By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani takon kryetarin e Partisë Rome të Bashkuar , Albert Kinolli M.P. / RTKlive
July 3, 2025
Konfirmohet rasti i parë i sëmundjes ‘Murtaja e Ruminantëve të Vegjël’
July 3, 2025
Lansohet fushata ‘Festo me zemër, jo me armë’
July 3, 2025
Ditët e Diasporës – Biblioteka Kombëtare zgjat orarin e punës
July 3, 2025
Njerëz u qëlluan nga një makinë përpara një klubi nate në Çikago, 4 të vdekur dhe 14 të plagosur
July 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Një gur për Gjeçovin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Një gur për Gjeçovin
Opinion

Një gur për Gjeçovin

Kosova Times
Last updated: 2024/07/12 at 7:29 PM
Kosova Times Published July 12, 2024
Share
SHARE

Tregim

Shkruan: Pal ShTUFI

Rrëfimet personale janë ato që kemi jetuar në rrethana e kushte në të cilat jemi rritur. Ndoshta shpeshherë do dëshironim të kishim tjera rrëfime, por ja se të kaluarën nuk mund ta ndryshojmë.

Jam rritur në familje religjioze-patriotike. Ati im, Gjergji, duke qenë oficer i Xhafer Devës dhe njeri me përvoja të ndryshme, me pasion rrëfente histori, ngjarje ose personalitete religjioze dhe kombëtare. I pëlqente ky binom!

Mbaj mend që Ati im kishte një vitrinë të bukur prej druri masiv. Vitrina mbyllej edhe me çelës, prandaj kishte një derë rreth 70×100 cm. Në ballë të kësaj dere e mbante një pikturë, sa ajo derë, të një Pape shqiptar (emri nuk më kujtohet). Ndërkaq, në anën e pasme, kur hapej dera, e kishte fotografinë origjinale të At Shtjefën Gjeçovit – Kryeziut. Në mënyrë të veçantë e adhuronte këtë personalitet historik.

Është interesant të theksohet se kur im At fliste për Shtjefën Gjeçovin dhe rrëfente si e kishin vrarë serbët këtë patriot të madh në Zym të Hasit, në fund të rrëfimit i mbusheshin sytë me lot. Derisa jam bërë 20 vjeç, ndoshta 20 herë e kam dëgjuar nga Ati im rrëfimin fantastik për At Shtjefnin, këtë patriot, i cili i ishte kundërvënë politikës serbe, e cila synonte deshqiptarizimin total të Kosovës.

SHTEGËTIMI ME NANEN

Në anët tjetër, Nana, kjo besimtare e devotshme, e kishte krijuar një traditë interesante. Për festën e Zojës Shnaprene, e cila kremtohet për çdo 26 korrik në Zym, organizonte një “pelegrinazh përshpirtnimi” me disa fqinjë si dhe me ne fëmijët e saj. Me 25 korrik niseshim këmbë për në Zym, i cili është rreth 20 km larg fshatit tim. Zakonisht, tek kisha e Zojës Shnaprene arrinim rreth orës 6 të mbrëmjes dhe atë natë flinim në oborrin e kishës të gjithë pelegrinazhet, të cilët e mbushnin oborrin e Kishës. Mbrëmja dhe gjumi në rrethana të tilla ka qenë përjetim në vete – i paharruar dhe nostalgjik.

UDHËTIMI

Deri tek Drini i Bardhë udhëtonim përskaj lumit tonë, i cili buronte diku në malet e Kabashit legjendar (shih hartën) dhe përshkonte disa fshatra derisa derdhej në Drinin e Bardhë. Natyrisht, përskaj lumit kishte freski dhe hije të shumta. Fshatrave që kalonim, ndaleshim dhe pinim ujë. Ndonjëherë edhe pushonim. Por, kur arrinim tek Drini, aty e kishim gjithmonë problem kalimin e lumit, të cilin kurrë nuk e mbaj mend të ketë qenë me ujë pak – siç është tani. Madje, në një rast, unë kam qenë edhe i rrezikuar nga thellësia e Drinit… Isha rreth 10-11 vjeç.

Sidoqoftë, kur kalonim Drinin dhe dilnim në fshatin Krajk, na bëhej sikur triumfonim. Në Krajk pinim sërish ujë dhe hanim racionet e ushqimit që kishim me vete. Pastaj sërish vazhdonim, por tani ecnim malit përpjetë e që rruga ishte vetëm gurë dhe me hije shumë të rralla. Natyrisht, kjo pjesë e udhës ishte më e mundimshmja, mirëpo meqë ishte mal i panjohur për ne, na bëhej më interesant dhe më atraktiv se rrafshinat e pafundme të vendlindjes time.

NJË GUR PËR MOS-HARRESË…

Duke ecur atij mali, mbaj mend kur Nana na urdhërojë që të ndaleshim dhe të pushonim pran një grumbulli gurësh të tubuar e të bërë si varr. Po, po, si varr pa asnjë mbishkrim dhe asnjë shenjë tjetër. Nana, para se të uleshim, na tha se ky është vendi ku xhandarët serbë, me 14 tetor 1929 e kishin vrarë At Shtjefën Gjeçovin.

Nana fliste shumë me përvujtëri dhe me dhembje të madhe për At Shtjefnin, e ne fëmijët e dëgjonim me vëmendje e me një keqardhje të skajshme.

“JEPJA ZOT PUSHIMIN E PASOSUN…”

Pas pak, Nana filloi lutjet për shpirtin e At Shtjefnit. Në fakt, ishin uratat, të cilat i dinim edhe ne fëmijët. Në fund Nana gjithmonë përsëriste tri herë:

“Jepja Zot pushimin e pasosun. Pushoftë në paqe” – ne i përgjigjeshim me “Amen.” Dhe, ende pa u ulur nën hije, Nana sërish urdhëroi që secili nga ne të hidhnim nga një gur mbi atë grumbull gurësh që kishte formën e një varri gjigant. Unë thash po mbledh më shumë gurë, sepse mendoja që është më mirë, por Nana më ndalojë duke thënë:

– Jo, për mos-harresë vetëm një gur duhet, sepse kur të kthehemi do ta hedhim edhe nga një tjetër. Sepse, edhe pas një viti ne duhet të vijmë këtu e të hedhim gurë mbi këtë vend. Ky vend e ky emër kurrë nuk duhet harruar.

PYETJET E NJË FËMIJE

Meqë për mua ishte një përjetim i rrallë ky lloj përkushtimi për një prift e patriot të vrarë, e pyeta Nanën pse nuk ka një shenjë, në të cilin duhet të shkruante emri i At Shtjefën Gjeçovit?

Nana më tha: “nuk ka djali nanes, sepse asht e ndalueme prej shtetit. Prandaj priftat e kanë gjet një mënyrë tjetër per me nderu e mos me harru kurrë At Shtjefnin. Krejt njerëzit që kalojnë ktu pari, nga një gur e hedhin në këtë vend në shenjë kujtimi e nderimi. Kshtu ka me shkue gjithmonë. Sa t’jetë jeta.”

SOT NUK KA MË GURË NE VENDVRASJEN E GJEÇOVIT

Kohët që erdhën e kanë shuar traditën e grumbullimit të gurëve në vendvrasjen e At Shtjefnit. Sa keq. Sa e dëmshme kjo për kulturën dhe traditën. Ishte diçka e pashembullt dhe pafundësisht domethënëse. Nuk di nëse kishte edhe diku tjetër në Trojet e Arbnit që njerëzit ta nderonin e kujtonin dikë ashtu, gjysmë legal, siç e bënin njerëzit për At Shtjefnin. Pa dyshim se kjo formë e të kujtuarit e shpjegon zinxhirin e ruajtjes së kujtesës dhe trashëgimisë 600 vjeçare të kombit, prandaj do duhej të kultivohej kjo traditë në Has. Nuk është vonë. Mund ta rikthejmë. Një gur për At Shtjefnin, ai që kodin e jetës shqiptare e ktheu në vepër të shkruar, nuk është shumë!

RRUGA E KTHIMIT

Pasi mbaronte Mesha e Madhe në kishë, Nana na dërgonte tek disa të njohur në Zym dhe aty hanim drekë. Pastaj merrnim udhën e kthimit, ku sërish ndaleshim tek vendvrasja e Shtjefen Gjeçovit. Luteshim për shpirtin e tij, hidhnim sërish vetëm nga një gur për mos-harresë dhe vazhdonim kthimin në shtëpi. Ishte një aventurë dhe përjetim krejt i veçantë për kohën dhe rrethanat. Mbaj mend që së paku 6-7 herë e kam bërë këtë udhëtim. Ndërkaq, Nana e ka vazhduar derisa këmbët nuk e dëgjonin më…

You Might Also Like

Presidente, nuk të ka mbetur luks për pritje – përdore autoritetin, sepse flaka po vjen!

Nacionalizmi si mjet pushteti: Reflektime mbi strategjinë politike serbe, 1987–1999

Kuvendarët foshnjën e po sa lindur-Kosovë, me vetëdije apo pa vetëdije po e hudhin në kosh plehrash

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990 – Akti themeltar historik që trasoi rrugën drejt shtetësisë së Kosovës

Nuk mund të hesht, edhe kur dhimbja më vjen nga të dyja anët

TAGGED: #At’ Shtjefën Gjeçovi, #Pal Shtufi
Kosova Times July 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusia sulmon Odesën, ndërsa kryeministri grek vizitonte qytetin port

Kosova Times Kosova Times March 6, 2024
Kosova pëson nga Ukraina
Presidentja Osmani pranoi raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022
Kurti e Kamberi biseduan për rrjedhat aktuale politike
Një specialitet i “kuzhinës së varfër”: Një recetë për një supë të shijshme dhe të trashë që do t’ju ngopë bukur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?