By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tetë kërpudha matsutake u shitën në ankand në Japoni për 4,850 euro
October 11, 2025
Dita Ndërkombëtare e Vajzave: UNICEF, 122 milionë vajza nuk shkojnë në shkollë
October 11, 2025
Cheesecake në një gotë me rrush të ëmbël të bërë në shtëpi
October 11, 2025
Ide e shkëlqyer për drekë: Qofte turke në një salcë kremoze që shkojnë shumë mirë me pure patatesh
October 11, 2025
Ja si duket shtëpia e një miliarderi! Hidhini një sy brenda një vile me vlerë 129 milionë euro me ftohje të jashtme
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Miqësi dhe armiqësi!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Miqësi dhe armiqësi!
Opinion

Miqësi dhe armiqësi!

Kosova Times
Last updated: 2024/07/17 at 8:10 AM
Kosova Times Published July 17, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Asnjëherë nuk më ka shkuar mendja se kufiri mes miqësisë dhe armiqësisë është aq i hollë! E kam dëgjuar të thuhet se “miqësia e interesit është sikurse vesa e mëngjesit”, por, nuk kam dashur të besoj se është kaq i ngushtë dallimi mes miqësisë dhe armiqësisë!

Sa më afër që i afrova aq më fuqishëm më goditën “miqtë e mirë”

Asnjëherë nuk ia fali vetes gabimin që i kam pranuar aq lehtësisht disa njerëz në jetën time! M’u paraqiten si miq dhe si dashamirë, por, vërtetë qenka e vështirë t’i shohësh “miqtë” për një moment të dalin në anën e kundërt apo kundër teje!

Miku i interesit në momentin që i humbet ajo që kishte planifikuar për të realizuar përmes teje, të largohet sikur të mos kishte ekzistuar fare.

Kam heshtur edhe atëherë kur nuk është dashur të heshtë, vetëm e vetëm për ta ruajtur miqësinë! Kam heshtur edhe kur më kanë gënjyer miqtë pa pikë fytyre dhe pa fijen e turpit!

Megjithatë unë kam luftuar me veten time që t’i mbajë afër njerëzit duke besuar që janë të mirë!

Por, sa ja vlejti mirësia ime ndaj tyre?

Përgjigja është, aspak dhe asgjë!

Tani e tutje do ta kem të vështirë t’i besoj dikujt pa e njohur mirë.

Nuk kanë thënë kot të vjetrit, “pa e hëngër një thes kripë bashkë me dikë mos i thuaj mik”!

Pse është thënë kështu, sepse të pakët janë ata njerëz që i qëndrojnë besnik miqësisë!

Pas tradhtisë që më bënë disa “miq të mirë” virtual, e konsideroj që më mirë është të qëndrojë vetëm 24 orë sesa t’i besoj çdo kujt!

Në këtë moment po më dalin përpara fjalët e gjyshes sime të ndjerë: “besnik banu e besë mos i nxënë çdo kujt, se jo të gjithë ata që të paraqiten si dashamirë i ke miq në jetë”.

Jeta është e shkurtër për të vrapuar pas të tjerëve, dhe tani kam filluar të eci me hapa akoma më të sigurt drejt të ardhmes e jo drejt njerëzve të pavlerë. Ne që jemi mësuar të ecim vetëm e kemi të lehtë të vazhdojmë rrugëtimin, kurse ata që janë mësuar të vrapojnë pas të tjerëve, do të mbeten duke vrapuar tërë jetën sikurse dhelpra pas k… të dashit!

Miqësia dhe armiqësia janë dy binar paralel që nuk përputhen asnjëherë!

You Might Also Like

Parisi nderon Kadarenë, përmes tij Shqipërinë!

Evropa nuk ka të drejtë të lodhet ndërsa Ukraina rrjedh gjak

“Prishtina ka nevojë për kryetar me këmbë në tokë”

Kosova po zbrazet, kandidatët për asambleist po shumohen, Demokraci pa popull? Një vend që humb qytetarët!!!

Veto ndaj Rusisë

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times July 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haradinaj kujton 29 nëntorin, ditën e vulosjes së pafajësisë së tij

Kosova Times Kosova Times November 29, 2022
HRW akuzon Izraelin për bllokimin e ndihmës për palestinezët në Gazë
Osmani në ShBA, në fokus forcimi i partneritetit mes dy vendeve
Himni në shkolla mund të kthejë ndasitë etnike
Zyrtarja e Urbanizmit në Prishtinë denoncon një qytetar për ryshfet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?