By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ngrohtë nga pista: Të gjitha trendet e rrobave të banjës në Miami në një vend
June 4, 2025
Zakharova mbi eksportin e armëve serbe: Në Moskë, ata besojnë se Serbia është e vetëdijshme për rrezikun që dërgesat e saj të armëve të bien në duart e regjimit të Kievit
June 4, 2025
Mbretëresha e cosplay-it Cyrus nga një divë popi në një metaliste, tash rock
June 4, 2025
Bloomberg: SHBA-të nuk do të ofrojnë mbrojtje ajrore për trupat evropiane në Ukrainë
June 4, 2025
Paralajmërim dramatik nga kryeministri moldav: Rusia dëshiron të vendosë 10,000 trupa në rajonin separatist
June 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pas takimit me presidentin kinez, Biden: Nuk do të ketë “Luftë të re të Ftohtë” me Kinën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Pas takimit me presidentin kinez, Biden: Nuk do të ketë “Luftë të re të Ftohtë” me Kinën
Ballina 2Rajon / Botë

Pas takimit me presidentin kinez, Biden: Nuk do të ketë “Luftë të re të Ftohtë” me Kinën

Kosova Times
Last updated: 2022/11/14 at 9:41 PM
Kosova Times Published November 14, 2022
Share
SHARE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe udhëheqësi i Kinës, Xi Jinping, u takuan të hënën në Bali të Indonezisë, në prag të samitit të vendeve më të industrializuara, G20.

Në takimin i cili zgjati rreth tri orë, ata u përplasën për çështjen e Tajvanit, por thanë se po përpiqen t’i “menaxhojnë dallimet”, raporton AP.

Kina e sheh Tajvanin si provincë të shkëputur, të cilën mund ta marrë edhe me forcë nëse është e nevojshme.

Takimi vjen në kohën kur marrëdhëniet mes dy vendeve janë në nivelin më të ulët në disa dekada, për shkak të disa çështjeve – nisur nga siguria në Tajvan deri te tregtia.

Ky njëherësh është takimi i parë i tyre prej se Biden ka marrë detyrën e presidentit më 2021.

“Kemi kaluar shumë kohë së bashku kur të dy ishim nënkryetarë. Është, thjesht, e mrekullueshme që ju shoh”, i tha Biden Xisë.

“Si udhëheqës të vendeve tona, ne ndajmë përgjegjësinë – mendoj unë – për të treguar se Kina dhe Shtetet e Bashkuara mund t’i menaxhojnë dallimet, mund të parandalojnë që konkurrenca të kthehet në konflikt dhe mund të gjejnë mënyra për të punuar së bashku në urgjencat globale, që kërkojnë bashkëpunimin tonë të ndërsjellë”, tha Biden.

Ai përmendi ndryshimet klimatike dhe pasigurinë ushqimore si probleme që bota pret të trajtohen nga vendet e tyre.

Duke iu përgjigjur Bidenit, Xi tha se si udhëheqës të dy vendeve të mëdha, ata duhet të gjejnë drejtimin e duhur dhe t’i forcojnë marrëdhëniet e tyre.

Temat kryesore të bisedimeve të tyre ishin: Tajvani, Ukraina dhe ambiciet bërthamore të Koresë së Veriut.

Këto tema pritet të përshkojnë edhe samitin e G20-ës, që nis punimet të martën.

Samiti do të mbahet pa praninë e presidentit rus, Vladimir Putin. Atë do ta përfaqësojë ministri i tij i Jashtëm, Sergei Lavrov.

Ky është samiti i parë i G20-ës prej se Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkallë të gjerë, në fund të shkurtit.

You Might Also Like

Zakharova mbi eksportin e armëve serbe: Në Moskë, ata besojnë se Serbia është e vetëdijshme për rrezikun që dërgesat e saj të armëve të bien në duart e regjimit të Kievit

Bloomberg: SHBA-të nuk do të ofrojnë mbrojtje ajrore për trupat evropiane në Ukrainë

Paralajmërim dramatik nga kryeministri moldav: Rusia dëshiron të vendosë 10,000 trupa në rajonin separatist

Putini i tërbuar, sulmon ashpër regjimin e Zelensky-t

Të paktën 11 persona humbën jetën në një rrëmujë gjatë një ndeshjeje kriketi në Indi

Kosova Times November 14, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

BE-ja miraton pakon e 11-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Kosova Times Kosova Times June 23, 2023
Spalletti: Do të bëjmë gjithçka për t`u kualifikuar direkt
Udhëtime të përbashkëta, telefonata dhe plane – Trump dhe Musk janë të pandashëm. Nga erdhi kjo?
Alexandra Feigin – patinatorja më e mirë në Bullgari
Reagime në Mal të Zi pas kërcënimeve brutale të ministrit të Mbrojtjes të Serbisë…
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?