By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gënjeshtrat e ambasadorit rus në Serbi
August 5, 2025
Ja si shkojnë fëmijët në shkollë në Kinë: Një shkallë e rrezikshme që të çon drejt “reve”
August 5, 2025
Dua Lipa vizitoi Reporting House, i përgëzon për punën në Muze
August 5, 2025
Pas Burgasit, edhe Aeroporti i Varnës mirëpriti pasagjerin e një miliontë për vitin 2025
August 5, 2025
Mbi 8,000 vullnetarë nga 72 vende po luftojnë për ushtrinë ukrainase kundër Rusisë
August 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tërheqja e Bidenit pritet të dominojë takimin e BE-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Tërheqja e Bidenit pritet të dominojë takimin e BE-së
Ballina 2Rajon / Botë

Tërheqja e Bidenit pritet të dominojë takimin e BE-së

Kosova Times
Last updated: 2024/07/22 at 8:09 AM
Kosova Times Published July 22, 2024
Share
SHARE

Njoftimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, për tërheqjen nga gara presidenciale pritet të dominojë një takim të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, që mbahet sot.

Temat kryesore të planifikuara janë konfliktet e vazhdueshme në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme, por vendimi i Bidenit ka të ngjarë t’i lërë ato nën hije.

Biden i dha mbështetje zëvendëses së tij, Kamala Harris, për të garuar në zgjedhjet e nëntorit kundër rivalit republikan dhe ish-presidentit, Donald Trump.

Megjithatë, vendimin përfundimtar për kandidatin do ta marrë Partia e tij Demokratike.

Marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara u përkeqësuan gjatë mandatit të parë të Trumpit si president, i cili zgjati nga viti 2017 deri më 2021.

Në një pjesë të madhe të BE-së tani ka frikë se një mandat i dytë i tij do të mund të ketë pasoja të gjera për luftën në Ukrainë, për tregtinë globale dhe për sigurinë evropiane në përgjithësi.

Megjithatë, jo të gjitha kryeqytetet e BE-së i ndajnë këto shqetësime.

Kryeministri polak, Donald Tusk, e lavdëroi Bidenin për, siç shkroi në X, “vendimet e shumta të vështira, falë të cilave Polonia, Amerika dhe bota janë më të sigurta dhe demokracia është më e fortë”.

Por, Geert Wilders, udhëheqës i ekstremit të djathtë në Holandë, postoi një fotografi që e tregonte Trumpin me grusht të ngritur, pas atentatit kundër tij, së bashku me fjalët “President Trump”.

Vëmendja ka të ngjarë të përqendrohet edhe te kryeministri hungarez, Viktor Orban, i cili u takua me Trumpin këtë muaj.

You Might Also Like

Gënjeshtrat e ambasadorit rus në Serbi

Ja si shkojnë fëmijët në shkollë në Kinë: Një shkallë e rrezikshme që të çon drejt “reve”

Mbi 8,000 vullnetarë nga 72 vende po luftojnë për ushtrinë ukrainase kundër Rusisë

British Petroleum zbulon fushën e saj më të madhe të naftës dhe gazit këtë shekull

Përçarje në Izrael: Shefi i ushtrisë kundërshton zgjerimin e ofensivës në Gaza, kundërshtoi Netanyahun

TAGGED: #BE, #Joe Biden
Kosova Times July 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Rusia pretendon se ka pushtuar një qytet në rajonin e Donjeckut

Kosova Times Kosova Times May 5, 2024
Fillojnë përgatitjet për mbjelljet vjeshtore
Bashkimi triumfon në derbin e qytetit ndaj Prizrenit
DASH kërkon përmbushje urgjente të detyrimeve nga Kurti e Vuçiqi
Izraeli raportohet se ka nisur evakuimin e civilëve në Rafah
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?