By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Prokurorët rusë kërkojnë 18 vjet burgim për gazetarin Gershkovich
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Prokurorët rusë kërkojnë 18 vjet burgim për gazetarin Gershkovich
Ballina 2Rajon / Botë

Prokurorët rusë kërkojnë 18 vjet burgim për gazetarin Gershkovich

Kosova Times
Last updated: 2024/07/19 at 11:19 AM
Kosova Times Published July 19, 2024
Share
SHARE

Prokurorët rusë kanë kërkuar të premten që gazetari i burgosur amerikan, Evan Gershkovich, të dënohet me 18 vjet burgim.

Qeveria amerikane dhe gazeta për të cilën ka punuar Gershkovich, e përditshmja amerikane, Wall Street Journal, e kanë quajtur ndalimin e tij si të motivuar politikisht dhe kanë kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm.

Një gjykatë ruse ka nisur të premten seancën me argumentet përmbyllëse në rastin e gazetarit, i cili është akuzuar për “spiunim” dhe po mbahet në burgun rus prej vitit të kaluar.

Procesi gjyqësor po mbahet me dyer të mbyllura në Jekaterinburg, ku edhe është ndaluar Gershkovich.

Ai është arrestuar më 29 mars 2023, sa ka qenë në një udhëtim pune, dhe është akuzuar se ka tentuar të mbledhë sekrete ushtarake për t’ia dhënë Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) në ShBA.

Ai është gazetari i parë që është arrestuar në Rusi nën akuzat për spiunim prej Luftës së Ftohtë.

Gershkovich, 32-vjeçar – ka lindur në ShBA dhe është i biri i imigrantëve që janë shpërngulur nga Bashkimi Sovjetik i dikurshëm.

Ai përballet me 20 vjet burgim, nëse shpallet fajtor.

Ambasada amerikane në Moskë ka thënë se autoritetet ruse kanë dështuar që të ofrojnë dëshmi për akuzat ndaj gazetarit dhe ka kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm.

Arrestimi i tij ka ndodhur rreth një vit pasi Rusia ka miratuar ligje të reja, të cilat e kanë bërë vepër penale kritikën ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë, të cilën Moska e quan “operacion special ushtarak”.

Gershkovich është një prej dy gazetarëve amerikanë që po mbahen në burgjet ruse.

Alsu Kurmasheva, me shtetësi ruso-amerikane, gazetare veterane e Radios Evropa e Lirë (REL), është ndaluar nga autoritetet ruse prej tetorit të vitit të kaluar, me arsyetimin se ka dështuar që të regjistrohet si “agjente e huaj”.

Një regjistrim i tillë është i detyrueshëm sipas një ligji rus që synon të shënjestrojë gazetarët, aktivistë të shoqërisë civile dhe ata që nuk kanë qëndrime të njëjta me pushtetin.

Kurmasheva është akuzuar ndërkohë edhe për përhapje të informacioneve të rreme për ushtrinë ruse dhe mund të përballet me 10 vjet burgim.

Radio Evropa e Lirë dhe Qeveria amerikane kanë thënë se akuzat ndaj saj janë hakmarrje për punën që ka bërë si gazetare për REL-in në selinë e kompanisë në Pragë.

You Might Also Like

Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të

Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse

VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet

Kroati fiton gjashtë çmime Eurojackpot me nga pothuajse 60,000 euro secila

VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet

TAGGED: #18 vjet burg, #Evan Gershkovich
Kosova Times July 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Hodhi mbeturina në rrugë nga vetura, gjobitet një person në Prishtinë

Kosova Times Kosova Times December 30, 2025
Vuçiq pas bisedës me Putin sërish me teori konspiracioni për perëndimin
Pronat e krimit të konfiskuara për vitet 2022-2024, në Tiranë vlera e tyre arrin 7.3 mln euro
Lajçak paralajmëron takimin Bislimi-Petkoviq
Krijues i hapësirës të një mendimi të thelluar mbi simbolikën bashkohëse
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?