By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Beckham-at me zemër të thyer mësuan për rinovimin e betimit të martesës së Brooklyn-it në internet, ndërsa David dhe Victoria besojnë se djali i tij është larguar nga familja
August 12, 2025
Bullgaria tërheq botën me natyrë dhe WiFi – me vizë për nomadët dixhitalë
August 12, 2025
Pranga 68-vjeçarit – fotografoi 29-vjeçaren me rroba banje në plazh
August 12, 2025
Gjendet trupi i pajetë i një djali 6-vjeçar të zhdukur në det
August 12, 2025
Gjobë për shpërdorimin e ushqimit – restorantet gjermane dhe “euro disiplinore”
August 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeministri Kurti mirëpriti përfaqësuesit dhe lojtarët e klubit të hendbollit të femrave “KHF Istogu”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Kryeministri Kurti mirëpriti përfaqësuesit dhe lojtarët e klubit të hendbollit të femrave “KHF Istogu”
Sport

Kryeministri Kurti mirëpriti përfaqësuesit dhe lojtarët e klubit të hendbollit të femrave “KHF Istogu”

Kosova Times
Last updated: 2024/07/12 at 8:48 PM
Kosova Times Published July 12, 2024
Share
SHARE

Pasditen e sotme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar dhe nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, mirëpriti përfaqësuesit dhe lojtarët e klubit të shpallur kampion të Kosovës të hendbollit të femrave “KHF Istogu”. 

Kryeministri i uroi ata për suksesin e arritur dhe rezultatet mbresëlënëse në fitoren e titullit të tretë radhazi si kampion të Kosovës, dhe të katërtit në total. Këtë sezon, ekipi nga Istogu e fitoi edhe Superkupën e Kosovës dhe luajti në finale të Kupës së Kosovës.

“Keni korrur sukses ndaj ekipeve shumë të fuqishme. E dimë që sukseset e juaja nuk janë vetëm brenda Kosovës por edhe në arenën ndërkombëtare dhe keni tituj të shumëfishtë e kupa të shumta, për çfarë ju përgëzoj e ju uroj.” u shpreh kryeministri përgjatë takimit.

KHF Istogu si kampione e Kosovës do të garojë në gara ndërkombëtare, konkretisht në EHF European Cup, ku do të marrin pjesë gjithsej 64 skuadra nga vende të ndryshme të Evropës. Kjo do të jetë pjesëmarrja e tetë radhazi për ta në garat evropiane. Bashkë me Istogun në këtë garë do të marrin pjesë edhe KHF Ferizaj dhe KHF Samadrexha, ndërsa ekipet kundërshtare të tyre do t’i mësojnë më 16 korrik, pasi të hidhet shorti në Vjenë.

Në përfundim, kryeministri Kurti i dëshiroi klubit, lojtarëve, stafit drejtues dhe menaxhues suksese, rezultate më të larta e përfaqësim sa më të mirë të shtetit tonë në këtë sport në garat e ardhshme evropiane, duke theksuar dhe mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë për sportin sikur edhe hendbollin. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kosova U19 shënon fitoren e dytë rresht në Botëror

Kuvendi i FFK-së miratoi ndryshimet e nevojshme statutare

Shumica e gjyqtarëve kalojnë testet fizike, 10 prej tyre do të ritestohen

MKRS investon 2 milionë euro në stadiumin “Zahir Pajaziti”

Portieri i kombëtares së Egjiptit vdes pasi qëndroi në koma për disa ditë

TAGGED: #Albin Kurti, #KHF Istogu
Kosova Times July 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Aktakuzë ndaj tre personave për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Kosova Times Kosova Times May 5, 2023
Japonia ofron 100 automjete ushtarake në ndihmë të Ukrainës
Sulmet ndaj rebelëve Houthi, Kosova rreshtohet përkrah ShBA-së e Britanisë
Hovenier: Sulmet mbi EULEX-in dhe Policinë e Kosovës janë të papranueshme
Zelensky thotë se nga një armëpushim do të përfitonte vetëm Rusia
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?