By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Haradinaj takon Vakalin, i kërkon njohjen e Kosovës nga Greqia
September 18, 2025
Integrimi evropian dhe sfidat me Serbinë, në qendër të takimit Basha–Malaj
September 18, 2025
Shqetësime për cilësinë e ushqimit
September 18, 2025
Kosova vazhdon progresin në renditjen e FIFA-s
September 18, 2025
Sveçla: Te i dyshuari për vrasjen e Afrim Bunjakut gjendet arsenal ushtarak
September 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shërbimi i evropian i klimës: 21 korriku, dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shërbimi i evropian i klimës: 21 korriku, dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë
Ballina 2Rajon / Botë

Shërbimi i evropian i klimës: 21 korriku, dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë

Kosova Times
Last updated: 2024/07/23 at 10:15 PM
Kosova Times Published July 23, 2024
Share
SHARE

Njëzetenjë korriku ishte dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në botë, sipas të dhënave paraprake të publikuara më 23 korrik nga monitoruesi për motin i Bashkimit Evropian.

Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike, Copernicus (C3S) tha se temperatura mesatare globale e ajrit në sipërfaqe ishte 17.09 gradë Celsius të dielën, që është temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë. Matjet e tyre për temperaturat kanë nisur më 1940.

Njoftimi vjen në kohën kur Evropa dhe Shtetet e Bashkuara po përballen me valë të nxehtësisë dhe zjarre.

“Toka sapo ka përjetuar ditën më të nxehtë të saj”, tha shërbimi monitorues përmes një deklarate.
Rekordi i ri ditor, që u regjistrua, ishte 0.01 gradë Celsius më shumë sesa rekordi paraprak prej 17.08 i regjistruar më 6 korrik 2023.

“Më 21 korrik, C3S regjistroi një rekord të ri të temperaturës mesatare ditore globale”, tha drejtori i shërbimit, Carlo Buontempo përmes një deklarate.

“Tani vërtet jemi në një terren të pashkelur dhe teksa klima po vazhdon të ngrohet, ne do të kemi rekorde të tjera që do të thyhen në muajt dhe vitet e ardhshme”, tha ai.

Edhe pse shifrat e publikuara paraqesin një rritje të lehtë krahasuar me rekordin paraprak, Buontempo tha se gjatë 13 muajve të fundit është regjistruar një nxehtësi rekord në mbarë botën.

Çdo muaj që nga qershori i vitit 2023 ka regjistruar rekord temperature krahasuar me muajin e njëjtë në vitet e kaluara.

Në këtë kontekst, Copernicus tha se nuk do të ishte e papritur që edhe ky rekord të thyhet gjatë kësaj vere.

Ndryshimet klimatike po shkaktojnë ngjarje të motit ekstrem që janë më të gjata, më të fuqishme dhe më të shpeshta, sikurse janë valët e të nxehtit, vërshimet dhe zjarret.

Këtë vit, valët e të nxehtit veçse kanë goditur Amerikën e Veriut, Meksikën, Indinë dhe Tajlandën, ndërkaq vërshimet kanë shkaktuar dëme në pjesë të Afrikës Lindore, Kinës dhe Brazilit.

Vatra të zjarrit ka në pjesë të mëdha në mbarë Evropën jugore dhe lindore, por edhe në Kanada e Shtetet e Bashkuara.

Djegia e lëndëve fosile vlerësohet se është nxitësi kryesor i ngrohjes globale, por po ashtu emetimet e gazrave serrë po vazhdojnë të rriten pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare që bota të kalojë në energji të pastër, dhe të ngadalësojë rritjen e temperaturave.

Viti 2023 ishte viti më i nxehtë në histori dhe viti 2024 mund të bëhet viti më i nxehtë, duke pasur parasysh “temperaturat mjaftueshëm të nxehta” që janë përjetuar deri më tani gjatë këtij viti, tha Copernicus.

You Might Also Like

Dronët goditën një uzinë të Gazprom në Bashkortostan

Interfax: Kërkesa e Kozakut për dorëheqje është miratuar

Urdhër arresti i lëshuar për ish-yllin e Bayernit dhe Juventusit, klubi i ndërpret menjëherë kontratën

Shfaqet zyrtari i lartë i Hamasit për herë të parë që nga sulmi izraelit në Doha

RBC: Dmitry Kozak ka dhënë dorëheqjen si zëvendëskryetar i administratës presidenciale ruse

TAGGED: #21 korriku, #Dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë, #Shërbimi i evropian i klimës
Kosova Times July 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti priti grupin që ka punuar në përmbylljen e Agjendës së Reformave

Kosova Times Kosova Times November 27, 2024
Biznesmenit 52-vjeçar Armandi Nela dyshohet se iu bë atentat
‘Marshuesit serbë’ nga Kosova, afër Gornji Milanovacit, hipin në autobusë
Formacionet zyrtare, Real Madrid – Bayern Munich
Kanosin gruan për prishje të imazhit në Gjakovë, arrestohen dy të dyshuarit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?