By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor per 29 tetor
October 29, 2025
Osmani me presidentin e Mauritanisë diskutojnë thellimin e bashkëpunimit
October 28, 2025
Vendimet i jep gjykata! Pse goditet vetëm SPAK? Analisti: Politika e bën qëllimisht…
October 28, 2025
Osmani takoi Princin e Kurorës së Mbretërisë Hashemite të Jordanisë
October 28, 2025
Tregu i Gjelbër, premtime shumë por jo edhe veprime
October 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hidhet mjet shpërthyes afër Liqenit të Ujmanit, dëmtohen dy vetura
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hidhet mjet shpërthyes afër Liqenit të Ujmanit, dëmtohen dy vetura
Lajme

Hidhet mjet shpërthyes afër Liqenit të Ujmanit, dëmtohen dy vetura

Kosova Times
Last updated: 2024/07/21 at 3:33 PM
Kosova Times Published July 21, 2024
Share
SHARE

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se të dielën ka ndodhur një shpërthim në pjesën veriore të vendit, në afërsi të Liqenit të Ujmanit.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për pjesën veriore, Veton Elshani, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale në dy vetura.

Ai nuk e ka specifikuar saktë se për çfarë shpërthimi bëhet fjalë.

Elshani ka thënë se policia është duke u marrë me rastin.

Qytetarë të zonës janë parë në javët e fundit duke u freskuar afër liqenit, pas temperaturave të larta, gati 40 gradë Celsius.

Rëndësia e Ujmanit për Kosovën

Ky liqen konsiderohet pikë strategjike vitale për Kosovën, pasi pos tjerash, aktualisht furnizon me ujë, një zonë me mbi 500 mijë kosovarë. Nga Ujmani furnizohen me ujë shtatë komuna, në jug dhe veri të lumit Ibër; Mitrovica e Jugut dhe e Veriut, Zveçani, Vushtrria, Gllogoci, Skenderaj dhe një pjesë e Prishtinës.

Pos tyre, termocentralet Kosova A dhe B, Trepça dhe Ferronikeli varen tërësisht nga furnizimi me ujë nga ky liqe artificial. Po ashtu, prodhohen edhe 32 Megavat (MW) rrymë në hidrocentralin e Vallaçit.

Lumi Ibër, që e mbush me ujë Ujmanin, buron në Mal të Zi, më pas kalon nëpër territorin e Serbisë, hyn në Kosovë me një gjatësi të shtratit prej 82 km, dhe prapë kthehet në Serbi.

You Might Also Like

Osmani me presidentin e Mauritanisë diskutojnë thellimin e bashkëpunimit

Vendimet i jep gjykata! Pse goditet vetëm SPAK? Analisti: Politika e bën qëllimisht…

Osmani takoi Princin e Kurorës së Mbretërisë Hashemite të Jordanisë

Tregu i Gjelbër, premtime shumë por jo edhe veprime

Azbesti vazhdon të rrezikojë shëndetin e qytetarëve të Prishtinës

TAGGED: #Dëmtohen dy vetura, #Shpërthim, #Ujman
Kosova Times July 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Mblidhet qeveria, 15 pika në rend dite

Kosova Times Kosova Times January 31, 2025
Mali i Zi gjatë vitit 2023
Triumfi i Shqipërisë ndaj Serbisë, Begaj: Ndeshje që do mbahet mend gjatë
Policia amerikane në këmbë: Një kërkim i gjerë për vrasësin e Charlie Kirk
“The Guardian”: Aventurë emocionuese skijimi në peizazhet e Bjeshkëve të Nemuna
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?