By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Analizë: Pse Aliyevi i Azerbajxhanit po e kritikon tani Moskën
August 28, 2025
Hungaria i ndalon komandantit ukrainas hyrjen në vend dhe BE për shkak të sulmit në tubacionin Druzhba
August 28, 2025
Reagimi i parë i Amerikës ndaj sulmit të tmerrshëm në Kiev ka mbërritur: “Objektiv?
August 28, 2025
Emilija Rexhepi lirohet nga detyra e zëvendëskryeministres
August 28, 2025
Putini duhet të ulet në tryezën e negociatave’: Von der Leyen flet me Zelenskyn dhe Trumpin pas sulmit vdekjeprurës në Kiev
August 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Presidenti kthehet në Shtëpinë e Bardhë ndërsa Harris vazhdon fushatën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Presidenti kthehet në Shtëpinë e Bardhë ndërsa Harris vazhdon fushatën
Ballina 2Rajon / Botë

Presidenti kthehet në Shtëpinë e Bardhë ndërsa Harris vazhdon fushatën

Kosova Times
Last updated: 2024/07/24 at 7:34 PM
Kosova Times Published July 24, 2024
Share
SHARE

Presidenti Joe Biden u rikthye në Shtëpinë e Bardhë të martën pas një jave të mbushur me ngjarje që ai e kaloi krejtësisht larg vëmendjes së publikut. Megjithatë, ai u bë lajmi kryesor pas vendimit për të hequr dorë nga gara për t’u rizgjedhur. Ndërkaq, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Anita Powell nënpresidentja Harris e vazhdoi fushatën duke mbetur e vetmja kandidate e pritshme e demokratëve që kërkon emërimin e partisë për zgjedhjet presidenciale.

Në Shtëpinë e Bardhë ka rënë qetësia që pas vendimit të Presidentit Biden për t’u tërhequr nga gara.

Presidenti u rikthye në Shtëpinë e Bardhë të martën, pasi qëndroi gati një javë i izoluar për shkak të prekjes nga Covidi. Nënpresidentja Kamala Harris ndërkohë filloi fushatën e saj në Uiskonsin.

Senatori JD Vance, kandidati i republikanëve për nënpresident, po atë ditë vendosi të sulmojë të dy demokratët.

“Historia do ta mbajë mend Joe Biden-in si një nga presidentët më të këqij të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por, Kamala Harris është një milion herë më e keqe. Ajo mbështeti çdo dështim të Joe Biden-it dhe gënjeu për aftësinë e tij mendore për të shërbyer si president”, tha zoti Vance.

Në Uashington, Sekretari i Shtetit Antony Blinken vlerësoi rolin e zonjës Harris në politikën e jashtme amerikane.

Por ai e vuri theksin tek punët e shumta që Presidenti Biden ka përpara tij, edhe pse zonja Harris po bën fushatë për t’u bërë Presidente.

“Ai është i përqendruar intensivisht tek puna që mbetet gjatë këtyre gjashtë muajve të ardhshëm për të vazhduar përpjekjet, punën që ne kemi bërë, veçanërisht për të sjellë paqen në Lindjen e Mesme, duke i dhënë fund luftës në Gazë”, tha zoti Blinken.

Analistët kanë qëndrim të njëjtë

“Këtij mandati presidencial i kanë mbetur edhe gjashtë muaj dhe ka ende sfida reale, si në vend, për sa i përket uljes së kostos së jetesës si dhe sfidat jashtë shtetit. Ende vazhdojnë përpjekjet për të arritur një armëpushim dhe paqe në Lindjen e Mesme dhe përpjekjet për të kundërshtuar luftën e Rusisë në Ukrainë”, thotë Navin Nayak, President i Qendrës për Fondin e Veprimit të Progresit Amerikan.

Kjo situatë gjithashtu i vë udhëheqësit e huaj në një pozicion të pazakontë, siç është rasti me Kryeministrin e Izraelit i cili këtë javë do të takohet me Presidentin Biden, nënpresidenten Harris dhe ish Presidentin Trump.

“Unë mendoj se Biden-i ka një problem pasi udhëheqësit e huaj e dinë se ai nuk do të jetë President pas disa muajsh. Ata do të hezitojnë të bëjnë marrëveshje me të, sepse e dinë se kushdo që vjen pas edhe nëse fiton zonja Harris, ajo ka të ngjarë të ketë ekipin e saj të politikës së jashtme dhe qëllimet e saj. Nga ana tjetër, mendoj se disa udhëheqës të huaj do të duan t’i realizojnë gjërat që mund t’i arrijnë shpejt me Presidentin Biden, sepse nuk janë të sigurt se çfarë do të ndodhë më pas”, thotë Jeremi Suri nga Universiteti i Teksasit në Austin.

Për herë të dytë këtë muaj, Presidenti Biden do t’i drejtohet kombit nga Zyra Ovale. Sonte në mbrëmje, ai do të japë më shumë sqarime pse mori vendimin për t’u tërhequr

You Might Also Like

Hungaria i ndalon komandantit ukrainas hyrjen në vend dhe BE për shkak të sulmit në tubacionin Druzhba

Reagimi i parë i Amerikës ndaj sulmit të tmerrshëm në Kiev ka mbërritur: “Objektiv?

Putini duhet të ulet në tryezën e negociatave’: Von der Leyen flet me Zelenskyn dhe Trumpin pas sulmit vdekjeprurës në Kiev

Milanoviqi njoftoi për pilotin ushtarak të cilin dyshon se spiunon për Serbinë

Rusët sulmuan fabrikën Bayraktar në Kiev mbrëmë, duke shkaktuar dëme të rënda

TAGGED: #Joe Biden, #Kamala Harris
Kosova Times July 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: Kosova e palëkundur krah aleatëve në mbështetje të Ukrainës

Kosova Times Kosova Times February 24, 2024
Gjashtëmbëdhjetëvjeçarët përshëndesin Kosovën
Zjarrvëniet e shpeshta, diskutohet parandalimi i tyre
Meksikë, votuesit pritet të zgjedhin për herë të parë një grua në krye të vendit
ShBA kërkon nga Izraeli të përmbysë vendimin për të sekuestruar pajisjet e agjencisë së lajmeve “Associated Press”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?