By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Karrotë dhe shkop nga Trump
August 27, 2025
FT: Vendet perëndimore diskutojnë krijimin e tre linjave të mbrojtjes për Ukrainën
August 27, 2025
Udhëheqësit francezë, gjermanë dhe polakë do të vizitojnë Moldavinë për të demonstruar forcën përballë Rusisë
August 27, 2025
Europol arrestoi katër persona për shkatërrimin dhe grabitjen e bankomateve në Austri
August 27, 2025
Mavijosja në dorën e Trumpit ka ringjallur thashethemet rreth shëndetit të tij
August 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në Srebrenicë shënohet 29-vjetori i gjenocidit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Në Srebrenicë shënohet 29-vjetori i gjenocidit
Ballina 2Rajon / Botë

Në Srebrenicë shënohet 29-vjetori i gjenocidit

Kosova Times
Last updated: 2024/07/11 at 1:53 PM
Kosova Times Published July 11, 2024
Share
SHARE

Në Srebrenicë më 11 korrik është shënuar 29-vjetori i gjenocidit, që u krye nga forcat serbe në Bosnje e Hercegovinë.

Në Srebrenicë dhe zonat përreth, forcat serbe të Bosnjës vranë më shumë se 8.300 boshnjakë në korrik të vitit 1995.

Në Qendrën Përkujtimore Potoçari këtë vit varrosen mbetjet mortore të 14 viktimave të gjenocidit. Viktima më e re që do të varroset është 17 vjeç, ndërkaq më e vjetra 68.

Për herë të parë këtë vit, 11 korriku shënohet si Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, pasi kjo organizatë miratoi një rezolutë për Srebrenicën më 23 maj.

Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnje, Christian Schmidt, gjatë ceremonisë përkujtimore në Potoçari tha se është e rëndësishme që shoqëria të kundërshtojë çdo përpjekje për të minimizuar shkallën e gjenocidit në Srebenicë.

“Madhërimi i kriminelëve të luftës është fyerje, në mos kërcënim për viktimat, por po ashtu është edhe shkelje e Kodit Penal të Bosnje e Hercegovinës”, tha ai.

Ndërkaq, shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se korriku i vitit 1995 ishte një prej kapitujve më të errët të historisë moderne evropiane.

“Srebrenica vazhdon të jetë një plagë e thellë në historinë e Evropës. Dështimi për të parandaluar këtë gjenocid është një barrë që ne vazhdojmë ta bartim”, shkroi ai në një kolumne.

Borrell tha po ashtu se në Bosnje dhe në mbarë rajonin “ka ende një tendencë shqetësuese të mohimit. Çdo mohim i gjenocidit është shuplakë në fytyrën e drejtësisë dhe pengesë për pajtim”.

Më herët gjatë ditës, Kuvendi i Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur për 29-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, miratoi një deklaratë që përkujton dhe nderon viktimat e gjenocidit.

Krimi në Srebrenicë më 2007 nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë u njoh si gjenocid i kryer nga Ushtria e Republikës Sërpska. Srebrenica në korrik të vitit 1995 ishte zonë e mbrojtur e OKB-së.

Gjykata e njëjtë gjeti Serbinë fajtore për mosparandalimin e gjenocidit. Gjykata po ashtu tha se Serbia ka shkelur obligimin për të ndëshkuar kryesit e gjenocidit.

Para këtij vendimi, disa gjykata kanë dënuar më shumë se 50 persona me mbi 700 vjet burgim për gjenocid dhe krime lufte në Srebrenicë.

Në mesin e tyre janë edhe ish-presidenti i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiq, dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme serbe, Ratko Mlladiq. Të dy janë dënuar me burgim të përjetshëm.

You Might Also Like

Karrotë dhe shkop nga Trump

Udhëheqësit francezë, gjermanë dhe polakë do të vizitojnë Moldavinë për të demonstruar forcën përballë Rusisë

Europol arrestoi katër persona për shkatërrimin dhe grabitjen e bankomateve në Austri

Mavijosja në dorën e Trumpit ka ringjallur thashethemet rreth shëndetit të tij

Axhenda ndërkombëtare

TAGGED: #29 vjetori i gjenocidit, #Srebrenicë
Kosova Times July 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zelensky iu drejtua liderëve botërorë: “Putini duhet të ndjejë frikë, nuk mjaftojnë vetëm fjalët – nevojitet veprim”

Kosova Times Kosova Times November 22, 2024
KEDS: Filloi instalimi i njehsorëve smart në pjesën veriore të Kosovës
Izraeli njoftoi se lufta me Hamasin do të shtyhet për “muaj”
Një familje ka filmuar një objekt fluturues të pazakontë mbi shtëpinë e tyre, i cili papritmas fillon të ndahet (VIDEO)
Zelensky njoftoi mundësinë e përfundimit të luftës në vitin 2025
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?