By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 1 nëntor
November 1, 2025
Shqipëria shpall ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
October 31, 2025
Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve
October 31, 2025
Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit
October 31, 2025
Kurti: Nano do mbetet në historinë politike të Shqipërisë dhe Kosovës
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Inspektorati i burgjeve: Nuk ka pasur lëshime në sistemin e sigurisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Inspektorati i burgjeve: Nuk ka pasur lëshime në sistemin e sigurisë
Ballina 1Lajme

Inspektorati i burgjeve: Nuk ka pasur lëshime në sistemin e sigurisë

Kosova Times
Last updated: 2024/07/23 at 2:19 PM
Kosova Times Published July 23, 2024
Share
SHARE

Zyra e Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë, ka mohuar të ketë pasur çalime në sistemin e sigurisë së burgjeve të Kosovës, sidomos në rastin e arratisjes së fundit. Megjithatë, monitoruesit e burgjeve në Kosovë, flasin për raste të korrupsionit dhe kontrabandës në burgje.

Zyra e Inspektorit të Ministrisë së Drejtësisë që mbikëqyrë 11 institucione të Shërbimit Korrektues, këmbëngulë se niveli i sigurisë në burgje, është tejet i lartë, dhe se shumë nga incidentet e raportuara, përfshi edhe arratisjen e fundit, po manipulohen ngase nuk po qartësohen proceset ligjore dhe procedurat administrative.

Zëvendësinspektori i Ministrisë së Drejtësisë Muamer Bikliqi thotë se gjatë inspektimit të Shërbimit Korrektues dhe atij Sprovues në 18 raste të këtij viti janë evidentuar disa mangësi, por që sipas tij, ato janë përfillur nga segmentet e sigurisë.

“Çështjet e largimeve dhe arratisjeve nuk ka qenë neglizhencë ,por kjo është problem se krejt fatura bien ne Shërbimin Korrektues te Kosovës dhe në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë,për shkak se opinioni nuk i njeh procedurat”, tha ai.

Megjithatë Bikliqi thotë se është e pamundur që të eliminohet kontrabanda  dhe korrupsioni në burgje, madje edhe në atë të sigurisë së lartë: “inteligjenca e burgjeve bashkë me inspektoratin çdo ditë luftojnë për ta parandaluar e futjes së kontrabandës dhe korrupsionit por është e pamundshme me u evitua çështja e kontrabandës dhe korrupsionit”.

E monitoruesja e sistemit të burgjeve në Kosovë, Fatmire Haliti nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës thotë se sistemi i burgjeve në Kosovë ka një nivel goxha të mirë sigurie por megjithatë, vuan ende nga korrupsioni dhe rrjedhja e kontrabandës.

“Këto dy vitet e fundit ka qenë një nunër i shtuar i rasteve që janë parandalua kryesisht në hyrje të objekteve të burgjeve. por megjithatë kontrabanda ka qenë prezentë”, tha ajo.

Për çalimet në sistemin e shërbimit korrektues të vendit, sidomos në rastin e Faton Hajrizit që më pas u vra në Serbi, Inspektorati tha se  hetime po bën edhe Prokuroria Speciale dhe si pjesë e këtij hetimi, për deklaratat e saj, është intervistuar edhe Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Sidoqoftë, raportet ndërkombëtare si ai i Departamentit Amerikan të Shtetit i vitit të kaluar për Kosovën, ka vënë në theks të veçantë edhe gjendjen e burgjeve në Kosovë, duke përmendur dhunë, korrupsion e ekspozim të pikëpamjeve radikale fetare e politike.

You Might Also Like

Kurti: Nano do mbetet në historinë politike të Shqipërisë dhe Kosovës

Apeli i Speciales rrëzon apelet në rastin e administrimit të drejtësisë

Ulutash diskuton me zyrtarin e DASH-it për situatën aktuale në Kosovë

Riciklimi dhe menaxhimi i mbeturinave shpëtojnë mjedisin

Aksident mes vetures dhe trenit në Prishtinë, një person i lënduar

TAGGED: #Inspektorati i burgjeve, #Sistemi i sigurisë
Kosova Times July 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një ndërtesë është djegur në Londër: 70 zjarrfikës shuajnë zjarrin

Kosova Times Kosova Times September 4, 2024
Ish-ushtarët afganë, të gatshëm të bashkohen në luftën kundër Ukrainës
MPJD dhe MPB: Qytetarët të evitojnë me çdo kusht kalimin nëpër Serbi
Pothuajse 400 çështje penale janë hapur në Republikën Çeke për mbështetjen e pushtimit rus të Ukrainës
AAK nis përgatitjet për zgjedhje, riafirmon qëndrimin për qeverinë e re
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?