By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Analistët serbë, Serbia njeh elemente të shtetësisë së Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Analistët serbë, Serbia njeh elemente të shtetësisë së Kosovës
Ballina 2Rajon / Botë

Analistët serbë, Serbia njeh elemente të shtetësisë së Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2024/07/15 at 9:47 PM
Kosova Times Published July 15, 2024
Share
SHARE

Në Beograd, janë të bindur se Serbia është duke njohur Kosovën, por jo në mënyrë të tërësishme. Sipas tyre, ajo këtë po e bën me copëza. Njohja e targave, pastaj e dokumenteve dhe veprime të tjera, i cilësojnë si raste konkrete se normalizimi i marrëdhënieve, ka dhënë disa efekte. Sidoqoftë, ngjarjet në skenën politike globale, përfshirë zgjedhjet në BE, Francë, Britani të Madhe e ShBA, e kanë lënë çështjen e dialogut paksa mënjanë.

Dialogu Kosovë-Serbi, nuk është prioritet për Perëndimin, kjo për shkak të ngjarjeve globale. Kështu deklaron politikani Nenad Çanak. Megjithatë, ai sqaron se procesi, ka dhënë rezultate të caktuara. Situata ka ndryshuar në mënyrë drastike që nga viti i kaluar. Tanimë Serbia ia njeh Kosovës shumë elemente të shtetësisë. Dokumentet apo targat, janë disa prej tyre.

“Ka progres sepse vetëm para një viti e gjysmë për pak ka pasur luftë për shkak të targave të Kosovës, sot nuk është më problem. Dokumentet e Kosovës janë të njohura. Meqenëse e gjithë kjo është e njohur, ju keni një njohje hap pas hapi të Kosovës, në pjesë të vogla. Serbia, si kjo që është sot, nuk mund të pranojë kurrë vetëm një gjë, ajo është se e ka njohur Kosovën. Për shkak se ajo nuk mund të pranojë se e ka njohur Kosovën, çdo fjalë tjetër hyn në lojë, përveç njohjes”, tha Nenad Çanak, ish-lider i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës.

Aktualisht, në Beograd besohet se ka një vakum politik të shkaktuar nga zgjedhjet në Britaninë e Madhe, Francë dhe zgjedhjet në ShBA. Kjo, mundëson forcimin e kundërshtarëve të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Më duket se është bërë një hap prapa sepse janë shtyrë detyrimet e të dyja palëve lidhur me zbatimin e Asociacionit dhe përmbushjen e obligimeve të Serbisë në lidhje me moskundërshtimin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Prandaj plani gjermano-francez nga i cili lindi Marrëveshja e Ohrit duhet të rivitalizohet dhe të kthehet në fokus”, tha Ivan Videnoviq, profesor në Universitetin e Beogradit .

Sidoqoftë, nga dialogu ka shumë pritje që çështja e normalizimit të kthehet në qendër të vëmendjes me një administratë të re në Bruksel. Kjo, në mënyrë që të evitohet jostabiliteti i mundshëm.

You Might Also Like

Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të

Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse

VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet

Kroati fiton gjashtë çmime Eurojackpot me nga pothuajse 60,000 euro secila

VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet

TAGGED: #Kosova, #Njohja, #Serbia
Kosova Times July 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Franca në epërsi

Kosova Times Kosova Times July 9, 2024
FBI: ShBA po përballet me një rritje të njëkohësishme të shumë kërcënimeve
Avioni hipersonik i pasagjerëve “Halcyon” me shpejtësi 4000 mph do të fluturojë nga Londra në NYC në vetëm 90 minuta
Serbët e veriut paralajmërojnë protestë në Mitrovicë
VIDEO: Katër të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani të vogël në Arizona
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?