By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 25 qershor
June 25, 2025
Mesazhi i qartë i Trump për Netanyahun: Mos prisni lëvizje të reja ushtarake amerikane
June 24, 2025
Trump mbërrin në samitin e NATO-s
June 24, 2025
Pekini shfaq dronin me madhësinë e një mushkonje, i aftë për zbulim dhe operacione beteje
June 24, 2025
Vdes motoçiklisti në Sllovi të Lipjanit pas aksidentit me një automjet
June 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: SpaceX lëshon në hapësirë një anije kozmike të ushtrisë amerikane
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Hi-tech > Shkencë > SpaceX lëshon në hapësirë një anije kozmike të ushtrisë amerikane
Ballina 2Shkencë

SpaceX lëshon në hapësirë një anije kozmike të ushtrisë amerikane

Kosova Times
Last updated: 2023/12/29 at 11:11 AM
Kosova Times Published December 29, 2023
Share
SHARE

Raketa Falcon Heavy e SpaceX u nis drejt hapësirës të enjten për të transportuar dronin sekret X-37B të ushtrisë amerikane në një mision kërkimor.

Pas javësh vonesë, raketa u nis nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s në Florida në orën 20:07, sipas kohës lokale, dhe nisja e raketës u transmetua drejtpërdrejt në ueb-faqen e kompanisë SpaceX.

Është e paqartë se ku është nisur anija kozmike pa ekuipazh, që funksionon në mënyrë autonome. Kjo anije është nisur në misionin e saj të shtatë.

Pentagoni ka dhënë pak informacione për dronin hapësinor dhe për misionin e tij, që fillimisht ishte paraparë të niste më 7 dhjetor. Ndërkaq, SpaceX vetëm ka përmendur emrin e misionit të koduar nga Pentagoni – USSF-52 – në deklaratën e lëshuar për këtë mision.

“Falcon Heavy ka lansuar misionin USSF-52 në orbitë”, tha SpaceX.

Më herët, Petagoni ka thënë se misioni i shtatë i tij X-37B do të synonte “disa eksperimente”.

“Këto testime përfshijnë operimin e avionit hapësinor në zona të reja orbitale, eksperimentimin me teknologjitë e reja për të kuptuar më mirë hapësirën dhe hetimin e efekteve të rrezatimit në materialet e ofruara nga NASA”, kishte deklaruar muajin e kaluar Departamenti amerikan i Zyrës për Aftësi të Shpejta të Forcave Ajrore.

Sa i përket dronit hapësinor të lëshuar, autoritetet kanë thënë se ai ka madhësinë e një autobusi të vogël dhe duket si një mini-version i anijeve hapësinore që u larguan nga përdorimi më 2011. Në misionet e kaluara, X-37B ka kryer testime për NASA-n lidhur me ndikimin që ka rrezatimi ndaj farave dhe materialeve të tjera.

Lëshimi i anijes nga Falcon Heavy vjen dy javë pasi Kina dërgoi në hapësirë një avion hapësinor robotik, të quajtur Shenlong. Sipas agjencisë kineze të lajmeve, Xinhua, kjo anije kozmike do të qëndrojë në orbitë “për një periudhë kohore” dhe do të kryejë eksperimente të ndryshme.

You Might Also Like

Samiti i NATO-s, Rutte: Do të merren vendime për rritje të sigurisë

Izraeli dhe Irani e pranojnë armëpushimin

Tërmet në Shqipëri

Trump: Izraeli dhe Irani u pajtuan për armëpushim

Bie nga lartësia një punëtor në Prishtinë , dërgohet për tretman mjekësor

Kosova Times December 29, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Në 10:00 mbahet një mbledhje e Qeverisë, ky është rendi i ditës

Kosova Times Kosova Times October 23, 2024
Shpëtimtarët nga Kosova shpëtojnë nga rrënojat një 3-vjeçare në Turqi
Erdogani me sy kah Perëndimi – çfarë do të thotë për Putinin?
Ditë zie per terrorist në entitetin serb në BH, flamujt në institucione të ulur në gjysmështizë…
Gjermania i premtoi Ukrainës ndihmë ushtarake deri në vitin 2027
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?