër do të mbështesë investimet në automatizim, rritjen e produktivitetit, cilësinë e produkteve dhe sigurinë.

Themeluar në vitin 2008, Raiffeisen Leasing Kosova është institucion financiar jo-bankar që kryesisht ofron financim lizingu për bizneset e vogla dhe individët privatë. Ky institucion klient afatgjatë i BERZh-it është lider në treg, me rreth 70 për qind të hises në treg.

BERZh është investitor institucional lider në Kosovë, duke investuar gjithsej 672 milionë euro përmes mbi 110 projekteve deri më sot.

*Donatorë të Fondit të BERZh-it për Ndikim në Biznese të Vogla janë Italia, Irlanda, Korea e jugut, Luksemburgu, Norvegjia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zvicra, Suedia, Japonia dhe Fondi i Bashkëpunimit Teknik Tajvan Biznes-BERZh. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Dogana dhe Policia parandalojnë dy raste kontrabande me mallra

Pasoja evidente të ngërçit politik në ecuritë ekonomike

Në Prishtinë vazhdon Panairi i Gruas “Me zemër për diasporën”

Hajdari: Mbështetja ndaj ekonomisë dinamike është prioritet

Dyfishohet çmimi i rrymës, ankohen bizneset, ZRRE hesht

TAGGED: #BERZh, #Bizneset e vogla
Kosova Times July 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Ylli e fiton edhe ndeshjen e dytë ndaj Pejës

Kosova Times Kosova Times April 24, 2024
Rama: Situata në Ballkanin Perëndimor pritet të bëhet edhe më vështirë
Goditje e rëndë për pushtetin e Vuciqit: Serbisë i bllokohet hapja e kapitujve të rinj në negociatat me BE-në
Blinken i kërkon Egjiptit të ndihmojë në dërgimin e ndihmave në Gazë
Ukrainasi me helm miu vrau agjentët e FSB-së: Tre të vdekur, i katërti në spital
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?