By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukraina dhe Aleatët Nisin Prodhimin e Përbashkët të Armëve sipas Formatit Ramstein
June 27, 2025
Ukrainasit rrëzuam katër bombardues rusë Su-34
June 27, 2025
Orbán mund të humbasë të drejtën e votës në BE – Ohryzko
June 27, 2025
Dy vende afrikane bien dakord për paqe me ndërmjetësimin e SHBA-së
June 27, 2025
Ja arsyet pse Trump po i zgjat sanksionet kundër politikanëve ne rajon
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqiptaro-amerikani Vatan Cana dëshmitar në sulmin ndaj ish-Presidentit tregon si ndodhi ngjarja
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shqiptaro-amerikani Vatan Cana dëshmitar në sulmin ndaj ish-Presidentit tregon si ndodhi ngjarja
Ballina 2Rajon / Botë

Shqiptaro-amerikani Vatan Cana dëshmitar në sulmin ndaj ish-Presidentit tregon si ndodhi ngjarja

Kosova Times
Last updated: 2024/07/14 at 8:10 PM
Kosova Times Published July 14, 2024
Share
SHARE

Një prej dëshmitarëve në vendngjarje ishte shqiptaro-amerikani Vatan Cana. Ai ka regjistruar disa pamje gjate kohës së sulmit. Zëri i Amerikës u lidh me të para disa orësh për të treguar atë që ka pare.

Ai i tregoi gazetares Garentina Kraja për skenat kaotike pas të shtënave, përfshirë pamjet e zotit Trump të plagosur ndërsa po largohej nga vendi i ngjarjes.

Përshkrimi i asaj që ka parë

“Kemi qenë disa shokë, kemi shkuar nga Nju Yorku deri në Butler. Kur shkuam aty, ka patur goxha njerëz, komunikacion rrugës, ka pasur sigurim shumë, shumë të madh. Derisa kemi hyrë në tubim brenda kemi kaluar nëpër sigurim. Na i kanë kontrolluar të gjitha, edhe trupin edhe çfarë kemi patur me vete. Kur hymë brenda, shkuam më përpara, të them të drejtën ndoshta kemi qenë rreth 100 feet (rreth 30 metra). Duke incizuar, për një moment kemi dëgjuar 2-3 plumba që erdhën nga ana e djathtë e Trumpit, por nga ana e majtë e jona. Ka qenë një fakt shumë interesant se kur kanë shku plumbat, një nga hidraulikët (“fork-lifts”) që i kanë ngritur lart altoparlantët, i ka mëshuar hidraulikut dhe kur plumbi i ka mëshuar aty, ne kemi menduar që “fire department” (zjarrfikësit) e kanë gjuajtur me ujë “shooter” (sulmuesin), por fluidi (lëngu) ka rënë gjithkund, nëpër publik. Pas asaj kemi dëgjuar edhe 2-3 shots (të shtëna) tjera. Kur ka ndodhur kjo, i gjithë tubimi ka rënë poshtë në tokë. Gjithë populli ka rënë poshtë në tokë. Secret Service (shërbimet sekrete) na thonin “uluni poshtë, uluni poshtë”. Me një moment jemi ngritur të gjithë, por sa jemi ngritur, një tjetër nga secret service (shërbimet sekrete) na thoshte rrini poshtë se mund të ketë një gjuajtje tjetër. Kur populli e ka dëgjuar atë fjalë, të gjithë kanë filluar të vrapojnë, filluan të qajnë. Kishte fëmijë, njerëz. Ka qenë një skenë shumë e frikshme se nuk dihej se çfarë do të ndodhte tjetër”.

Regjistrimi me video i sulmit

“Duke qenë i Kosovës, në luftë do të thotë, e kam vërejtur që kanë qenë plumba. Një shoku im, Steve nuk besonte. I thosha, Steven ulu poshtë. U çova dhe thashë, ta incizoj, ta shoh çka po ndodh. E nxora telefonin, vetë e pashë Trumpin. Edhe kur u ngrit (Trumpi) e pashë që kishte gjak. U thashë shokut tim, “They got him”, do të thotë e kanë kapur (e kanë qëlluar), por nuk dinim sa keq ishte situata. U mundova ta mbaj telefonin sa ma drejt që është e mundur. Pastaj ka ardhur një helikopter, më duket që e ka dërgu Trumpin në një spital aty të afërm. Por do të thotë ai momenti ka qenë diçka shumë interesant, se Trumpi kur u (ngrit), u thoshte atyre “prisni, prisni” në anglisht. U ngrit dhe e bënte “fist bump” (grushtin). Nuk e di si e ka pasur atë kurajë, si e ka bërë atë punë dhe kur e çoi grushtin lart krejt populli u gjallë dhe krejt bërtisnin “Trump, Trump”, “USA, USA”. Por në atë moment, secret service (Shërbimet Sekrete) tha ka mundësi të jetë edhe një gjuajtës i dytë. Aty pastaj filloi paniku, filluam të vrapojmë. Të gjitha barrikadat përtokë.

Filluam të vrapojmë. Njerëz duke qarë, gra me fëmijë të vegjël, filluan të gjithë të qajnë, filluam të vrapojmë… Duke ikur nga vendi, shkuam aty ku ka qenë sulmuesi. E kam edhe nje video nga aty, ku ka qenë ushtria, secret service (shërbimi sekrete) duke u përpjekur të ngjitej në çati. U bllokuan rrugët dhe nuk lanë asnjë gjë te shkoje prapa dhe filluam të ecim drejt aeroportit, rreth12 kilometra, sepse nuk kishte as taksi, asgjë.

Ndikimi i ngjarjes

“Duke pasur parasysh gjuajtjet në masë qe ndodhin në Shtetet Bashkuara, e ndjen një ndjenjë çfarë do të ndodhë tani. E para mori fund, por ne frikësoheshim mos kishte ndonjë sulmues tjetër. Është një ndjenje shume interesante, si e luftës që e kemi përjetuar në Kosovë… Nuk mund ta besonim që kjo po ndodh. Por ndërkohë e kuptonim që kjo ka ndodhur. Kam pasur edhe ndoshta për 20 minuta sepse nuk arrita ta besoja që isha edhe unë aty”.

You Might Also Like

Ukraina dhe Aleatët Nisin Prodhimin e Përbashkët të Armëve sipas Formatit Ramstein

Ukrainasit rrëzuam katër bombardues rusë Su-34

Orbán mund të humbasë të drejtën e votës në BE – Ohryzko

Dy vende afrikane bien dakord për paqe me ndërmjetësimin e SHBA-së

Ja arsyet pse Trump po i zgjat sanksionet kundër politikanëve ne rajon

TAGGED: #Atentat, #Donald Trump, #Vatan Cana
Kosova Times July 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Morawiecki: Pjesëtarë të Wagnerit mund të paraqiten si migrantë për të hyrë në BE

Kosova Times Kosova Times July 29, 2023
PDK-ja deklarohet pas takimit të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar
Makina në zjarr, mbeturina kudo, një bllok i tërë i shkatërruar: Zelensky publikoi një video nga Kharkiv që tregon se si rusët e egër sulmuan këtë mëngjes
KFOR-i amerikan patrullon në veri
Osmani takohet me Walker: Qytetarët e Kosovës do t’u jenë përjetësisht mirënjohës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?