By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 tetor 2025
October 3, 2025
10 lagjet më të bukura në Evropë – nga Borgerhout në Digbeth
October 2, 2025
Alpet shqiptare ne top liste te destinacioneve më të mira të Evropës për ecje në vjeshtë
October 2, 2025
Dodik u takua me Putinin në Soçi: presidenti rus e uroi për Ditën e Unitetit Serb
October 2, 2025
Bengio: Edhe një shans prej një përqind për katastrofë njerëzore është shumë i madh
October 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qeveria pas miratimit të ligjit për KPM-në: Sjell barazi dhe konkurrencë të shëndoshë në treg
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Qeveria pas miratimit të ligjit për KPM-në: Sjell barazi dhe konkurrencë të shëndoshë në treg
Ballina 1Lajme

Qeveria pas miratimit të ligjit për KPM-në: Sjell barazi dhe konkurrencë të shëndoshë në treg

Kosova Times
Last updated: 2024/07/11 at 11:17 PM
Kosova Times Published July 11, 2024
Share
SHARE

Pas miratimit të ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave, Qeveria e Kosovës ka reaguar duke thënë se ky ligj sjell barazi dhe konkurrencë të shëndoshë në treg.

Edhe pse ky ligj u kritikua dhe pati reagime të shumta ndaj tij, duke u cilësuar si i tillë që cenon demokracinë e medias, qeveria ka thënë se ka ruajtur pavarësinë e mediave nga ndikimi politik dhe çdo ndikim tjetër që mund të perceptohej si i tillë nga publiku.

“Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës sot miratuan Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, të sponsorizuar nga Zyra e Kryeministrit, e të kërkuar vite me radhë nga Bashkimi Evropian, përmes Raportit për Vendin. Ky Ligj në radhë të parë sjell barazi dhe konkurrencë të shëndoshë në treg. Kjo, sepse ky Ligj në plotëni përcjell direktivën për Shërbimet e Mediave Audiovizuele (AVMS) të Bashkimit Evropian, hartuar nga ekspertët e Bashkimit Evropian”.

“Gjatë konsultimeve e dëgjimeve publike të organizuara nga Zyra e Kryeministrit, u dëgjuan shumë palë, ekspertë të fushës, pjesëtarë të medias e shoqërisë civile. Të njëjtit u takuan edhe me ekspertët që kanë hartuar Ligjin, po ashtu nën organizimin e Zyrës së Kryeministrit”, ka shkruar qeveria.

Në reagimin e saj, qeveria tutje tha se AGK-së i kanë ofruar edhe takim të ndarë me ekspertët pas komenteve të tyre, për t’u siguruar që shqetësimet e tyre, sipas qeverisë, adresohen nga ata më të kualifikuarit e fushës së medias brenda BE-së.

Qeveria ka thënë se ka miratuar Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, bazuar mbi disa parime.

“Respektimit të plotë të direktivës AVMS,harmonizimit të këtij Projektligji me legjislacionin në fuqi dhe sigurimit të zbatimit të të drejtave të garantuara e përgjegjësive të mveshura për të gjitha subjektet, nga një organ i pavarur kushtetutës, pra KPM”.

“Direktiva e Bashkimit Evropian AVMS, shtrihet mbi dy parime kryesore: të siguruarit që çdo medium që prodhon informacion i nënshtrohet rregullave të njëjta dhe, që çdo qytetar ka të drejtë të informohet mbi atë se kush ia plason lajmin përmes të cilit informohet, marrë parasysh që gjykimet tona edhe formohen mbi lajmin që na plasohet”, thuhet në reagim.

Tutje, në reagim thuhet se qytetarët do jenë të informuar në çdo kohë, mbi atë kush ua plason lajmin, përmes qasjes në platformën e KPM-së e cila sipas qeverisë, do tregojë saktë përfituesit fundorë të secilit medium.

“Në dritë të kësaj, çdo portal që prodhon lajm vetërregullohet por, çdo portal që prodhon e plason lajm përmes audio apo video mesazhi, i duhet nënshtruar rregullave të njëjta me ato që vlejnë për televizion, sepse të dy këto kanë audiencën e njëjtë dhe kanë qëllimin e njëjtë – informimin. Andaj, të dy këto, për të qenë konkurrente në treg, i nënshtrohen rregullimit nga i njëjti organ i pavarur, në këtë rast Komisioni i Pavarur për Media”.

“Kosova nuk ka mekanizma tjerë të pavarur, institucional, që do mund të kryenin këtë detyrë të KPM-së. E këto qëndrime, janë të harmonizuara me vendimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Kemi ruajtur pavarësinë e mediave nga ndikimi politik e çdo ndikim tjetër që mund të perceptohej si i tillë nga publiku. Së këndejmi, asnjë parti politike dhe asnjë bashkësi fetare nuk mund të ketë pronësi në media”.

“Së fundmi, gjobat e parapara e të kritikuara nga shoqëria civile, janë të këtilla sepse janë harmonizuar me Ligjin në fuqi për Kundërvajtjet. Është detyrë e jona të sigurojmë harmonizimin dhe zbatimin efikas të ligjeve tona kombëtare. Të udhëhequr nga ekspertët e Bashkimit Evropian e me vullnet për të fuqizuar KPM-në si institucion të pavarur kushtetues, por mbi të gjitha për t’i ofruar qytetarit të Kosovës mundësinë të krijojë opinionin në mënyrë të pavarur, gjithnjë sipas udhëzimeve të Direktivës AVMS. Falenderojmë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për votimin e një ligji cilësor e reformues”, thuhet tutje në reagim.

You Might Also Like

Shkollat malore ndezin ngrohjet për shkak të temperaturave të ulëta

Haradinaj: Nën udhëheqjen e Ali Berishës, Peja do ta rifitojë shkëlqimin

Krasniqi priti ambasadorin Antonini, temë zhvillimet politike dhe zgjedhjet

Tranzicioni i komandantëve, KFOR inauguron mburojën dhe ngrit flamurin

LVV në Kaçanik premton zhvillim e kushte më të mira

TAGGED: #KPM, #Qeveria e Kosovës
Kosova Times July 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

FA: Nëse Putini humbet, në botë fillon një reaksion zinxhir – këto janë skenarë të mundshëm

Kosova Times Kosova Times February 1, 2023
Biden nënshkruan buxhetin e ndërprerë pa ndihmë për Izraelin dhe Ukrainën
Një vend që nuk mund të shembet. Si do të zgjidhet problemi i borxhit kombëtar amerikan?
Horoskopi ditor për 19 shtator
Ministri i Bujqësisë i Ukrainës ofron dorëheqje pas hetimit për korrupsion
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?