By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet
January 9, 2026
VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”
January 9, 2026
Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
January 9, 2026
Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau
January 9, 2026
Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kthehet në banesën e tij në veri të Mitrovicës 24 vjet pas largimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kthehet në banesën e tij në veri të Mitrovicës 24 vjet pas largimit
Ballina 1Lajme

Kthehet në banesën e tij në veri të Mitrovicës 24 vjet pas largimit

Kosova Times
Last updated: 2024/07/13 at 7:57 PM
Kosova Times Published July 13, 2024
Share
SHARE

Mbi dy dekada i janë dashur familjes Xhaka që të kthehet në banesën e saj në Mitrovicën e Veriut, prej nga ishin larguar pas presioneve që i bënin serbët pas luftës. Prej asaj kohe, kjo familje nuk kishte reshtur përpjekjet që të kthehej në vendbanimin e tyre.

Kjo u bë e mundur vetëm pas një vendimi të Gjykatës Supreme, e cila vendosi në favor të familjes Xhaka e largoi uzurpatorin.

“Procesi ka qenë i vështirë. Kemi pasur vështirësitë tona pas luftës. Dihet që banorët e qytetit të Mitrovicës, sidomos të veriut janë përballur me shumë vështirësi sidomos të banimit”, thekson Artan Xhaka, qytetar i Mitrovicës se Veriut, të cilit i janë dorëzuar çelësat e banesës së tij.

Për shkak të pasigurisë së madhe, familja e tij së bashku me banorë të tjerë kishin mbetur të mbyllur gjatë kohës së luftës.

“Është një koincidencë. Gjatë luftës kemi qëndruar në këtë hapësirë, kemi banuar. Në banesë kemi qëndruar krejt kohën e luftës. Kemi mbet këtu dhe pasandaj s’kemi mudur me bë lëvizje me dal jashtë Kosovës.  Kështu që krejt luftën këtu e kemi kalu, bashkë me disa banorë shqiptar, 4 ose 5 kemi mbetur në këtë hyrjen tonë”, ka rrëfyer Xhaka.

Për shkak të tensioneve që ishin të shpeshta dhe të mëdha në pjesën e veriut në vitin 2001, ata ishin tërhequr në pjesën jugore por që në pjesën veriore kishin filluar uzurpimet e banesave.

“Pastaj ka ndodh uzurpimi i pronës, i banesës tonë”, tha theksuar ai.

Familja Xhaka e kishte kaluar jetën nëpër banesa me qira në jugun e Mitrovicës, pasi proceset gjyqësore po zgjasnin.

Në nëntor të vitit 2023, Gjykata Supreme kishte nxjerrë aktgjykimin që prona i takon familjes Xhaka, por ish-uzurpatori nuk i ka dorëzuar çelësat deri tash në korrik.

Artan Xhaka i është kthyer jetës. Qyteti i duket më ndryshe, por i qetë dhe se po ecën lirshëm.

You Might Also Like

Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik

Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc

MFPT: Sadriu la gjurmë të rëndësishme në zhvillimin institucional

AME: Situata në terren kryesisht e qetë, stabile dhe e menaxhueshme

Abdixhiku për Sadriun:Vepra dhe kontributi i tij mbeten trashëgimi politike

TAGGED: #24 vjet pas largimit, #Artan Xhaka, #Kthehet në banesën, #Veri
Kosova Times July 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

15 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës

Kosova Times Kosova Times July 22, 2025
Duka uron që licensimi i FFK-së të ndodhë sa më parë
Propozohet ulja e dënimeve për zyrtarët që abuzojnë me pushtetin
Vdiq aksidentalisht ish-ushtari i UÇK-së, Isuf Tahirsylaj
KGjK-ja suspendon gjyqtarin në rastin e Sekiraqës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?