By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 8 qershor 2025
June 8, 2025
Policia amerikane e imigracionit arrestoi gabimisht një sherif federal, duke menduar se ishte emigrant
June 7, 2025
Shqipëria më kërkuese se sa Serbia po ndeshja mbaron baras
June 7, 2025
Gruaja në Mynih qëllon me thikë një burrë dhe një grua, pastaj qëllohet. Vdes në spital
June 7, 2025
Vdes atdhetari Selim Shala
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Murtezaj: ATK mblodhi 50 milionë euro më shumë se vitin e kaluar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Murtezaj: ATK mblodhi 50 milionë euro më shumë se vitin e kaluar
Lajme

Murtezaj: ATK mblodhi 50 milionë euro më shumë se vitin e kaluar

Kosova Times
Last updated: 2024/07/18 at 3:35 PM
Kosova Times Published July 18, 2024
Share
SHARE

Administrata Tatimore e Kosovës përmes konferencës për media sot ka prezantuar rezultatet dhe të arriturat për gjashtë muajt e parë të vitit 2024. Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj, gjatë kësaj konference theksoj treguesit kryesorë të mbledhjes së të ardhurave, efikasitetin e shërbimeve dhe progresin në përmbushjen e objektivave strategjike.

Drejtori Murtezaj tha se ATK-ja ka arritur rezultate mbresëlënëse në mbledhjen e të hyrave gjatë periudhës janar-qershor 2024, duke theksuar se të hyrat e mbledhura kanë tejkaluar pritshmëritë, duke arritur në 473.3 milionë euro, që tregon rritje prej 50.1 milionë euro më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Ky sukses i atribuohet përmirësimit të proceseve të mbledhjes dhe angazhimit të shtuar të tatimpaguesve në përmbushjen e obligimeve të tyre. Gjatë kësaj periudhe, ATK-ja ka zbatuar 15,442 aktivitete intensive për parandalimin e evazionit tatimor dhe edukimit tatimor. Këto aktivitete kanë ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit të obligimeve tatimore, duke kontribuar në përmirësimin e pajtueshmërisë dhe uljen e evazionit fiskal. Këto aktivitete kanë rezultuar me 1.5 milionë euro gjoba, 43.8 milionë euro tatim shtesë, 9.8 milionë euro janë konstatuar mungesë në stoqe, si dhe 3,809 punëtor janë formalizuar si të punësuar”, tha ai.

Sipas tij, një ndër arritjet kryesore të ATK-së ka qenë avancimi i proceseve të digjitalizimit. Implementimi i platformave të reja elektronike ka thjeshtuar ndjeshëm procedurat për dorëzimin e deklaratave tatimore dhe pagesave, të cilat që nga lancimi i EDI janë: 25.1 milionë E-deklarime, me gjithsej 164,293 tatimpagues të regjistruar në platformë. Kjo ka rezultuar në një rritje të efikasitetit dhe transparencës, duke bërë të mundur që bizneset të përmbushin obligimet e tyre në mënyrë më të lehtë dhe më të shpejtë.

“ATK-ja ka forcuar bashkëpunimin me institucionet e tjera publike dhe organizatat ndërkombëtare, duke krijuar partneritete që kanë për qëllim luftimin e evazionit fiskal dhe përmirësimin e administrimit tatimor. Këto bashkëpunime kanë rezultuar në shkëmbimin e informacionit dhe praktikave më të mira, duke kontribuar në përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve të ATK-së. Administrata Tatimore e Kosovës mbetet e përkushtuar në vazhdimin e përmirësimit të shërbimeve dhe rritjen e mbledhjes së të hyrave, duke kontribuar kështu në stabilitetin financiar dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Ne falënderojmë të gjithë tatimpaguesit për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tyre dhe ju inkurajojmë që të vazhdoni të përmbushni obligimet tuaja tatimore”, tha ai.

You Might Also Like

Kurti e Mesiq biseduan për rritjen e bashkëpunimit Kosovë-Kroaci

Kosova anëtare e GS1M, barkodet kosovare tashmë të njohura globalisht

Kurbanet deri në 360 euro, interesim i madh për festën |VIDEO

BE-ja mbështet vërejtjet e Dhomës së Tregtisë për tregun energjetik

Zejnullahu në Athinë kryeson mbledhjen e Bordit të Komunitetit të Energjisë

TAGGED: #50 milionë euro, #ATK, #Ilir Murtezaj
Kosova Times July 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

SHKK pranon donacionin më të madh të dhuruar ndonjëherë nga EULEX

Kosova Times Kosova Times December 30, 2024
Vuçiq në Nju Jork do të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Kosovë
Toka e zjarrit, ku do të paguani më pak se 1.50 euro për një birrë në restorant dhe 9 euro për drekë
Si po përpiqet Rumen Radev të bëhet Viktor Orbani i Bullgarisë?
Manaj: Për Evropian vendos trajneri, unë jam gati
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?