By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Europoli shkatërroi një rrjet trafikantësh armësh, u sekuestruan 74 armë
June 5, 2025
Takim i madh i NATO-s, tema kryesore do të jenë shpenzimet e mbrojtjes
June 5, 2025
Trump u ndalon qytetarëve të 12 vendeve hyrjen në SHBA
June 5, 2025
Moti në Shqipëri i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit
June 5, 2025
Durrës, markohet shtegu “Falëza e Kishës-Kalaja e Kepit të Rodonit”
June 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zelensky u kërkon vendeve të NATO-s t’i heqin kufizimet se si Ukraina mund ta sulmojë Rusinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Zelensky u kërkon vendeve të NATO-s t’i heqin kufizimet se si Ukraina mund ta sulmojë Rusinë
Ballina 2Rajon / Botë

Zelensky u kërkon vendeve të NATO-s t’i heqin kufizimet se si Ukraina mund ta sulmojë Rusinë

Kosova Times
Last updated: 2024/07/11 at 10:31 PM
Kosova Times Published July 11, 2024
Share
SHARE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri trysni liderëve të NATO-s të enjten t’i heqin të gjitha kufizimet ndaj Ukrainës në lidhje me përdorimin e armëve që ato ia kanë dhuruar, në mënyrë që Kievi të kryejë sulme thellë brenda territorit të Rusisë.

“Nëse duam të fitojmë, nëse duam të triumfojmë, nëse duam ta shpëtojmë vendin tonë, dhe ta mbrojmë atë, ne kemi nevojë për heqjen e të gjitha kufizimeve”, tha Zelensky të enjten në një konferencë për media përkrah shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Një ditë më parë, NATO-ja njoftoi një paketë të madhe me ndihmë ushtarake për ta mbështetur Ukrainën në luftën pushtuese kundër Rusisë, e cila nisi në shkurt 2022.

Ndihma përfshin dërgimin e avionëve luftarakë F-16, prodhim amerikan, si dhe një ndihmë ushtarake në vlerë 43 miliardë euro për vitin 2025.

Aleanca ka theksuar gjithashtu se Ukraina ka të drejtë të vetëmbrohet kundër agresionit të jashtëm dhe të vendosë për marrëveshjet e veta të sigurisë, duke deklaruar se “e ardhmja e Ukrainës është në NATO” dhe se Kievi do të mbështetet vazhdueshëm në “rrugën e tij të pakthyeshme drejt integrimit të plotë euroatlantik”.

Më herët ë enjten, Shtetet e Bashkuara njoftuan se do t’i dërgojnë Ukrainës pajisje ushtarake në vlerë 225 milionë dollarë, pjesë e një pakete prej 61 miliardë dollarësh e aprovuar në prill.

Stoltenberg tha se, derisa Rusia ka tentuar “të na frikësojë për të mos e ndihmuar” Kievin, ka ndodhur e kundërta dhe aleatët e NATO-s janë “në fakt duke e shtuar mbështetjen për Ukrainën”.

Zelensky e ka cilësuar si të “suksesshme” ndihmën që i është ofruar vendit e tij gjatë samitit të NATO-s në Uashington këtë javë.

Megjithatë, ai theksoi se Ukraina ka nevojë të ketë më shumë kontroll për t’i goditur objektivat thellë brenda territorit rus – posaçërisht avionët luftarakë që i përdor ushtria ruse për të hedhur bomba në Ukrainë.

Disa baza ajrore, ku ruhen ata avionë, ndodhen rreth 500 kilometra larg kufirit me Ukrainën, tha ai më herët gjatë kësaj jave.

Më 10 korrik, Stoltenberg tha se Ukraina ka të drejtë me ligj ndërkombëtar ta mbrojë veten nga forcat pushtuese ruse, përfshirë duke kryer sulme të ligjshme ndaj objektivave ushtarake në Rusi.

Por, ai tha se çështja se si Ukraina mund t’i përdorë armët që i dhurohen, u takon vendeve anëtare të NATO-s të vendosin veç e veç.

Disa vende i kanë dhënë leje Kievit t’i përdorë armët e tyre për sulme brenda Rusisë, derisa disa të tjera kanë thënë se armët e dhuruara nga to mund të përdoren vetëm brenda Ukrainës.

Së voni, ShBA-ja dhe Gjermania i dhanë leje Ukrainës të kryer sulme të kufizuara dhe caktuar brenda territorit rus me armët e tyre.

You Might Also Like

Europoli shkatërroi një rrjet trafikantësh armësh, u sekuestruan 74 armë

Takim i madh i NATO-s, tema kryesore do të jenë shpenzimet e mbrojtjes

Trump u ndalon qytetarëve të 12 vendeve hyrjen në SHBA

Axhendat Nderkombetare

Trump pezullon vizat për studentët e huaj që planifikojnë të ndjekin studimet në Harvard

TAGGED: #NATO, #Rusia, #Volodymyr Zelensky, Ukraina
Kosova Times July 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti në Munih takohet me senatorë amerikanë: Kosova mbetet aleate e ShBA-së

Kosova Times Kosova Times February 16, 2024
Altin Lala: Serbët të heshtin se e dimë çfarë ndodhi në Beograd
Jashari e Buhler flasin për të arriturat e Kosovës dhe FSK-së
AGK-ja e dënon gjuhën e rrezikshme të Kurtit kundër mediave
Është arrestuar kryetari i KDTP-së, Fikrim Damka
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?