By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Basha premton mbështetje për stabilitetin e RTK-së
October 29, 2025
Siria njeh Kosovën
October 29, 2025
Sekuestrohen katër objekte te “Rana e Hedhun”, masa sigurie për nëntë persona
October 29, 2025
SPERTK-u takoi Bashën, kërkon zgjidhje për pagat e punëtorëve të RTK-së
October 29, 2025
Krasniqi takon Rainer Rudolph, diskutuan për zhvillimet politike në vend
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Maqedonia e Veriut do ta mbështesë ndërtimin e tunelit Tetovë – Prizren
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Maqedonia e Veriut do ta mbështesë ndërtimin e tunelit Tetovë – Prizren
Ballina 2Rajon / Botë

Maqedonia e Veriut do ta mbështesë ndërtimin e tunelit Tetovë – Prizren

Kosova Times
Last updated: 2024/07/20 at 10:10 PM
Kosova Times Published July 20, 2024
Share
SHARE

Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut pritet ta mbështesë ndërtimin e tunelit që lidh Tetovën me Prizrenin. Kështu kanë bërë të ditur strukturat e reja qeveritare të koalicionit VLEN. Sipas tyre, në seancat e para të Kuvendit pritet të miratohet projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëfinancim të projektit.

Në njërën prej seancave të para të Kuvendit të Maqedonisë do të miratohet projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëfinancimit të projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren. Kështu premtuan udhëheqësit e koalicionit VLEN, të cilët janë bërë pjesë e Qeverisë në Shkup, derisa takuan kryetarin e Tetovës.

“Ky projekt është i rëndësishëm jo vetëm për Tetovën,por për gjithë Maqedoninë e Veriut sepse e afron vendim më afër jo vetëm me Kosovën ,me zonën e Prizrenit ,por edhe me Shqipërinë Veriore dhe bregdetin shqiptar”, tha për RTK Bilall Kasami, Kryetar i komunës së Tetovës.

Edhe zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, tha se në takimet që ka realizuar me autoritetet në Kosovë ka biseduar për ndërtimin e kësaj rruge.

“Pala kosovare punon intensivisht, ne edhe pse imi në ditët e para, pa u ul mirë ne kemi shku në Kosovë dhe kemi shku në Prishtinë pikërisht për këto tema”, tha Mexhiti.

Hapja e rrugës që do ta lidhte Tetovën me Prizrenin po mirëpritet nga banorët, duke u konsideruar si projekt me rëndësi të veçantë.

“Të hapet sa më shpejtë, të rregullohet dhe ti lidh të dy qytetet”, shprehet një qytetar.

“Mendoj se është një projekt i qëlluar. Aty kanë leverdi dhe fitojnë të gjithë shqiptarët. Lidhet rruga dhe prej 20-30 do jesh në Prizren e pi një kafe dhe kthehesh në Tetovë, ku ka më mirë”, thotë një tjetër qytetar i Tetovës.

Me ndërtimin e këtij aksi, rruga Tetovë-Prizren, nga rreth 3 orë sa është aktualisht, do të mund të kalohet për rreth 35 minuta.

You Might Also Like

Diplomatët perëndimorë në Moskë nderojnë viktimat e represionit sovjetik

Kievi arreston trajnerin e huaj të shndërruar në spiun të dyshuar të FSB-së

Beteja në rrugë, ‘Situatë kritike’ në qytetin e fushëbetejës Pokrovsk

A po i hakmerret Vuçiç – Erdoganit përmes Malit të Zi? Rebelim spontan apo operacion i drejtuar

Trump pritet me një kurorë: Koreja e Jugut përgatiti një “pritje mbretërore” për presidentin e SHBA-së

TAGGED: #Kosova, #Maqedonia e Veriut, #Tuneli Tetovë - Prizren
Kosova Times July 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shpërthim në rajonin e Kurskut. Tubacioni i gazit në Evropë është dëmtuar

Kosova Times Kosova Times March 21, 2025
Komandanti vret rekrutin që nuk pranoi të shkonte në luftë u qëllua në Primorye
Motra konfirmoi lajmin tragjik: Ka ndërruar jetë kampioni i botës (26)
Mbi 1700 gjoba trafiku për një ditë në Kosovë
Vazhdojnë aktivitetet policore në rajonin e Prishtinës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?