By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si e shohin eksperte rus Ballkanin ne kete shekull?
October 30, 2025
Fillon në Paris gjyqi i shtetasve bullgarë për përdhosjen e memorialit të Luftës së Dytë Botërore të lidhur me Kremlinin
October 30, 2025
Horoskopi ditor për 30 tetor:
October 30, 2025
“Putin, Haga po të pret.” Si po thumbohen ambasadat ruse për luftën në Ukrainë
October 29, 2025
Më shumë se 130 persona u vranë gjatë bastisjeve të policisë në Rio de Janeiro
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kërkimet arkeologjike sjellin dëshmi të rëndësishme mbi kulturën e Komanit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Kërkimet arkeologjike sjellin dëshmi të rëndësishme mbi kulturën e Komanit
Lajme

Kërkimet arkeologjike sjellin dëshmi të rëndësishme mbi kulturën e Komanit

Kosova Times
Last updated: 2024/07/16 at 7:43 PM
Kosova Times Published July 16, 2024
Share
SHARE

Në Shqipëri, kultura e Komanit vazhdon të zgjojë interesimin e studiuesve për veçoritë, hapësirën gjeografike dhe shtrirjen e saj nga periudha ilire deri në atë të arbrit. Prej 10 vitesh, një mision arkeologjik franko-shqiptar, i përbërë nga 40 ekspertë dhe arkeologë, vazhdon të nxjerrë në dritë elementë të rëndësishëm të kësaj kulture.

Në pavijonin e arkeologjisë, në Muzeun Historik të Shkodrës, gjenden të ekspozuara objekte të rëndësishme që i përkasin Kulturës së Komanit.

Studiuesi Zamir Tafilica thotë se deri në vitin 1949, kohë kur u hap Muzeu i Shkodrës, koleksioni i objekteve të Komanit ruhej në muzeun e jezuitëve dhe atë të françeskanëve të Shkodrës.

“Janë kryesisht objekte varrezore, të zbuluara shumë herët, para luftës së dytë Botërore, dhe merita i takon konsullit francez të Shkodrës Degrand, i cili ka jetuar disa vite në Shkodër dhe, si shumë studiues të tjerë të huaj, është marrë me albanologji dhe kulturë, kryesisht në malësitë e veriut. Ai ishte një njohës i mirë i arkeologjisë dhe shikoi disa objekte me vlera unikale për sa i përket formave, funksioneve dhe simbolikës së tyre. Janë kryesisht prej bronzi”, thotë ai.

Objektet e ekspozuara në Muzeun e Shkodrës kanë vlera unikale që dëshmojnë për një kulturë të lartë dhe vazhdimësinë e jetës në këtë territor nga ilirët tek shqiptarët e mesjetës .

“Janë objekte me rëndësi të madhe sepse janë shprehëse të argumenteve të pastra arkeologjike të lidhjes së kulturës ilire me kulturën arbërore, pra me kulturën mesjetare shqiptare apo arbërore, siç quhet ndryshe. Sepse, përgjithësisht janë po të njëjtat forma, po të njëjtat dekoracione, funksione të stolive që i gjejmë qysh në periudhën e hekurit në trevat ilire”

Gjurmimet arkeologjike në Koman nisin në vitin 1898 për të vazhduar edhe në ditët tona, duke sjellë dëshmi të shumta për vazhdimësinë e Kulturës së Komanit dhe më gjërë.

Prej 15 vitesh, një mision arkeologjik franko-shqiptar ka ndërmarrë një program kërkimi dhe studimi me pjesëmarrjen e rreth 40 specialistëve dhe arkeologëve, duke u shtrirë në luginën e poshtme të Drinit, ku gjenden tre vendbanime: ai i Komanit, Sardës dhe Lisusit.

Ky territor, thotë arkeologia Etleva Nallbani, e cila drejton misionin arkeologjik franko-shqiptar, reflekton dinamikën e formimit dhe funksionimit të shoqërive mesjetare në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor.

“Të dhënat, të cilat përfshijnë një periudhë kronologjike 900 vjeçare dëshmojnë për varrezën më të madhe mesjetare deri tani, në Koman, të gërmuar në territorin shqiptar, ku një pjesë e varreve i përkasin familjeve dhe ku varroseshin me breza”, thotë ajo.

Arritjet e deritanishme të misionit arkeologjik franko-shqiptar, sipas arkeologes Nallbani, qëndrojnë së pari në zbulimin e strukturës së tre vendbanimeve, që dëshmojnë për një dinamikë ndërtimore të jashtëzakonshme të rrjetit urban, por edhe organizimit të territorit, aspekte këto që ndiqen nga rënia e sistemit romak deri në pushtimin osman dhe që flasin për ruajtjen dhe transmetimin e trashëgimisë.

“Shumë kisha të identifikuara, prej të cilave janë gërmuar 14 në Sardë, 9 në Koman dhe 3 vetëm në qytetin e sipërm të Lezhës, dëshmojnë për autoritetin shqiptar në të gjithë aspektet e jetës së qytetit, ku secila lagje organizohet rreth të paktën një ndërtesë kulti”.

Arkeologjia shqiptare vazhdon të pasurohet me gjetjet e reja nga ekspeditat arkeologjike në Veri të Shqipërisë. Aktualisht, në këtë zonë po veprojnë ekspedita arkeologjike franko-shqiptare e luginës së poshtme të Drinit dhe ajo polake-shqiptare e Bushatit, një zonë arkeologjike kjo e zbuluar vitet e fundit.

 

Në Shqipëri, kultura e Komanit vazhdon të zgjojë interesimin e studiuesve për veçoritë, hapësirën gjeografike dhe shtrirjen e saj nga periudha ilire deri në atë të arbrit. Prej 10 vitesh, një mision arkeologjik franko-shqiptar, i përbërë nga 40 ekspertë dhe arkeologë, vazhdon të nxjerrë në dritë elementë të rëndësishëm të kësaj kulture.

You Might Also Like

Sekuestrohen katër objekte te “Rana e Hedhun”, masa sigurie për nëntë persona

Përfundon restaurimi i kullës së familjes Geci në Deçan

ReMusica 2025: Koncerte në Prizren dhe Prishtinë

Sonte promovohet libri “Arbëreshët – Shqiptarët e Italisë”

Konferenca shkencore `Studimet albanistike te sllavët e jugut`

TAGGED: #Kërkime arkeologjike, #Kulturën e Komanit
Kosova Times July 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ukraina rrëzon një dron të sajin në Kiev (Video)

Kosova Times Kosova Times May 5, 2023
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e këtij personi
Hamasi shfaqi një tjetër video të një pengjeje
Tregjet më të mira të Krishtlindjeve në Evropë 2024
Kosova me lumenj të degraduar e pa harta të rrezikut nga vërshimet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?