By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një recetë për kungulleshka të pjekura me patate që janë aq të shijshme sa mund t’i hani pa mish
August 9, 2025
Kushtetuta dhe “Akademia e Rrumpallës” në Parlamentin e Absurdes
August 9, 2025
Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin
August 9, 2025
Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak
August 9, 2025
Kurti në hapjen e festivalit `Mitrovica Internacional Jazz`
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rritet interesimi për studime në UP, mbi 6 mijë aplikime këtë afat
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rritet interesimi për studime në UP, mbi 6 mijë aplikime këtë afat
Ballina 1Lajme

Rritet interesimi për studime në UP, mbi 6 mijë aplikime këtë afat

Kosova Times
Last updated: 2024/07/17 at 1:11 PM
Kosova Times Published July 17, 2024
Share
SHARE

Mbi 6 mijë kandidatë kanë aplikuar për t’u regjistruar në vitin e ri akademik 2024/25 në Universitetin e Prishtinës “ Hasan Prishtina”. Drejtues të këtij universiteti kanë bërë të ditur se krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit ka rritje të numrit të të interesuarve për studime, ndërsa drejtimet më të kërkuara janë: Mjekësia, Inxhinieria Elektrike dhe Kompjuterike, Juridiku, Arkitektura dhe Edukimi.

Universiteti i Prishtinës në vitin e parë të studimeve themelore Baçelor për vitin akademik 2024/25 ka pranuar 6 mijë e 165 aplikacione në të gjitha fakultet. Këshilltari i Rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Irfan Nikçi, në një përgjigje me shkrim përmes postës elektronike për Radio Kosovën, tha se këtë vit ka pasur rritje të aplikimeve në të gjitha fakultetet.

“Ju njoftojmë se këtë vit kemi pasur rritje të numrit të aplikimeve në të gjitha fakultetet, me një dallim të vogël në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit. Për vitin akademik 2024/25 Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka pranuar 6 mijë e 165 aplikime. Krahasuar me vitin e kaluar ky numër është më i lartë, pasi në vitin e kaluar akademik numri i aplikantëve ishte 5 mijë e 463 studentë, tha Nikçi.

Tutje, Nikçi  përmendi drejtimet për të cilat ka pasur më së shumti interesim nga të rinjtë për t’u regjistruar.

“Top 10 programet me numrin më të madh të aplikimeve për vitin e ri akademik  2024/25 janë: Fakulteti i Mjekësisë, Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Fakulteti Juridik, Filozofik, Programi i Infermieri, Arkitekturës, Edukimit, Filologjisë dhe Programi Farmaci”, tha ai.

Ndërkohë, përkundër që vitin e kaluar ka qenë një interesim shumë i ulët për programet Gjuhë Shqipe dhe Letërsi Shqipe të Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës këtë vit ka një interesim më të madh nga të rinjtë. Në vitin e ri akademik në Programin Gjuhë Shqipe dhe Letërsi Shqipe kanë aplikuar 137 sosh që janë 85 për qind më shumë se vitin e kaluar, e që numri i studentëve që do të pranohen është gjithsej 120 apo 60 studentë në secilin drejtim.

Interesimi për këto drejtime është shtuar për shkak se për herë të parë Ministria e Arsimit do të ofrojë bursa vjetore për studentët që regjistrohen në këto programe. Shuma e bursës është 1 mijë euro në vit për student.

You Might Also Like

Edhe 5 ditë afat për aplikim online të subjekteve politike për zgjedhje

Reagim i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë për bllokimin e TV News 24

Një person në Bellanicë të Malishevës gjendet pa shenja jete në një fushë

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë e 500 gjoba në trafik

Osmani: Kosova është krenare që qëndron krah për krah me SHBA

TAGGED: #6 mijë aplikime, #UP-ja
Kosova Times July 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një plan shpenzimesh i mbështetur nga Trump kërcënon një mbyllje të qeverisë

Kosova Times Kosova Times December 20, 2024
Vidhen 20 mijë euro e stoli ari në një shtëpi në Prizren
Stoilkoviq nuk e mban fjalën, nuk e heq termi `Kosova dhe Metohija`
Pagë minimale për shpenzime maksimale
Aksion i Prokurorisë Speciale në Pejë, dy persona arrestohen për detyrim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?