By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 qershor 2025
June 7, 2025
Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë
June 6, 2025
Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse
June 6, 2025
WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë
June 6, 2025
Kurbanet deri në 360 euro, interesim i madh për festën |VIDEO
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Netanyahu para Kongresit amerikan: Amerika dhe Izraeli duhet të qëndrojnë së bashku
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Netanyahu para Kongresit amerikan: Amerika dhe Izraeli duhet të qëndrojnë së bashku
Ballina 2Rajon / Botë

Netanyahu para Kongresit amerikan: Amerika dhe Izraeli duhet të qëndrojnë së bashku

Kosova Times
Last updated: 2024/07/24 at 9:16 PM
Kosova Times Published July 24, 2024
Share
SHARE

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, synon të rrisë mbështetjen amerikane për luftën e shtetit të tij kundër Hamasit – grupit të shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian- dhe grupeve tjera të përkrahura prej Iranit, përmes një fjalimi para Kongresit amerikan.

Disa figura të larta në mesin e demokratëve e kanë bojkotuar fjalimin e Netanyahut, ndërsa mijëra amerikanë janë duke protestuar para ndërtesës së Kongresit, për të dënuar luftën në Gazë dhe krizën humanitare që e ka krijuar.

“Amerika dhe Izraeli duhet të qëndrojnë së bashku”, ka thënë Netanyahu, i cili në xhaketë e ka mbajtur një shenjë solidariteti me pengjet izraelite që po mbahen nga Hamasi.

“Kur jemi bashkë, ndodh diçka e mrekullueshme: Ne fitojmë, ata humbin”.

Ai ka thënë se 7 tetori i vitit të kaluar do të jetë gjithmonë ditë turpi për izraelitët dhe e ka krahasuar me sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 në ShBA.

“Për Izraelin, premtimi ‘kurrë më” nuk duhet të jetë premtim bosh”, ka thënë ai, duke iu referuar shprehjes së krijuar për Luftës së Dytë Botërore.

“Pas 7 tetorit, ‘kurrë më’ është tani”, ka thënë ai.

Lufta e nisur më 7 tetor të vitit të kaluar është nxitur prej Hamasit, pasi militantët e grupit kanë kryer sulme në jug të Izraelit, duke lënë të vrarë mbi 1.200 izraelitë dhe duke marrë peng rreth 240 të tjerë.

Rreth 116 pengje besohet se janë ende në Gazë, përfshirë 42 që ushtria izraelite beson se janë të vrarë.

Izraeli, më pas, ka nisur fushatë në Gazë për të shkatërruar Hamasin.

Si pasojë e ofensivës tokësore dhe ajrore të Izraelit në atë rajon janë vrarë më shumë se 39.000 palestinezë, raportojnë autoritetet shëndetësore palestineze.

Teksa rriten kritikat kundër tij në Izrael, Netanyahu synon të portretizojë veten si udhëheqës që po respektohet prej ShBA-së, aleates më të rëndësishëm për Izraelin.

Kjo çështje është duke ndarë secilën herë e më shumë amerikanët, dhe është bërë ndër temat kyçe në vitin zgjedhor në ShBA.

Zyrtarë amerikanë të sigurisë kanë hedhur sprej piperi kundër mijëra protestueseve afër Kongresit, të cilët e kanë quajtur Netanyahun “kriminel lufte” dhe kanë bërë thirrje për armëpushim.

Netanyahu është mirëpritur me duartrokitje të vazhdueshme në Kongres.

“Sot dhe çdo ditë, Amerika duhet të qëndrojë afër Izraelit”, ka thënë kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, para fjalimit të Netanyahut.

Fjalimi i tij në Kongres e bën Netanyahun liderin e parë të huaj që u drejtohet anëtarëve të të dyja dhomave të Kongresit për të katërtën herë, duke e tejkaluar edhe Winston Churchillin.

Netanyahu ka folur edhe protestuesit kundër luftës në Gazë, dhe ka pretenduar që ata kanë vendosur “të jenë me djallin”.

“Ata duhet të turpërohen nga vetja”, ka thënë Netanyahu.

You Might Also Like

Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë

Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse

WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë

Uashington D.C. përgatitet për paradën ushtarake historike të ushtrisë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

TAGGED: #Benjamin Netanjahu, #Kongresi amerikan
Kosova Times July 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Nëntë rajone të Rusisë u sulmuan nga dronë

Kosova Times Kosova Times March 12, 2024
NATO synon 40 miliardë euro ndihma çdo vit për Ukrainën
Abdixhiku: Italia, mbështetëse e fuqishme e shtetndërtimit të Kosovës
Nxënësit filluan te refuzojne masivisht arsimi në klasën e 10-të, pasi Putini kërkoi që rusët të dërgoheshin në fabrika
Kurti: Kujdesi, dashuria për njëri-tjetrin të jenë vlerat që na shoqërojnë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?