By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ikballe Huduti thyen heshtjen për herë të parë pasi nuk u bë pjesë e “BBVK”
November 20, 2025
Fuqia e madhe e Hënës së Re – 20 Nëntori ndryshon fatin e shumë shenjave të zodiakut
November 20, 2025
Ndërprerje e pjesshme e energjisë në Paris – Linjat e metrosë jashtë funksionit
November 20, 2025
Plani i Trump dhe roli i Witkov – Shqetësim midis evropianëve
November 20, 2025
Vuçiç u përpoq ta fshihte stërvitjen ushtarake me rusët, por sapo mori një shuplakë nga Brukseli
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Anglia në finalen e Euro 2024 përballë Spanjës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Anglia në finalen e Euro 2024 përballë Spanjës
Ballina 2Sport

Anglia në finalen e Euro 2024 përballë Spanjës

Kosova Times
Last updated: 2024/07/10 at 11:13 PM
Kosova Times Published July 10, 2024
Share
SHARE

Zëvendësimi i Kane me Watkins ka dalë të jetë një lëvizje e qëlluar për Anglinë. Sulmuesi i Aston Villa e ka kualifikuar në finale skuadrën e “Tre luanëve”.

Në një ndeshje dramatike të zhvilluar në “Signal Iduna Park” Anglia ka triumfuar me rezultat 2-1 ndaj Holandës.

Ka qenë Holanda ajo që e para e ka gjetur avantazhin, kur Simons ka rrëmbyer një top nga mesfusha angleze dhe me një gjuajtje precize nga njëzet e një metra e ka mposhtur portierin Pickford.

Megjithatë, Anglia nuk ka vonuar me përgjigjen e saj. Kane e ka barazuar rezultatin nga penalltia në minutën e tetëmbëdhjetë, pas një pengimi në zonë nga mbrojtësi holandez Dumfries, vendim që është konfirmuar pas rishikimit nga VAR.

Mbrojtësi i Interit është bërë përsëri protagonist kur ka shpëtuar një gol të sigurt, duke ndaluar topin të kalonte vijën e portës pas një sulmi anglez. Ai gjithashtu e ka goditur shtyllën, duke qenë shumë afër realizimit të një goli për Holandën.

Nga ana tjetër, Anglia ka pasur një mundësi të shkëlqyer kur Foden e ka goditur shtyllën me një gjuajtje nga distanca.

Në pjesën e dytë, Holanda e ka pasur rastin më të mirë me Van Dijk, por goditja e tij është ndaluar nga Pickford.

Saka ka shënuar për Anglinë në minutën e tetëdhjetë, por goli është anuluar nga VAR.

Kur është dukur se ndeshja do të shkojë në vazhdime, Watkins e ka dërguar topin në rrjetë, duke siguruar fitoren dhe kualifikimin në finale për Anglinë.

Anglia do të përballet me Spanjën në finale më 14 korrik.

You Might Also Like

Lufta hibride e Rusisë në Evropë po përshkallëzohet. “Jemi vetëm pak minuta larg një incidenti me shumë vdekje”

Mediat spanjolle: Skautë e Barcelonës ishin në Lubjanë për Asllanin

Hajdari i del në krah Xhakës: Ne jemi një

Politico: Marrëveshja e paqes në Ukrainë mund të arrihet “deri në fund të javës”

Trump e shpalli Arabinë Saudite aleatin kryesor të SHBA-së jashtë NATO-s

TAGGED: #Holandë-Angli, Euro 2024
Kosova Times July 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi sulmin e Forcave të Armatosura të Ukrainës në anijen “Novocherkassk”

Kosova Times Kosova Times December 26, 2023
Elon Musk i shpalli “luftë” kompanive që refuzuan të reklamonin në X
Ngjarjet e datës 23 qershor
OKB-ja publikon numrin e viktimave të luftës në mesin e popullatës civile të Ukrainës
Kreu i Wagnerit tha se luftëtarët e tij mund të mësojnë nga ushtria e Ukrainës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?