By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Alaska nuk duhet të bëhet Jalta e re” Reagimet e para ndaj takimit të ardhshëm midis Trump dhe Putin
August 9, 2025
The Insider: Shërbimet speciale ruse arrestuan në Dubai ish-kreun e kompanisë “VEB-Leasing”, i cili ishte fshehur për gati 10 vjet
August 9, 2025
Irani kërcënon për korridorin e Zangezurit midis Azerbajxhanit: Do të bëhet ‘varrezë për “mercenarët” e Trump
August 9, 2025
WSJ: Ukraina dhe Evropa paraqesin planin e tyre të paqes: së pari një armëpushim, vetëm shkëmbim i ndërsjellë i territoreve
August 9, 2025
Rusia po humbet kontrollin e saj rajonal
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Raporti i DASh-it për liritë fetare përmend sulmin terrorist në Banjskë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Raporti i DASh-it për liritë fetare përmend sulmin terrorist në Banjskë
Ballina 1Lajme

Raporti i DASh-it për liritë fetare përmend sulmin terrorist në Banjskë

Kosova Times
Last updated: 2024/07/10 at 10:23 PM
Kosova Times Published July 10, 2024
Share
SHARE

Departamentit Amerikan të Shtetit e ka publikuar raportin për liritë fetare për të gjitha vendet, përfshirë edhe Kosovën. E në këtë raport përmendet edhe sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Në raport theksohet se grupi i armatosur hyri me forcë në kompleksin pranë Manastirit të Kishës Ortodokse Serbe, nga ku luftoi me policinë për një periudhë kohore, duke izoluar abatinë dhe rreth 40 pelegrinë nga Serbia brenda manastirit derisa u largua.

Gjithashtu përmendet ankesat e Kishës Ortodokse Serbe (KOS) lidhur me deklaratat publike që e “përfshinin manastirin” në planifikimin e sulmit.

“Më 24 shtator, një grup i organizuar, i armatosur dhe i trajnuar i serbëve etnikë sulmoi Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, duke vrarë një rreshter policie dhe duke plagosur dy oficerë të tjerë. Më pas, grupi hyri me forcë në kompleksin e afërt të Manastirit SOC Banjska dhe luftoi me policinë për disa orë, duke përfshirë edhe nga prona e manastirit, ndërsa igumeni i KOS-it dhe afërsisht 40 pelegrinë nga Serbia u izoluan në manastir derisa grupi u largua. Policia tha se tre sulmues u vranë gjatë përleshjes. Pas luftimeve, policia dhe personeli i Forcave të NATO-s në Kosovë dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) hynë në manastir dhe gjetën personelin e KOS-it dhe pelegrinët atje të palënduar”, thuhet në raportin e DASh-it.

Po ashtu, në raport thuhet se sipas KOS-it, manastiri pësoi dëmtime të vogla në portat dhe derën e konakut, e cila ishte jashtë ndërtesës kryesore të manastirit.

Tutje theksohet se në një konferencë shtypi të 29 shtatorit dhe duke folur në emër të zëvendëskryetarit të Listës Serbe të sanksionuar nga ShBA-ja, avokati i Milan Radoiçiq tha se klienti i tij ishte përgjegjës për organizimin, udhëheqjen dhe pjesëmarrjen në sulmin në Banjskë.

Avokati i Radoiçiqit kishte njoftuar gjithashtu dorëheqjen e Radoiçiqit si nënkryetar i Listës Serbe. Autoritetet serbe e arrestuan Radoiçiqin më 3 tetor dhe e liruan më 4 tetor, në pritje të hetimeve të mëtejshme, të cilat vazhduan në fund të vitit.

Në raport thuhet se ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla u tha mediave në shtator se kishte “indikacione se kishte përfshirje të drejtpërdrejtë” të stafit të manastirit në aksion.

“Më 25 shtator, KOS-i tha se as EULEX-i dhe as policia nuk gjetën asgjë që mund të komprometonte manastirin dhe tha se “armët e zjarrit, parzmoret dhe pjesët e pajisjeve të zbuluara pas sulmit u hodhën poshtë nga personat e armatosur pasi ata u tërhoq nga manastiri. Policia raportoi se një sasi e madhe armësh dhe automjetesh u gjet në dhe përreth manastirit, duke përfshirë raketahedhës, predha mortajash, granata, eksplozivë dhe armë të vogla. Në tetor, përkundër mohimit të KOS-it, ministri Sveçla përmendet të ketë thënë për mediat se nuk do të habitej nëse manastiri do të luante një rol në sulm, sepse Kisha Ortodokse Serbe gjithmonë ka luajtur një rol shkatërrues ndaj paqes në rajon dhe ka qenë pjesë të politikës hegjemoniste të Serbisë”, thuhet në raport.

Në tetor, ministri Çeku thuhet se i ka shkruar KOS-it, duke i ofruar riparimin e dëmeve në Manastirin e Banjskës.

“Letra përmendte detyrimin kushtetues të qeverisë për të mbrojtur dhe promovuar trashëgiminë kulturore fetare pa diskriminim. Në përgjigje, KOS citohet të ketë thënë: Nuk është në gjendje të pranojë ndërhyrjen e institucioneve të Kosovës në jetën e kishës sonë dhe marrjen e mbrojtjes së Manastirit të Banjskës. KOS- ka përmendet të ketë thënë se oferta e qeverisë ishte një ‘akt politik’, që synonte të vendoste ‘trashëgiminë fetare dhe kulturore…nën kontrollin politik të institucioneve të Kosovës’ dhe gjithashtu ‘të degradonte liritë dhe të drejtat tona themelore fetare dhe përvetësimin kulturor të kishave tona dhe manastiret’”, thuhet tutje në raportin e DASh-it.

Raporti i DASh-it thotë se zbatimi i ligjit dhe i Kushtetutës nuk vazhdon të vlejë në komunat e populluara me shumicë serbe, kur vjen puna te përfshirja e fesë në institucionet arsimore.

Sa i përket zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili ia njeh Manastirit të Deçanit pronësinë mbi 26 hektarë tokë, në raport janë evidentuar deklaratat refuzuese të liderëve për zbatimin e tij.

You Might Also Like

Vetëvendosje prezanton kandidatët për kryetarë për tri komuna në veri

Në selinë e LDK-së, Abdixhiku takon mërgimtarët

Jam me gazetarët, solidarizohem me ata, por jo me pronarin!

23 vatra zjarri brenda 6 orëve në Kosovë, 11 ende aktive

Policia u kërkon pronarëve të kafeneve në veri respektimin e ligjit

TAGGED: #DASh, #Raporti, #Raporti për liritë fetare, Banjska
Kosova Times July 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Shqyrtohet raporti tre mujor dhe kërkesa buxhetore për RTK-në

Kosova Times Kosova Times October 19, 2022
Policia thotë se ka arrestuar 15 persona dhe ka shqiptuar 2083 gjoba
Zyrtare: Shkarkohet Erik ten Hag
Një avion është rrëzuar në aeroportin e Torontos. Nuk ka viktima.
Në 18 rajone të Rusisë nuk ka mjaftueshëm ilaçe për trajtimin e infeksionit HIV
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?