By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
UGSh kërkon zbardhjen e sulmit anonim mbi automjetin e gazetares Jonida Qirko në Gjirokastër
July 16, 2025
‘Misionari’-spiuni amerikan merr pasaportë ruse, e quan SHBA-në ‘të keqe’ në televizionin e Moskës
July 16, 2025
Kryebashkiaku opozitar i Stambollit dënohet me burg
July 16, 2025
Gjykata e Moskës arreston prezantuesen televizive Tatyana Lazareva në mungesë
July 16, 2025
Izraeli sulmon Shtabin e Përgjithshëm të Sirisë mes përshkallëzimit të tensioneve në vendin jugor
July 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Banorët fillojnë rregullimin e urave me vetiniciativë, komuna s`ka plane
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Banorët fillojnë rregullimin e urave me vetiniciativë, komuna s`ka plane
Lajme

Banorët fillojnë rregullimin e urave me vetiniciativë, komuna s`ka plane

Kosova Times
Last updated: 2024/07/15 at 12:01 AM
Kosova Times Published July 14, 2024
Share
SHARE

Pesë ura që shpijnë në bjeshkët e Dobroshit, Junikut dhe ato të Vokshit janë në gjendje të rëndë. Banorët kanë kërkuar nga komunat përkatëse që t’i rregullojnë ato, pasi po sjellin shumë vështirësi atyre dhe turistëve të shumtë që frekuentojnë këtë zonë. Por asnjëra prej tyre nuk ka reaguar.

Gjendjen është e rëndë në pesë ura të cilat shpijnë në bjeshkët e Dobroshit, Junikut dhe ato të Vokshit. Qarkullimi i banorëve dhe blegtorëve të këtij lokaliteti çdo ditë e më shumë po bëhet më i vështirë.

Meqenëse kërkesat e tyre, tash e një kohë të gjatë, po hasin në vesh të shurdhër nga komunat Gjakovë, Deçan dhe Junik, ata sot janë vetorganizuar për të riparuar njërën prej këtyre urave.

“Kemi marrë iniciativë janë 5 ura të prishura për bjeshkën tonë, bjeshka e Junikut dhe e Vokshit, dalin edhe Hereqi këtu, do me thënë dalin 6 – 7 fshatra që qarkullojnë me dhenë me lopë, vetëm turistë sot mbi 60 – 70 kanë qenë prej Prishtine. Në komunën e Junikut kemi bërë kërkesë për to por nuk kemi gjet gjuhë të përbashkët. ..me komunën e Deçanit edhe të njëjtën jo kemi me i bë për do bjeshkë tjera”, tha Qaush Qaushi, banorë i kësaj ane.

“Ka qenë shumë e nevojshme sidomos mos me u frikësua fëmijët kur t’i shohin urat e dëmtuara. Për këtë arsye e kemi marr këtë iniciativë me krejt bashkëfshatarët, në emër të Dobdroshit”, tha banori tjetër Muharrem Pajaziti.

Kurse Fadil Hamza, shtoi se këto ura kanë rëndësi shumë të madhe, përveç bagëtisë edhe për turizëm.

“Vetëm sot këtu mbi 100 veta shkuan përpjetë janë ardhë deri këtu me autobusë. Për çdo vikend këtu ka sa të duash vijnë edhe prej diasporës tash shumë d.m.th. turizëm të madh ka edhe për blegtori këtu zakonisht kur ka vërshime të mëdha kah me zbrit bagëtinë është problem me i shti nëpër ujë mos me qenë urat është problem duhet me i rregullua”, shtoi ai.

Në anën tjetër, zyrtarë të komunave në Deçan dhe Junik, të kontaktuar përmes telefonit, thanë se janë duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë për të riparuar 4 urat e tjera.

You Might Also Like

UGSh kërkon zbardhjen e sulmit anonim mbi automjetin e gazetares Jonida Qirko në Gjirokastër

Gjykata e Moskës arreston prezantuesen televizive Tatyana Lazareva në mungesë

I biri i Jakup Krasniqit: Gëzimet dhe hidhërimet i ndajmë me videolidhje

`Veteranët e rrejshëm`, dënimi i Çekut dhe të tjerët vlerësohet i ulët

Pacientët u ankuan për mungesë ilaçesh, SHSKUK: Furnizimi është rreth 80%

TAGGED: #Junik, #Rregullimi i urave, #Vetiniciativë
Kosova Times July 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vushtrria me trashëgimi kulturore që janë gjurmë e një qyteti të lashtë

Kosova Times Kosova Times November 5, 2024
Kurti pret ministrin e Brendshëm të Izraelit, fton investitorët izraelit
Komandanti i KFOR-it uron që Kosova të bëhet vatër stabiliteti dhe paqeje në rajon
Horoskopi ditor për ditën e premte, 15 mars 2024!
Biden, fushatë reklamash prej 14 milionë dollarësh për votuesit afrikano-amerikanë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?