By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Dugin dërgoi një mesazh misterioz
January 11, 2026
Sa i detyrohet Serbia Kinës?
January 11, 2026
Osmani: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, patriotët që i dhanë gjithçka lirisë
January 11, 2026
Bekim Haxhiu i PDK-së ankohet në PZAP për votat me postë
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Haradinaj ia numëron Qeverisë dështimet në infrastrukturë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Haradinaj ia numëron Qeverisë dështimet në infrastrukturë
Lajme

Haradinaj ia numëron Qeverisë dështimet në infrastrukturë

Kosova Times
Last updated: 2024/07/18 at 9:01 PM
Kosova Times Published July 18, 2024
Share
SHARE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se sipas kornizës së shpenzimeve të parapara me ligjin e buxhetit, rezulton se të gjitha rrugët e rëndësishme, të filluara para vitit 2021, nuk do të përfundojnë deri në fund të vitit 2026.

Haradinaj ka thënë se në tri vitet e para, nuk ka filluar e as nuk ka përfunduar ndërtimi i asnjë rruge të rëndësishme në vend.

“Po mbyllet mandati i kësaj qeverie me shumë pak punë, investime e projekte që do të duhej të ndikonin pozitivisht në mirëqenien e qytetarëve dhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Shumica e Ministrive nuk kanë shpenzuar mbi 30% të buxhetit vjetor për investime kapitale e infrastrukturë në vitin 2021, 2022 dhe 2023. Në tri vitet e para, nuk ka filluar e as nuk ka përfunduar ndërtimi i asnjë rruge të rëndësishme në vend. Projektet e filluara, para vitit 2021, janë ndërprerë, duke shkelur kontratat me operatorët ekonomikë, me çka rreth 60% e të punësuarve në këto ndërmarrje, kanë mbetur pa punë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se në periudhën 2021-2023, për ndërtimin e rrugëve të reja nuk është investuar asnjë cent, kurse për autostrada, vetëm 13 milionë euro.

“Janë bllokuar punimet në ndërtimin e kategorisë se rrugëve të reja dhe të autostradave. Sipas publikimeve të ASK, në vitet 2021 dhe 2022 nuk është ndërtuar asnjë kilometër e rrugëve magjistrale dhe vetëm 9 kilometra rrugë rajonale. Sipas të dhënave të Buxhetit për vitin 2024, në periudhën 2021-2023, për ndërtimin e rrugëve të reja nuk është investuar asnjë cent, kurse për autostrada, vetëm 13 milionë euro”, ka shtuar Haradinaj.

Sipas Haradinajt, me këto dinamika zhvillimore, Kosova edhe njëmijë vjet nuk do t’i mbërrijë vendet e zhvilluara

“Të gjitha mjetet buxhetore të parapara për investime në këto kategori të rrugëve për vitin 2023, nuk janë shfrytëzuar por janë bartur në vitin buxhetor 2024, ndërkohë që mjete të reja për këtë vit, janë ndarë vetëm 10 milionë. Sipas kornizës së shpenzimeve të parapara me ligjin e buxhetit, rezulton se të gjitha rrugët e rëndësishme, të filluara para vitit 2021, nuk do të përfundojnë deri në fund të vitit 2026. Me këto dinamika zhvillimore, Kosova edhe njëmijë vjet nuk do t’i mbërrijë vendet e zhvilluara”, ka përfunduar Haradinaj. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Osmani: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, patriotët që i dhanë gjithçka lirisë

Bekim Haxhiu i PDK-së ankohet në PZAP për votat me postë

Komuna e Malishevës shtyn fillimin e mësimit deri më 14 janar

Situatë problematike nga moti i keq në shtatë qarqe në Shqipëri

Osmani kujton Enver Malokun: Zëri i urtësisë dhe i dinjitetit të Kosovës

TAGGED: #Infrastruktura, #Qeveria e Kosovës, #Ramush Haradinaj
Kosova Times July 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

De Bruyne: Nuk jemi favorit ndaj Francës

Kosova Times Kosova Times June 27, 2024
Përjashtimi nga CEFTA dhe Procesi i Berlinit me pasoja për Kosovën
Kryetari i Lipjanit: Realisht nuk kemi bashkëpunim me Qeverinë
`Gjermani 2024`, UEFA ndalon tifozët e Shqipërisë të marrin fruta në stadium
Parisi iu bashkohet thirrjeve të Londrës dhe Berlinit për paqe të qëndrueshme në Gazë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?