By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia në Prishtinë shqiptoi mbi 4600 gjoba trafiku gjatë janarit
February 2, 2026
Zbulohen dy kilogramë kokainë në pikën kufitare në Merdare
February 2, 2026
Kremlini përjashton bisedimet Zelensky-Putin jashtë Moskës
February 2, 2026
Rusia ka rinisur sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës
February 2, 2026
Kush është Jeffrey Epstein, si u pasurua dhe kush është bashkëpunëtorja e tij Ghislaine Maxwell
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ekipi i Bidenit thotë se ai nuk do të tërhiqet nga gara
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ekipi i Bidenit thotë se ai nuk do të tërhiqet nga gara
Ballina 2Lajme

Ekipi i Bidenit thotë se ai nuk do të tërhiqet nga gara

Kosova Times
Last updated: 2024/07/19 at 4:19 PM
Kosova Times Published July 19, 2024
Share
SHARE

Fushata e presidentit amerikan, Joe Biden, insistoi sërish se ai nuk do të tërhiqet nga gara edhe pse shumë demokratë të nivelit të lartë duan që ai ta shqyrtojë mundësinë që të largohet nga gara për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, për t’i hapur rrugën një kandidati të ri demokrat për të parandaluar një humbje të mundshme në zgjedhje.

Biden aktualisht gjendet në shtëpinë e tij në Dellauer ku është izoluar për shkak të infektimit me koronavirus.

Presidenti amerikan ka insistuar se mund ta mposhtë republikanin Donald Trumpin, teksa po përballet me presion që të lërë garën.

Shefja e fushatës së Bidenit, Jen O’Malley Dillion, e pranoi se ka “rënie” të mbështetjes për presidentin, por insistoi se ai “absolutisht” do të qëndrojë në garë dhe se fushata e tij “ka disa rrugë” për ta mposhtur Trumpin.

“Ne kemi shumë punë për të bërë për të siguruar popullin amerikan se po ai është i vjetër, por mund të fitojë”, tha ajo për MSNBC. Ajo tha se shqetësimet e votuesve për aftësinë e Bidenit për të udhëhequr me shtetin nuk po i bëjnë ata që të votojnë për Trumpin.

“Ata kanë pyetje, por ata po qëndrojnë me Joe Bidenin”, shtoi ajo.

Në të njëjtën kohë, Komiteti Kombëtar i Partisë Demokratike pritet të takohet të premten për të shtyrë përpara votimin e planifikuar virtual para 7 gushtit, ku pritet të nominohet kandidati i partisë për president. Kjo mbledhje virtuale do të mbahet para se partia të mbajë Kuvendin më vonë gjatë gushtit në Çikago.

Një shumicë e demokratëve mendojnë se nënpresidentja, Kamala Harris, mund të jetë një kandidate e mirë për presidente.

Sipas një sondazhe të realizuar nga Associated Press dhe NORC Center for Public Affairs Research, gjashtë në dhjetë demokratë besojnë se Harris do të ishte një presidente e mirë. Dy në dhjetë demokratë besojnë se ajo nuk do të ishte një presidente e mirë dhe po ashtu dy në dhjetë të tjerë nuk kanë mendim.

Demokratët në nivelet më të larta i kanë kërkuar Bidenit që ta rishqyrtojë kandidaturën e tij. Në mesin e tyre raportohet se edhe ish-presidenti Barack Obama, ka shprehur shqetësime për kandidaturën e Bidenit dhe ish-kryerja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, raportohet se privatisht i ka thënë presidentit se partia mund të humbë aftësinë që të marrë kontrollin e Dhomës, nëse ai nuk tërhiqet nga gara presidenciale.

Po ashtu, të mërkurën, ligjvënësi i Kalifornisë, Adam Schiff, një aleat i ngushtë i Pelosit, u bë demokrati i profilit më të lartë në Dhomën e Përfaqësuesve, që i bëri thirrje Bidenit të tërhiqet nga gara.

Shqetësimet për aftësinë e Bidenit për të udhëhequr me shtetin edhe për një mandat u rritën pas debatit presidencial me Trumpin më 27 qershor. Vetë Biden e ka pranuar se nuk ka pasur performancë të mirë gjatë debatit, por që atëherë ka refuzuar thirrjet për t’u tërhequr nga gara.

You Might Also Like

Zbulohen dy kilogramë kokainë në pikën kufitare në Merdare

Vushtrria mbështet marshin ‘Drejtësi, jo politikë’ të 17 shkurtit

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burg për krime lufte në Izbicë

Abdixhiku premton një fillim të ri për LDK-në

Jahjaga mohon çdo lidhje me dosjen `Epstein`

TAGGED: #Joe Biden, #Zgjedhjet presidenciale
Kosova Times July 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Bosch: Lista Serbe, presion serbëve në veri të mos bashkëpunojnë me Kosovën

Kosova Times Kosova Times August 7, 2023
“Merr parasysh sa afër je me Rusinë”: Një paralajmërim për Vuçiqin nga një kompani e madhe gjermane
PZAP urdhëron KQZ-në të shpallë të vlefshme tri fletëvotime
Duka: Duhet të jemi krenarë për çka treguam në fushë e tribuna
Rusia ndërpreu furnizimin me naftë për vendet që vendosën një tavan çmimi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?