By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Krahu lindor i NATO-s, Ukraina dhe Rusia
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Gjeopolitikë > Krahu lindor i NATO-s, Ukraina dhe Rusia
Ballina 2Gjeopolitikë

Krahu lindor i NATO-s, Ukraina dhe Rusia

Kosova Times
Last updated: 2024/07/12 at 9:01 AM
Kosova Times Published July 12, 2024
Share
SHARE

Rumania, Bullgaria dhe Greqia nënshkruajnë marrëveshje për lehtësimin e lëvizjes së trupave dhe armëve të NATO-s. Ukraina dhe Rumania nënshkruajnë marrëveshje partneriteti për mbrojtjen.

Pushtimi rus i Ukrainës në vitin 2022 ka çuar në rritjen me urgjencë të përgatitjeve të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian edhe lidhur me aftësinë për të dërguar shpejt përforcime, në rast të një konflikti të papritur me Moskën.

Në këtë kuadër Rumania, Bullgaria dhe Greqia nënshkruan një marrëveshje për të lejuar lëvizjen e shpejtë të trupave dhe të armëve në krahun lindor të aleancës ushtarake të NATO-s.

Burokraci e shumtë

Sipas NATO-s burokracia e shumtë e ngadalëson lëvizjen e trupave nëpër Evropë. Prandaj marrëveshja synon “të optimizojë korridoret e transportit për t’iu përgjigjur nevojave për lëvizjen e trupave ushtarake duke krijuar vija për furnizimin për rrjetit rrugor dhe hekurudhor mes shteteve pjesëmarrëse.” – njoftoi Ministria rumune e Mbrojtjes.

Kjo marrëveshje do të reduktojë burokracinë dhe do të maksimizojë efikasitetin në rast situatash emergjente, thuhet më tej në njoftim.

Ministria e mbrojtjes e Rumanisë njoftoi gjithashtu se të tri shtetet mund të lidhin edhe portet e tyre në Detin Egje dhe Detin e Zi.

Rumania dhe Bullgaria janë përfshirë tashmë në një nismë të përbashkët me Turqinë për të çaktivizuar minat që enden në Detin e Zi.

Ukraina dhe Rumania nënshkruajnë marrëveshje partneriteti për mbrojtjen

Zyra presidenciale në Kiev njoftoi se Ukraina ka nënshkruar një marrëveshje sigurie me Rumaninë.

Marrëveshja u nënshkrua pas takimit të aleatëve të NATO-s me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski në samitin e tyre në Uashington.

Kjo marrëveshje e çon në 23 numrin e përgjithshëm të marrëveshjeve afatgjata dypalëshe për mbrojtjen që Kievi ka nënshkruar me partnerë, ndër to me Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën dhe ShBA-në.

Ndërsa korniza e dokumenteve është e ngjashme, ato janë të gjitha të ndryshme. Një tipar i veçantë i marrëveshjeje mes Ukrainës dhe Rumanisë janë pikat specifike të bashkëpunimit për të forcuar sigurinë në rajonin e Detit të Zi, thuhet në deklaratë.

Sipas marrëveshjes Rumania do të ndihmojë për pastrimin e minave në Detin e Zi dhe do të kontribuojë për trajnimin e pilotëve ukrainas për avionët F-16.

You Might Also Like

Numri i të vdekurve në Iran po rritet

“Putini është i shqetësuar dhe i frikësuar”: Çfarë mesazhi po dërgon me Oreshnik

Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin

Përshkallëzim në Iran: Demonstruesit e dhunshëm i vunë flakën një xhamie në Teheran, të cilësuar si terroristë

Rusia me Oreshnik godet Ukrainen: “Kjo është hakmarrja për Valdajn!’

TAGGED: #Krahu lindor i NATO-s, #Rusia, Ukraina
Kosova Times July 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Kamala Harris e pranon humbjen në zgjedhje

Kosova Times Kosova Times November 6, 2024
UGSh kërkon zbardhjen e sulmit anonim mbi automjetin e gazetares Jonida Qirko në Gjirokastër
Javë me reshje shiu
Malta mbështet Kosovën në rrugën e saj të integrimit evropian
Fiorentina shkon në finale të Conference League
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?